All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Prokurori Ervin Beqiri jep shpjegime për blerjen e një apartamenti

1 Mars 2022, 21:10 Nga DOSJA
Prokurori Ervin Beqiri jep shpjegime për blerjen e një apartamenti
All - Paragraf - 1

ELBASAN- Prokurori i Prokurorisë së Elbasanit, Ervin Beqiri u përball të martën më 1 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore që zgjati për afro katër orë, dha shpjegime për burimet financiare të blerjes së një apartamenti në vitin 2013. Hetimi administrativ për Beqirin ishte mbyllur vetëm për kriterin e pasurisë. Trupa e KPK-së që po kryen procesin e rivlerësimit për prokurorin Beqiri kryesohet nga Etleda Çiftja, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Roland Ilian. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs.

Përjashtimi i relatores

Në fillim të fjalës së saj, relatorja Valbona Sanxhaktari sqaroi ecurinë e fazës hetimore për rivlerësimin e prokurorit Beqiri. Ajo tha se subjekti kishte paraqitur një kërkesë për përjashtimin e trupës dhe të relatores ‘për konflikt interesi”, pasi i ishin komunikuar rezultatet e hetimit dhe ishte ftuar për të marrë pjesë në seancë dëgjimore. Sanxhaktari shpjegoi se më 10 shkurt, një tjetër trupë e KPK-së ka pranuar pjesërisht kërkesën e subjektit, duke përjashtuar relatoren nga ky proces. Megjithëse Komisioni dhe subjekti nuk bënë të ditur në seancë emrin e relatores së mëparshme, sipas njoftimit në faqen online të KPK-së, anëtarja e zëvendësuar e trupës është komisionerja Pamela Qirko.

Në fillim të seancës të martën, Beqiri kërkoi rikryerjen e analizës financiare si dhe çeljen e hetimit për dy kriteret e tjera, por trupa e KPK-së vendosi ta shqyrtojë kërkesën gjatë vendimarrjes përfundimtare. Prokurori Ervin Beqiri e konsideroi hetimin e KPK-së të pabazuar në ligj, të paragjykuar dhe tendencioz. Sipas tij, Komisioni nuk ka përfshirë deklarimet vjetore dhe atë ‘veting’, si dhe provat dhe parashtrimet e dorëzuara prej tij.

“Prandaj kërkova përjashtimin e relatores,” tha Beqiri.

Në seancë u mësua se subjektit i ka kaluar barrë prove lidhur me burimet financiare që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 104.18 m2 në Tiranë, të porositur nga subjekti në vitin 2013 për 90 mijë euro, nga të cilat ka shlyer shumën 87 mijë euro dhe me detyrim të mbetur në shumën 3000 euro.

Si burime krijimi të kësaj pasurie në deklaratën ‘veting’, subjekti ka shënuar kursimet personale para martese; kursimet familjare gjatë martesës; dhe hua në shumën 5.1 milionë lekë të marrë nga babai pa interes, të shlyer plotësisht në vitin 2016.

Në deklaratën e vitit 2013 ka sqaruar se ka shlyer shumën 80 mijë euro me burim kursimet familjare të atij viti në shumën 1 milion e 263 mijë lekë; 4.8 milionë lekë nga kursimet familjare të viteve të mëparshme dhe 5.1 milionë lekë të marra hua nga i ati. Në 2014-ën, subjekti ka deklaruar se ka paguar shumën 7 mijë euro dhe se detyrimi i mbetur ndaj shoqërisë është 3000 euro. Nga hetimi ka rezultuar se pagesa e këstit të parë në shumën 50 mijë euro është kryer në cash në janar të vitit 2013, një ditë përpara nënshkrimit të kontratës; kësti i dytë 30 mijë euro është kryer nëpërmjet një tansferte bankare në korrik të atij viti dhe kësti i tretë 7000 euro është kryer cash në gusht të 2014-ës.

Nga analiza e burimeve për këstin e parë, KPK konstaton pamundësi të subjektit për kursimin e shumës 1.9 milionë lekë. Ndërkohë, për shumën 5.1 milionë lekë të dhënë hua nga babai, subjekti ka deklaruar gjatë hetimit administrativ edhe burime të tjera veç atyre të pasqyruara në deklaratën ‘veting’.

Ai ka shpjeguar se si burim kanë shërbyer kursimet e prindërve ndër vite; shumat që ata kanë marrë nga dy vajzat si dhe marrja hua nga i ati tek dy të afërm të tij, përkatësisht në shumat 1 milion lekë dhe 1.8 milionë lekë. Relatorja Sanxhaktari vërejti se subjekti i ka pretenduar huatë vetëm gjatë hetimit administrativ, duke u justifikuar me shpjegimin se nuk e ka ditur këtë fakt dhe se e ka mësuar kur e ka pyetur babanë gjatë procesit të vetingut. KPK vlerëson se subjekti ka pasur detyrimin ligjor që në deklaratën ‘veting’ të pasqyronte gjithë burimet të shoqëruar me dokumentacion justifikues ligjor dhe për rrjedhojë ato vlera nuk janë përfshirë në analizën paraprake.

Po ashtu, nga hetimi ka rezultuar se babai në momentin e marrjes së huave ka pasur depozitë në shumën 1.2 milion lekë, ku ka shtuar dhe vlerën 1 milion lekë disa muaj më vonë. Si burim tjetër për një pjesë të vlerës së dhënë nga i ati, subjekti ka deklaruar shumën 1.5 milionë lekë të përfituar nga shitja e një apartamenti në Fier më datë 22 shtator 2000. Nga hetimi ka rezultuar se babai ka porositur një apartament në Tiranë në shtator të vitit 2000 për çmimin 4.2 milionë lekë, nga rezulton të ketë shlyer shumën 4.1 milionë lekë.

Për të provvuar se të ardhurat nga shitja e apartamentit në Fier nuk kanë shërbyer për blerjen e shtëpisë në Tiranë, Beqiri ka depozituar si provë një deklaratë noteriale të datës 18 shtator 2000 të shitësit të apartamentit në kryeqytet, i cili ka deklaruar se e ka marrë shumën 4.1 milionë lekë në atë ditë. Por KPK konstaton se babai i sbujektit nuk ka pasur mundësi për shlyerjen e vlerës 4.1 milionë lekë në vitin 2000 me të ardhurat ndër vite.

Duke ju referuar dhe gjendjeve të tjera të likujditeteve dhe veprimeve të kryera nga subjekti, si dhe faktit se babai kishte dalë në pension në vitin 2006 ndërsa nëna në ’99-ën, KPK ka kryer analizën financiare pa përfshirë dy huamarrjet nga të afërmit, prej nga është konstatuar pamundësi për dhënien e huasë në shumën 5.1 milionë lekë dhe për rrjedhojë pamundësi për pagesën e këstit të parë në vlerën 50 mijë euro. Sanxhaktari theksoi se analiza financiare është bazuar në deklarimet vjetore të subjektit.

Prokurori Beqiri theksoi se në raportin e KPK-së janë hequr elemente që i cilësoi thelbësore. Ai shpjegoi se në deklarimet vjetore e kishte përfshirë si të ardhur dhe pagën e muajit dhjetor, megjithëse ajo paguhej në fillim të muajit pasardhës. Subjekti sqaroi se kishte ndjekur të njëjtën metodologji dhe në deklarimin e të ardhurave të bashkëshortes prej aktivitetit privat, megjithëse detyrimet tatimore paguheshin në muajin mars të vitit pasardhës.

Po ashtu, ai kërkoi që në kursimet e vitit 2011 të përfshihej dhe një shumë rreth 600 mijë lekë e fituar në një emision televiziv, megjithëse pagesa ishte kryer në 2012-ën. Prokurori Beqiri deklaroi se në vitin 2012 gjendja cash që kishte disponuar kishte qenë në shumën 1 milion e 930 mijë lekë. Ai kërkoi që të kryheshin rillogaritje për mundësitë e kursimeve sipas metodologjisë së tij për çdo vit që kishte qenë subjekt rivlerësimi. Në vijim, subjekti shpjegoi se deri në vitin 2013 kishin jetuar së bashku me prindërit dhe dy motrat në një shtëpi 2+1, por kur kishin mësuar së bashkëshortja ishte shtatzënë, kishin qenë të kushtëzuar për të siguruar strehimin.

“Kemi mbledhur çfarë kishim duke marrë dhe tek të afërmit,” pohoi Beqiri dhe theksoi se kësti i parë në shumën 50 mijë euro ishte mbuluar nga gjendja cash që dispononte, kursimet e prindërve dhe të motrave, si dhe huatë e marra nga të afërmit prej të atit.

Ai deklaroi se vlera e përfituar nga apartamenti në Fier kishte qenë realisht në shumën 2.8 milionë lekë dhe se prindërit nuk i kishin përdorur për apartamentin në Tiranë. Sipas tij, prindërit kishin pasur dhe aktivitete të tjera, por theksoi se vetëm nëse do të konsiderohej vlera e apartamentit në Fier, atëherë rezultonte se kanë pasur mundësi për dhënien e huasë. Beqiri këmbënguli se dhe motrat kishin pasur të ardhura në vlerën 6.5 milionë lekë në tre vitet e fundit.

Subjekti vërejti se trupa e mëparshme nuk i kishte konsideruar huatë dhe kërkoi që ato të përfshihen në analizën financiare. “Në punën time si prokuror nuk përdor ‘duket se është’. Them ‘është’ ose ‘nuk është’”, theksoi Beqiri dhe e krahasoi legjislacionin për vetingun që i kalon barrën e povës subjektit me legjislacionet e posaçme për anëtarët e krimit të organizuar apo “mafiozët”. Për pagesën e këstit të dytë prej 30 mijë euro, Beqiri ka deklaruar si burime të gjitha depozitat e tij dhe të bashkëshortes, së bashku me një hua nga babai në shumën 1.2 milionë lekë, në vlerën totale 4.2 milionë lekë. Subjekti ka shpjeguar se huanë e marrë nga i ati e ka shlyer brenda atij viti.

Komisioni konstaton se në disa vite, kur janë kryer shtesa në llogaritë bankare të subjektit dhe bashkëshortes së tij kanë rezultuar balanca negative. Lidhur me huanë e dhënë nga babai, evidentohet se ky i fundit nuk e kishte konfirmuar dhënien e kësaj shume në përgjigjet në funksion të pyetësorit nr.2, megjithëse subjekti ka dorëzuar një deklaratë noteriale të vitit 2021 ku i ati shprehet se i ka dhënë djalit shumën 1.2 milionë lekë.

Për rrjedhojë, KPK ka konstatuar dhe në këtë rast pamundësi financiare për shlyerjen e këstit të dytë. Relatorja Sanxhaktari u shpreh se deri në këtë moment, analiza financiare pasqyron situatën bazuar në deklaratën ‘veting’ dhe në ato periodike. Në fund të seancës, prokurori Beqiri u pyet gjatë nga relatorja e çështjes, Valbona Sanxhaktari dhe vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs lidhur me burimet që kanë shërbyer për blerjen e apartamentit.

Beqiri këmbënguli se kishte pasur mundësi për krijimin e gjendjes cash në shumën 1 milionë e 930 mijë lekë që ka shërbyer për shlyerjen e një pjese të këstit të parë dhe theksoi se provë për disponimin e kësaj vlere ishin deklaratat vjetore. Për pagesën e këstit të dytë, Beqiri shpjegoi se e kishte shlyer me shumat e gjithë depozitave që ai dhe bashkëshortja zotëronin dhe huanë nga babai 1.2 milionë lekë. Ai sqaroi se kjo vlerë ishte kthyer brenda vitit 2013 dhe prandaj nuk ishte deklaruar.

Lidhur me huatë e marra nga babai tek të afërmit, Beqiri sqaroi se halla zotëronte farmaci dhe ka pasur të ardhura vjetore rreth 50 milionë lekë, ndërsa i afërmi i tjetër është administrator i një firme ndërtimi. Për pagesën e këstit të tretë nuk u evidentuan probleme. Në përfundim, prokurori Ervin Beqiri kërkoi rihapjen e hetimit për pasurinë duke përfshirë gjithë provat dhe parashtrimet e tij, si dhe të çelet hetimi për figurën dhe profesionalizmin. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 3 mars, në orën 09:30.

Marrë nga Reporter

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ervin beqiri etleda çiftja valbona sanxhaktarin ervin beqiri etleda çiftja valbona sanxhaktarin

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër