LIVE UPDATES
Politike

“Rama dështoi me arsimin”/ Ish-deputetja e PD: Qeveria asnjë masë për kushtet minimale të nxënësve! Mashtroi mësuesi

20 Janar 2021, 13:08 Nga DOSJA
“Rama dështoi me arsimin”/ Ish-deputetja e PD: Qeveria

TIRANË– Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat aty ku akuzon qeverinë se nuk ka marrë asnjë masë për të siguruar kushte minimale për nxënësit në shkolla.

Vokshi shprehet se Edi Rama nuk ka asnjë plan për të përballuar efektet e pandemisë në arsim. Udhëzimi i vetëm i qeverisë për t’u mbrojtur nga covid sipas Vokshit është hapja dhe mbyllja e dritareve në shkolla në temperatura që shkojnë edhe në minus.

Vokshi shprehet se në Partinë Demokratike kanë mbërritur mesazhe alarmante nga mësues e prindër nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Dibra, Fieri, Lushnja, Gjirokastra se në shkolla nuk ka ngrohje dhe mësimi po bëhet me orar akoma më të shkurtuar.


DEKLARATË E ALBANA VOKSHIT

3 javët e pushimeve të gjata dimërore për shkollat e kanë bërë të qartë për të gjithë se qeveria e Edi Ramës është qeveria më e keqe që ka patur ndonjëherë Shqipëria.Në 3 javë, qeveria bëri pushim, bëri turizëm luksoz me mish me flori në restorantin më të shtrenjtë në Dubai, por nuk mori asnjë masë për të siguruar mësim në kushte minimale për nxënësit dhe mësuesit. Madje i gënjeu edhe për rritjen e pagave.Në mënyrë të përsëritur, provohet se Edi Rama nuk ka asnjë plan për të përballuar efektet e pandemisë në arsim. Dështim për të siguruar kushtet për mësim fizik në shkolla. Dështim për mësimin online. Dështim për mësimin e alternuar.

Për fat të keq, udhëzimi i vetëm i qeverisë për t’u mbrojtur nga covid është hapja dhe mbyllja e dritareve në shkolla në temperatura që shkojnë edhe në minus.

Këto ditë, në Partinë Demokratike kanë mbërritur mesazhe alarmante nga mësues e prindër nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Dibra, Fieri, Lushnja, Gjirokastra se në shkolla nuk ka ngrohje dhe mësimi po bëhet me orar akoma më të shkurtuar.

Asnjë qindarkë investim nga qeveria për fëmijët. Fatura e dështimit të Edi Ramës është e rëndë! Mijëra analfabetë funksionalë më shumë, qindra mësues të infektuar me covid në shkolla, 16 mësues të ndarë nga jeta këto muaj, dhjetëra mijëra të tjerë të zhgënjyer nga premtimet e pambajtura për rritje pagash.

Edi Rama është një dështim edhe për arsimin. 8 vjet në pushtet nuk e bëri kurrë prioritet shkollimin cilësor të fëmijëve, që vjen, në radhë të parë, duke trajtuar me dinjitet mësuesit.

Me Edi Ramën, ndryshojmë si nata me ditën në lidhje me arsimin.

Shikoni të dhënat në grafik. Ne i rritëm pagat reale të mësuesve, për të gjithë kategoritë, në mënyrë të jashtëzakonshme. Mësuesit në gjimnaze, në shkolla fillore, në shkolla tetëvejçare dhe edukatoret patën një rritje gjigande pagash gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Mesatarisht, rritja ishte mbi 2 herë më e madhe, mbi 200%, duke marrë parasysh edhe inflacionin e kohës.

Shikoni Edi Ramën! Dështimi i tij është ulëritës! Kjo që ka bërë këto 8 vjet Edi Rama, është qesharake, është tallëse dhe denigruese për mësuesit.. Premtoi rritje të madhe të pagave, por rriti vetëm mashtrimet dhe propagandën.

Nga viti 2013 deri tani, duke llogaritur edhe inflacionin, rritjen e çmimeve çdo vit, pothuajse nuk ka rritje reale të pagave me Edi Ramën. Mësuesit e dinë se nga kjo qeveri janë trajtuar gjthmonë si njerëz të dorës të dytë, të cilëve u janë dhënë thërrime në prag fushate elektorale.

Kjo është arsyeja pse sindikatat e mësuesve kanë ngritur zërin për ketë mashtrim të Edi Ramës me të ashtuquajturën rritje të pagave. Ne inkurajojmë mësuesit të ngrenë zërin! Të thonë publikisht atë që na thonë në, atë që bisedojnë me njëri-tjetrin.

Sot 38 mijë mësues dhe edukatorë janë të lodhur, të frustruar, të dekurajuar dhe të zemëruar me Edi Ramën!

Premtimi për pagat jo vetëm nuk u mbajt, por ata po shfrytëzohen si skllevër, me dhjetëra orë të papaguara dhe të pambrojtur nga Covid. Me këtë rritje qesharake për 8 vjet, mësuesit nuk paguajnë dot faturën e dritave dhe të ujit, jo më të sigurojnë një jetesë më të mirë për vete dhe familjet e tyre.Dështimi i Shqipërisë në këto 8 vjet ka një pergjigje: Edi Rama dhe miqtë e tij më të afërt merakosen vetëm për veten e tyre. Për paratë që marrin nga korrupsioni, për vilat e tyre, për llogaritë e tyre bankare.Kur qeveria dhe njerëzit e Ramës e kanë mendjen të pasurohen në kurriz të publikut, është fare e qartë pse shkatërrohet Shqipëria, shkatërrohet arsimi.

Pa trajtuar me dinjitet mësuesit, nuk ka të ardhme për një vend.Rritja e vërtetë e pagave për mësuesit, investimi për shkolla me kushte për fëmijët tanë është prioritet absolut për Partinë Demokratike!

Ne do të bëjmë ndryshimin!Me pjesëmarrjen më të lartë në historinë e vendit, në 25 prill, ne do të çlirohemi nga kjo qeverisje e keqe, e dështuar dhe e korruptuar për të sjellë në vend shpresë dhe ndryshim!

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi partia demokratike albana vokshi partia demokratike

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet