LIVE UPDATES
Bota

Problemet e Kroacisë pas zgjedhjeve parlamentare

8 Korrik 2020, 07:32 Nga DOSJA
Problemet e Kroacisë pas zgjedhjeve parlamentare

KROACI-Rreth 10 % ka fituar “Lëvizja për atdheun”, një parti radikale e drejtuar nga Mirosllav Shkoro, një parti e cila ka zgjuar më së shumti vëmendje tek zgjedhësit jashtë Kroacisë – që nuk është ndonjë befasi tepër e madhe. Gati gjithandej në Evropë kanë forcuar partitë nacionaliste – në Gjermani, Francë, Holandë, Britani të Madhe, Austri, Danimarkë apo dhe Slloveni. E megjithatë një rezultat për shqetësim.

E djathta radikale në Kroaci ka një histori më të ndryshme se në vendet tjera – ajo qeverisë me idetë nacionale. Sa herë që në Kroaci bëhet fjalë për çështjet nacionale, e në këtë rajon shpesh trajtohet kjo çështje, zgjedhësit votojnë për partitë e djathta radikale dhe konceptet ultranacionaliste. Partia HDZ e kryeministrit Andrej Plenkoviq është deklaruar shpesh kundër minoriteteve, ka respektuar fashistët dhe ka hedhur kritika ndaj vendeve fqinje. E gjithmonë kur kjo parti ka zbutur qëndrimet është sulmuar nga e djathta nacionaliste  – sikur në këto zgjedhje.

Disa pjesë të HDZ me qëndrime radikale

HDZ ka fituar më shumë vota sesa që është pritur dhe kjo ka të bëjë me përpjekjet për vendosjen e normalitetit në kohën e krizës së Coronës. Por Plenkoviqit i duhet një partner për qeverisje. Një pjesë e partisë, me orientim djathtist, me dëshirë do të bashkëpunonte me të djathtën ekstreme, sepse ata kanë qëndrime të ngjashme. Një koalicion i tillë do të kishte edhe mbështetjen e kishës katolike.

Por kryeministri do të gabonte nëse dakordohet. Nëse Shkoro futet në qeveri, atëherë njerëzit e tij do të forcojnë thirrjet për lojë me letra nacionaliste, kundër Brukselit dhe do të provokojnë vendet fqinje, si Bonjë-Hercegovinën, Slloveninë apo Serbinë. Plenkoviqi do ta kishte shumë vështirë të pozicionohet kundër një politike të këtillë.

Koalicion i madh? Jo faleminderit

Krijimi i një koalicioni të madh me socialdemokratët do të arrinte një shumicë prej dy të tretat në parlament. Por kjo nuk është ide e mirë. Një koalicion i tillë në Kroaci, ku kaherë ekzistojnë mbështetje të klientelizmave, do të shndërrohej në një ndarje të pushtetit dhe posteve, ku secili do të bënte çfarë të donte.

Ndërkohë që dy partitë e mëdha kanë nuk kanë as dallime shumë të mëdha programore, siç mendohet. Këto parti nuk ofrojnë ide, koncepte dhe programe të ndryshme. Askush nuk e di se si mund të ndalet ekzodi i të rinjve. Ato mund të grinden vetëm për heqjen e masave kufizuese kundër pandemisë Corona dhe çfarë mund të bëjnë me paratë e Bashkimit Evropian. Ndaj rënia e pjesëmarrjes në zgjedhje për rreth 8 % nuk është ndonjë befasi. Kundërshtarët politikë gjatë fushatës, Plenkoviq dhe kundërshtari i tij socialdemokrat Davor Bernardiq, më shumë kanë qenë të koncentruar tek çështjet simbolike, si raporti ndaj Bosnjes, abortimet dhesimbolikat e përshëndetjeve kroate gjatë kohës së nazizmit, të cilat një pakicë e vogël do t’i legalizonte me dëshirë.

Mundësitë

Simpatizantët e 40-vjeçarit Bernardiq – të mençur, të përgatitur në mënyrë perfekte dhe të profilizuar politikisht – mendojnë se ai nuk ka bërë gabime gjatë fushatës.Por ai nuk arriti të fitojë. Ata të cilët vërtet donin një Kroaci më ndryshe, kanë votuar për partinë “Možemo” (“Mundemi” apo “Yes, we can”), një parti e re, liberale e majtë, e cila ka shënuar rezultate të mira në rajonet e dominuara nga socialdemokratët.

Plenkoviqi do ta vazhdojë mbase politikën e deritanishme – ndoshta me partinë konservatore “Most”, por këtë parti e akuzon për korrupsion dhe përbëhet nga përfaqësuesit e minoriteteve. Me këtë parti me siguri që nuk do të mund t’i realizojë disa nga synimet për çështjet nacionale, heronjtë dhe veteranët e luftës. Por zgjedhësit në Kroaci kanë të paktën për katër vitet e ardhshme një alternativë tjetër nga ajo e ekstremistet Shkoro.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni problemet e kroacisë zgjedhjet ne kroaci problemet e kroacisë zgjedhjet ne kroaci

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale