LIVE UPDATES
Politike

‘Rama e ka kthyer partinë e tij në stallë lopësh’/ Basha s’kursehet me komentet nga Kamza: Qeveria ka përballë një

2 Qershor 2021, 12:04 Nga DOSJA
‘Rama e ka kthyer partinë e tij në stallë

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha me demokratët e Kamzës, Vorës dhe Njësisë 11, duke bërë dhe analizën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Në fjalën e tij, Basha  tha se qeveria ka përballë një parti që është edhe më e fortë se para zgjedhjeve. Ndërsa po ashtu shtoi se PD nuk është dorëzuar dhe se po përdoret çdo instrument për të kthyer demokracinë dhe shpresën për njerëzit, por nuk i ka kursyer as komentet për kundërshtarët. 


“Kjo që po bëjmë tani është një nga vlerat që na distancon me çdo parti tjetër, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Ai e ka kthyer partinë e tij në një stallë lopësh. Ne bëjmë garë, ne bëjmë debat, ne bëjmë konkurrencë, ne vendosim një anëtarë një votë, dhe ky është një avantazh i padiskutueshëm.Sepse siç e kam thënë prej ditës së parë në Këshillin Kombëtar dhe po e përsëris dhe sot, nuk mund të jenë të dyja. Nuk mund të jetë edhe masakër zgjedhore, edhe fitore e Edi Ramës. Është o njëri, o tjetra. Kush flet për 2025-ën, është dorëzuar tashmë. Unë nuk jam dorëzuar dhe unë e di që ju s’jeni dorëzuar,”-tha Basha. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Vorë

Këtu jam pas një turi të gjatë nga jugu në veri, e që do të vazhdojë sigurisht edhe me takimet e tjera, i cili më ka dhënë një mundësi që të jem pranë jush, siç ishim gjatë ditëve të fushatës. Një fushatë e jashtëzakonshme sepse u bë nga njerëz të jashtëzakonshëm, u bë nga ju, u bë nga ne demokratët, të vetëdijshëm se kë kemi përball dhe çfarë kemi përballë, ne zgjodhëm prapë se prapë rrugën e vlerave dhe dolëm përballë makinerisë së shtetit të bërë njësh me partinë dhe partisë së bërë njësh me shtetin e të përzierë me paratë e ndyra të krimit dhe të oligarkisë, zgjodhëm të dilnim me njerëz të ndershëm në krah, me njerëz të kontributeve e të sakrificës historike në Partinë Demokratike, me intelektualë e profesionistë të sprovuar të cilët kanë dhënë e japin një  kontribut të jashtëzakonshëm në formësimin e vizionit dhe programit tonë. Sepse vëllezër dhe motra ne në asnjë moment  gjatë kësaj fushate nuk hoqëm dorë vlerat tona, nga ato që na diferencojnë prej ditës së parë të lindjes me kundërshtarin tonë historik. Ne jemi këtu të gjithë së bashku rreth këtyre vlerave. Ne na bashkon të gjithëve dëshira, vullneti por edhe besimi dhe bindja se kjo parti politike e lindur nga Lëvizja e Dhjetorit, ka një mision dhe një përgjegjësi mbi supe të cilën nuk mund ta tjetërsojë asnjë moment. As momentet e mëdha të arritjeve tona të paarritshme nga kundërshtari që nga rrëzimi i komunizmit, sjellja e demokracisë, futja e Shqipërisë në Këshillin e Europës, futja e Shqipërisë në NATO, heqja e vizave dhe zhvillimi ekonomik i vendit, të gjitha me vulën, punën dhe djersën e demokratëve dhe aq më pak  momente të padrejtësive historike të cilët shumë prej jush themelues të nderuar e qëndrestarë të Partisë Demokratike i dini dhe i njihni fort mirë. Ndaj, i vetëdijshëm për një moment kritik në të cilën ndodhet sot Shqipëria, ndodhet vendi, ndodhet demokracia, i vetëdijshëm për zhgënjimin, dëshpërimin e mbarë shqiptarëve që prisnin ndryshimin me 25 prill, ju shoh po kështu se këtyre ndjesive që i kemi përjetuar gjithsecili e  të gjithë bashkë po i lë vend edhe zemërimi i ligjshëm për këtë padrejtësi, zemërata e njerëzve që janë futur në një betejë me të drejtën dhe për të drejtën, zemëratë të cilën kam ardhur t’ju ftoj ta kthejmë në një fuqi goditëse, në një fuqi vendimmarrëse dhe për ta çuar  deri në fund betejën e nisur së bashku.
E dimë fare mirë në memorie tonë historike se kundërshtari ka përdorur nga të gjitha pozitat, qeverisjes apo të opozitës, hile, dredhi, padrejtësi. Kurrë nuk është derdhur barbaria në mënyrë kaq kapilare mbi demokratët e Vorës, Bërxullës dhe Prezës dhe të mbarë Shqipërisë si kësaj radhe. E pra, nuk jam këtu për të bërë katalogun e kësaj masakre i cili është dokumentuar institucionalisht, i cili është qartësuar nga deklaratat paraprake të OSBE-ODHIR, por jam këtu për t’ju thënë që pavarësisht këtyre padrejtësive, pavarësisht prej kësaj masakre zgjedhore, ju demokratët e Vorës, të Bërxullës dhe të Prezës zgjodhët të qëndronit. Nuk ju detyroi askush, mund të kishit vendosur edhe ju të largoheshit apo të mbylleshit në shtëpi apo akoma më keq, siç bëri ndokush duke shkelur mbi sakrificën, gjakun dhe djersën e demokratëve shiste shpirtin tek kundërshtari. Por ju nuk jeni të tillë. Ndaj dhe 25 Prilli ndonëse na nxori përballë jo një kundërshtari politik por një armiku të egër të demokracisë dhe të shqiptarëve nuk arriti të na gjunjëzonte, nuk arriti të na ulte kokat sepse ju zgjodhët të qëndronit dhe të bënit betejë dhe falë kësaj beteje, pavarësisht prej masakrës zgjedhore e cila është shumëfish më e madhe se gjithçka që Shqipëria ka përjetuar në 8 vite dredhi, padrejtësi, arrogancë, dhunë sistematike dhe shtet të rënë në duart e mafies në pushtet, ne dolëm më të fortë dhe më të mëdhenj. Ne dolëm nga kjo betejë përsëri si forca e vetme morale dhe shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim. Sepse askush prej jush nuk iu përgjigj anti vlerave, krimeve zgjedhore, poshtërsive të kundërshtarit me të njëjtën monedhë. Përkundrazi, ne zgjodhëm të shkojmë te qytetarët pikërisht si zgjidhësit e problemeve të tyre me zgjidhje të faktuara përmes realizmit, pra, vërtetësisë që buronte nga fakti që kishim më shumë se 4 vjet ku pranë tyre dhe me ta njohëm dhe prekëm hallet e çdokujt. Këtu, në këtë bashki, shtëpi më shtëpi, në qytet e në fshatrat e kësaj zone, në sipërmarrjet e vogla dhe në ferma, sikundër anembanë Shqipërisë. Partia Demokratike doli nga kjo betejë më e fortë dhe më e madhe, në bindjen time më të thellë, prej dy faktorëve kryesorë: së pari sepse ka qenë, është dhe mbetet parti e vlerave, parti për shqiptarët dhe e shqiptarëve. E ndaj shqiptarët na ndoqën, sepse e besuan dhe e besojnë se betejën e bëmë dhe do ta bëjmë për ta. Prandaj nuk ka gëzim në kampin kundërshtar, sepse e di që nuk ka vjedhur thjesht fitoren tonë, por ka vjedhur aspiratën e shqiptarëve për ndryshim, ka tjetërsuar vullnetin dhe shpresën e tyre për ndryshim dhe se gjurmët e këtij krimi ndodhen kudo të shënuara, jo thjesht dhe vetëm në institucione, por në mendjet dhe shpirtrat e të gjithëve atyre që besuan dhe kërkuan ndryshimin. Dhe së dyti, sepse pavarësisht të gjithë përpjekjeve të kundërshtarit për të na përçarë, jo sot, por sot e mot, që në muajt e parë të lindjes së kësaj partie janë thyer njëra pas tjetrës si shkopinj.  Bashkimi dhe vlerat janë dy faktorët që Partia Demokratike ka dalë nga të gjitha sfidat ballëlartë. Janë dy faktorët, sepse në 25 Prill në vend që të gjunjëzoheshim, në vend që të zvarriteshim, në vend që të përgjysmoheshim, dolëm të fortë, të bashkuar dhe të vendosur. 

Dega 11

Shkaku se pse masakra e 25 prillit jo vetëm që nuk na përgjysmoi por na rriti numerikisht, politikisht dhe moralisht dhe na ka bërë më të gatshëm dhe më të aftë për tu bërë gati për ta çuar deri në fund misionin që kemi marrë para shqiptarëve. Sepse rruga e kundërt sot do të ishte rruga e barazimit me të dhe në fakt ky është një nga dy hilet që ai po përdor. Djallëzia e parë është të na barazojë dhe si mund të na barazojë, duke na shtrirë dorën e bashkëpunimit pa kushte. Pra, pasi ka vjedhur shpresën e shqiptarëve për ndryshim, pasi ka tjetërsuar votën e tyre, të na bëjë pjesë të vjedhjes, pra, të na mbylle gojën e të na ndalë misionin që është vetëm i yni dhe që vetëm ne kemi këllqet për ta çuar deri në fund. Dy gjëra t’i themi qartas sa i përket qëndrimit tim, sot si kryetar i Partisë Demokratike dhe nesër me besimin tuaj për të vazhduar betejën: një, rezultati i 25 prillit, tjetërsimi i vullnetit të zgjedhësve shqiptarë nuk do të njihet dhe nuk do të pranohet. Dhe dy, nuk ka bashkëpunim me regjimin e Edi Ramës, Tom Doshit me shokë, por ka atë që bën çdo qytetar me dinjitet në Europë, çdo familje politike me dinjitet ka përball je me anti-vlerat, ka betejë me regjimin deri në rrëzimin e regjimit dhe deri në rikthimin e Shqipërisë në një vend me demokraci dhe me zgjedhje normale. Ndaj tani i gjendur përballë këtij realiteti ai po përpiqet dhe do vazhdojë të përpiqet të shfrytëzojë çdo mundësi, të jemi të ndershëm me njëri-tjetrin. Kjo që po bëjmë tani është një nga vlerat që na distancon me çdo parti tjetër, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Ai e ka kthyer partinë e tij në një stallë lopësh. Ne bëjmë garë, ne bëjmë debat, ne bëjmë konkurrencë, ne vendosim një anëtarë një votë, dhe ky është një avantazh i padiskutueshëm. Po brenda këtij avantazhi ka dhe një risk për të cilin jam shprehur dhe dua ta përsëris, në kushtet kur me gjithë masakrën zgjedhore ka përballë një Parti Demokratike më të fortë, më të madhe sesa ç’u fut në betejën e 25 prillit, hileja e dytë që do të përdor është përpjekja për të na e kthyer këtë proces por ndoshta dhe proceset e tjera, në një mekanizëm përçarjeje. Dhe me këtë kam parasysh faktin se dilemat nëse 25 prilli ishte masakër zgjedhore apo fitore e Edi Ramës, të artikuluar pa thellësinë e përgjegjësisë që ka çdokush prej jush që ka qenë në këtë betejë, mund të lindin fillesat e një përçarjeje të re mes nesh. Sepse siç e kam thënë prej ditës së parë në Këshillin Kombëtar dhe po e përsëris dhe sot, nuk mund të jenë të dyja. Nuk mund të jetë edhe masakër zgjedhore, edhe fitore e Edi Ramës. Është o njëri, o tjetra. Kush flet për 2025-ën, është dorëzuar tashmë. Unë nuk jam dorëzuar dhe unë e di që ju s’jeni dorëzuar. E di dhe Edi Rama, që të padorëzuar, të bashkuar, të vetëdijshëm për arritjet pavarësisht prej masakrës zgjedhore, por dhe të gatshëm për të përmirësuar atë që çfarë kemi ne në dorë për të përmirësuar dhe për të ecur me hapin e kohës, padiskutim që ne do të posedojmë akoma në mbyllje të procesit të 13 qershorit, edhe vetëdijen, edhe vendosmërinë për të qenë mendje ndarë dhe të vendosur për ta çuar misionin deri në fund. Dhe këtë mision nuk e kemi për veten tonë, se kemi për karriget tona, se kemi për karriget tuaja, e kemi për shqiptarët. Pushteti kurrë nuk ka qenë qëllim në vetvete për ne. Dhe lidershipi im në krye të Partisë Demokratike, nuk ka qenë kurrë një lidershipi privilegji, as për vete dhe as për ju, por sakrificash. E kush më mirë se ju është dëshmitari i këtyre sakrificave? Së fundmi për tam-tamet që duan t’i rishkruajnë historinë: mund të kishin shkuar më 25 prill duke u zvarritur siç kanë bërë disa simotra tona të cilat nuk ekzistojnë më. Ose duhet të marrësh një xham zmadhues për t’i parë, në kuptimin elektoral të fjalës. Ishin betejat dhe sakrificat që na bënë bashkë, që i bindën shqiptarët se kjo forcë politike ka mbetur siç ka lindur, për t’i shërbyer shqiptarëve dhe jo vetes. Dhe prandaj na ndoqën përkundër masakrës zgjedhore më 25 prill. 25 prilli nuk zgjidhi asgjë, njësoj si 31 marsi i 91-shit, nuk zgjidhi asgjë. Janë zgjedhje pa zgjidhje. Ndaj, dua ta them sot këtu, e në veçanti t’i drejtohem brezit të ri, sepse qëndrestarët dhe themeluesit e Partisë Demokratike e dinë fare mirë, zgjedhje pa zgjidhje prodhojnë vetëm zmadhim të krizës. Është detyra jonë që kësaj krize t’i japim zgjidhje përmes zgjedhjeve me zgjidhje. Ka 91-sh, ka dhe 92-sh. 2021-shi nuk është fundi i betejës tonë për ndryshim, nuk është fillimi i një katërvjeçari. 2021-shi menjëherë pas përmbylljes të procesit statutor, është vazhdimi i betejës të Partisë Demokratike duke marrë me vete të gjithë shqiptarët për përmbysjen e regjimi, për demokracinë dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Një orë e më parë, kjo është oferta me të cilën vij sot para jush, kjo është kërkesa që kam për ju. Ai na do të ndarë e të përçarë, ju dhe unë e duam Partinë Demokratike të bashkuar e të pandarë. Ai do që ta ndalim betejën e të merremi me veten tonë, unë dua ta vazhdoj betejën e të mëremi me të vetmin kundërshtar që kemi, armikun e shqiptarëve, armikun e Shqipërisë, armikun e demokracisë, Edi Ramën dhe regjimin e tij. Deri në fund, deri në fitore, në triumfin e demokracisë, triumfin e vlerave të cilin mund dhe do ta bëjmë realitet vetëm ne dhe vetëm të bashkuar.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama lulzim basha pd zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama lulzim basha pd zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 2 Qershor 2021, 10:57

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në Turqi, ku do të zhvillojë takime me investitorë për dy ditë. Në këtë vizitë zyrtare, shefi i qever...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës