LIVE UPDATES
Politike

Programi i PD/ Ahmetaj: Fallco! I parealizueshëm sepse falimenton vendi, taksa e sheshtë përdoret vetëm në vendet populiste

30 Janar 2021, 17:27 Nga DOSJA
Programi i PD/ Ahmetaj: Fallco! I parealizueshëm sepse falimenton vendi,

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka kritikuar ashpër programin e opozitës për të rimëkëmbur ekonominë e vendit teksa flitë në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24.

Ahmetaj thotë se plani ekonomik i opozitës është i parealizueshëm pasi falimenton vendi.

Ai thekson e fillimisht taksa e sheshtë është shkatërruese, dhe dështuese pasi zbatohet vetëm në vendet populiste, nuk u fol asnjë fjalë për rindërtimin apo pandeminë, ndërsa skemën e PD për pensionet e cilëson si falimentim.

PJESË NGA INTERVISTA E ARBEN AHMETAJT

Pyetja: Po ata që qëndrojnë në shtëpi me qira do ta marrin bonusin e qerasë deri në fund ?

Arben Ahmetaj: Deri në ditën e fundit , deri orën e fundit , deri minutën e fundit që përpara se të kthehen në shtëpinë e tyre do marrin bonusin e qirave . Bonusi i qerasë do frenohet së dhëni vetëm ditën kur ata qytetarë janë kthyer në shtëpitë e tyre falas.

Pyetja: A tingëllon ky si premtim elektoral z.Ahmetaj ?

Arben Ahmetaj:Ky është premtim qeveritar , shpirtëror i majtë po patjetër .

E dëgjuat programin e PD sot , se s’ishte program.

Nisida Tufa: Do kaloj do kaloj edhe aty ..

Arben Ahmetaj: Ja 1 sek ta komentoj se nuk ishte program , nuk vlente.

Ishte realisht në një llogari të shpejtë , ishte gënjeshtër. Nuk folën për rindërtimin .Do ti lënë njerëzit jashtë ? Domethënë po të vinin këta në pushtet , te 32mijë familjet do ngeleshin jashtë. Asnjë fjalë për rindërtimin 0. Asnjë fjalë për tërmetin 0. Asnjë fjalë për pandeminë 0 .

Kishte shumë fjalë për vendet e punës , për energjinë elektrike, për karburantin , për taksatDo ti marrim me radhë, Do ti sqarojmë. Është fallco . Nuk dua që ti debatoj tani se jemi mbledhur për .

Pyetja: Qëndrojmë tek pjesa e rindërtimit. Z.Ahmetaj unë dua t’iu pyes për pjesën e Laçit. Zona e Laçit , një nga më të goditurat nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar ku Turqia u shpreh për ndërtimin e 500 shtëpive , apo jo ?

Arben Ahmetaj: 524

Pyetja: Okey, 524 apartamenteve, Kur pritet të mbyllet ky proces ?

Arben Ahmetaj: Në fund të marsit , po qe se i keni parë pamjet . Kjo është një nga , le të themi një nga sitet më interesante që ne kemi . Jo vetëm për arsye të donatorit por edhe për arsye të shpejtësisë dhe të vështirësisë . Kur filloi , toka ishte papashikueshmërisht e shkrifët dhe nuk mbante dot ndërtim sipër.

Është bërë një punë kolosale 2200 pilot vetëm për të forcuar terrenin. Në fund të marsit do të kemi 160 apartamente të përfunduara. Në fund të gushtit do të kemi 524 apartamente plus 400 parkime , plus qendrën komerciale

Pyetja: Në fund të gushtit ?

Arben Ahmetaj: Po , në fund të gushtit , plus hapësirat e shërbimeve dhe ndërkohë aty në krah do të ndërtohet dhe shkolla që njësi zbatuese kemi autorizuar me vendim të këshillit të ministrave bashkinë e Kurbinit dhe madje i kemi dhënë dhe fondet për të ndërtuar komplet bashkinë se e meriton bashkia e Kurbinit, qyteti i Laçit një bashki të re persë mbari jo vetëm se u dëmtua sepse i kishte ardhur koha që të ndërronte edhe faqe. Laçi , Kurbini është kantier , pra aty nuk kemi rindërtime , kemi ribërje të qytetit. Ribërje , dhe për këtë po ta them jam shumë i lumtur.

Nisida Tufa: Z.Ahmetaj ndalemi pak tek konferenca e donatorëve në Bruksel në shkurt të vitit të kaluar ku u mblodhën jo pak lekë për Shqipërinë, rreth 1.15 miliardë euro . Deri tani sa është marrë nga kjo shumë dhe për cilat zona është përdorur.

Arben Ahmetaj: Deri tani janë marre, pra unë dje firmosa me qeverinë greke , me ambasadorin grek për 2.5 milionë dollar. Kjo mbylli 100% angazhimin e fondeve grant nga donatorët , 100%. Pra tani dhe qeveria austriake që do të angazhohet në Mirditë ka patur një problem projekti me rakordimin e pronës , gjë që po e zgjidhim dhe në krye të dy javëve praktikisht të gjitha angazhimet që donatorët kanë me ne janë komplet në lëvizje , pra të angazhuara. Janë në shkolla , janë në infrastrukture, janë në banesa dhe në grante , Qeveria e Zvicrës ka dhënë grante DS1 DS3 në Kurbin dhe në Shijak. Austriakët po ndërtojnë 34 njësi individuale , po ndërtojnë në Mirditë. Qeveria Turke në Laç, KFË me shkolla, Katari në shkolla, BE me shkolla dhe me site të trashëgimisë kulturore. Ndërkohë qeveria Britanike, qeveria Daneze, qeveria e Finlandës, e Norvegjisë , e Danimarkës nëse se përmenda , janë mbledhur bashkë dhe kanë përdorur si njësi zbatuese UNDP, që nga programe për familjet e dëmtuara e deri tek infrastruktura e deri tek strukturat ose platformat e mësimit online për të ndihmuar qoftë ata që u dëmtuan nga tërmeti , qoftë ata nga pandemia. Pra grantet siç jua thashë janë të gjitha të angazhuara, kreditë vazhdojnë ; psh unë në 15 shkurt do të jem në Romë sepse aty aprovohet 95 milionshi, gjithë struktura e 95 milionshit me qeverinë Italiane që është e ndarë në 3 , në energji , në një lot të rëndësishëm për agjencinë e mbrojtjes civile që është në ministrinë e mbrojtjes, dhe një pjesë tjetër është për Bujqësinë , të cilat janë pjesë e Rindërtim dhe Ringritje ekonomike.

Arben Ahmetaj: Për ti qëndruar shifrave që përmendem deri tani. Grantet plotësisht. Kreditë , kuptohet që kreditë kanë dy elementë kyç , e para : sa hapësirë kemi për të marrë kredi dhe ku , dhe elementi tjetër është koha. Një kredi do një vit e ca të negociohet. Pra që nga marrja e autorizimit e deri te detajimi, por ki parasysh që ne kemi tentuar të përdorim grantet dhe jo kreditë për të mos e ngarkuar situatën fiskale të vendit.

Nisida Tufa: E kuptoj

Pyetja: Ndalemi pak tek programi i partia demokratike , në fakt partia demokratike gjithmonë e ka patur pikë të fortë , shtyllë të fortë pjesën e programit ekonomik , alternativa e tyre që u ofrojnë shqiptareve që tek e fundit do të shihet më 25 prill me votën e elektoratit. Tangent pak më parë u shprehët se është një program që do të çmontohet shumë shpejt. Pse ?

Çfarë ka të gabuar ky program , çfarë patë ju si të gabuar z.Ministër ?

Arben Ahmetaj: Ka dy elementë të gabuar në materien e vet , pra për bërjen e programit dhe ata që do ta zbatonin programin . Por për ata që do ta zbatonin programin nuk po flas . Për programin është qesharake,

E para , kur thonë taksa e sheshtë është shkatërruese dhe nëqoftëse flasim këtu për , unë nuk dua ta përdor atë fjalë , sepse e kontaminon ambientin ekonomik , përdoret vetëm në vëndet populiste , dhe në të gjitha vendet po të studioni politikat populiste kanë dështuar , i kanë çuar vendet jo si i joni po vende më të strukturuara nga ana e demokracisë dhe e politikës , në ditë të zezë , më keq sesa ç ‘kane qenë në ndonjë moment të vështirë të jetës së tyre.

Taksa e sheshtë merr para nga buxheti i shtetit e ja lë oligarkëve , sipas tyre , meqë po përdorim fjalën oligarkë. Gjithë biznesi i madh që janë 9 mijë nëpërmjet taksës së sheshtë nga 15% që paguajnë sot, do paguajnë 9%. 46milion dollarë . 9% e dini se çfarë u bën gjithë klasës së mesme?

I shkatërron. I shkatërron , dhe progresiviteti është në themel të së drejtës për ata që kanë nevojë dhe klasës së mesme dhe ne prape e kemi flamur për progresivitetin. Taksa e sheshtë , ata e ndjekin , është pika më e dobët e tyre , shkatërruese, u rrëzon çdo lloj ideje për një drejtësi të mundshme fiskale sipas tyre. E dyta, e dëgjuat çfarë thanë ?

110 mijë vende pune

Më fal , ne kemi 283 , gati 300 kemi bërë . 110 mijë vende pune duhet të detajoheshin atje për çdo sektor por sigurisht që të gjitha ishin reklamime

Rritje e pagave dhe pensioneve
Me fal , dhe kur ti lidhim makro-ekonomikisht javës që vjen të gjitha nuk përputhen.

Shiko çfarë thanë , do ulim thanë , sigurimet shoqërore 18% , pastaj do rrisim pensionet. Eshte falimentim i skemës së pensioneve , falimentim i skemës së pensioneve . E dëgjuat cfarë thanë ? Do çojmë pagën minimale 360. Po një sekond , se ne e morëm 22mijë , është 300 sot.Dhe ne në planet tona, në 4vjeçarin që vjen që është e sigurt mandati 3 i Ramës dhe i partisë socialiste, e sigurt , me sondazhe , me frymë , me punë se në finale shaj sa të duash , bëj PR sa të duash , puna është punë.

Pyetja: Po mirë përse nuk është e realizueshme, pse nuk janë të realizueshme këto?

Arben Ahmetaj: Sepse nuk përputhen nga ana dëshirave , falimenton vendi. E di ti çfarë ndodh me pensionet sot, janë 470milion dollarë deficit skema e pensioneve. Po nga furnizohet skema e pensioneve ? nga furnizohet ? Se aty ka dhe 2 ish ministra , dy ish zv.ministra që u vjen turp të thonë shifrat se e dinë shumë mirë që nuk qëndron dhe poshtë e lart e thonë që ça të themi ne tani , ne do themi ndonjë gjë. Se kështu thonë, nuk u përputhet 470milion dollarë është deficiti i skemës së pensioneve sot që financohet nga taksat. Financohet nga taksat e qytetarëve. Tani nëqoftëse ti e çon në 18% sigurimet shoqërore, ti ja rit të paktën 270 milion dollarë deficitin. Nga do financohet skema e pensioneve ? Do lënë qytetarët pa pensione ? Do lënë qytetarët pa pensione, ketë po. Po tu bie në dorë atyre ta garantoj unë që i lënë qytetarët pa pensione. Nuk diskutohet fare. Llogarinë e kanë bërë se do ta bëjmë dhe do përplasemi.

Llogarinë e kanë bërë që do dyfishojmë të ardhurat për frymë . Dhe me hile nuk thonë vitin. E dini çdo me thënë të dyfishosh të ardhurat për frymë ? Ne kemi qenë realistë dhe e kemi bërë. E kemi bërë. E kemi bërë. Kemi rritur të ardhurat për frymë ,por do të thotë që të rritësh nga 10 deri në 14% të prodhimit të brendshëm bruto.

Më fal se ju mora kohe , është flluskë , pra ata hedhin grepin thonë kush ta kapi le ta kapi nga qytetarët , po ka ndonjë budalla qe të na besojë lum si ne , po s’ka do themi po ne opozitë jemi themi ca themi është faji juaj që na besoni.

Pyetja: Zoti Ahmetaj, jemi një vend që për karburantin paguajmë shumë, për energjinë elektrike gjithaq, nëse partia demokratike, opozita, zotohet se do te uli çmimin e energjisë elektrike, do te uli çmimin e karburantit, po kjo si hidhet poshtë nga ana juaj?

Arben Ahmetaj: E para një here, që po ti shohësh, po ti shohësh, po të ishte një parti serioze do të duhej të dilte me një kuadër atje dhe të thoshte që shiko e ula këtë këtu, kjo do më çojë këtu, këtë duhet ta zëvendësoj me këtë shumë, këtë duhet ta zëvendësoj me këtë politikë, dhe ja ku e kam të kuadruar që mos të më falimentojë vendi e ta katandis vendin siç e katandisa dikur, të thonë ata sepse ata e kanë katandisur në 96’-97’, si sudeizëm.

Je te përgjegjësitë e qytetarëve, a në qoftë se ti del dhe thua: “unë flas, është faji jot që më besove” është histori tjetër, ama kur ti del si alternativë, këmbët duhet ti kesh në tokë dhe mendtë në kokë, të thuash që ky kuadër që do rrijë në këmbë, se çdo gjë do rrijë në këmbë dhe unë do ndërtoj një shtëpi; thua ti, po themeli do jetë tek shtyllë kështu, vetëm një, as katër. Tani, në qoftë se dikush e beson që shtëpia mund të rrijë në furtunë, në shi, në borë, në breshër, në diell, pa themele…?!

Pyetja: Gjithsesi unë mendoj zoti Ahmetaj, sepse sigurisht duhet të jemi në një cilësi të lartë të nivelit të bisedës përsa i takon ekonomisë me ekspertë të ekonomisë për të diskutuar kjo që edhe ata i kanë menduar mirë…

Arben Ahmetaj: Ashtu mendon ti?

Pyetja: Programin e tyre dhe nuk besoj se gjithçka e ka një përllogaritje dhe gjithçka e ka një shpjegim…?

Arben Ahmetaj: Mirë. Edhe përllogaritjet janë konkluzione e dashur! Domethënë, unë nuk kam nevojë të shoh llogaritjet, me qejf do ti shoh, do ti studioj…

Pyetja: …jo po përderisa dilet në program është i menduar apo jo?

Arben Ahmetaj: … me qejf do ti shoh, me qejf do ti shohim, me qejf do ti do ti lexojmë, për të kuptuar se sa dobët është alternativa, por konkluzionet, shifrore dhe gjithë shtyllat pseudo, tregojnë që nuk ka strukturë, nuk rri në këmbë, është thjeshtë një “le të hedhim çfarë të hedhim po na besuan lum si ne”. S’është program ai! S është program!

Marrë nga BallkanWeb

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj arben ahmetaj

Sondazh

Poll
Politike 30 Janar 2021, 17:21

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka folur ekzkluzivisht për herë të parë për darkën e ‘famshme’...

Politike 30 Janar 2021, 15:33

BERAT– Kur na ndajnë më pak se 100 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, partitë politike kanë nisur me punën për sigurimin e votave. Partia Socialiste...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni