LIVE UPDATES
Bota

Prirje pro-ruse në Greqi pavarësisht luftës në Ukrainë: Zoti e ruajtë Presidentin Putin

12 Mars 2022, 21:00 Nga DOSJA
Prirje pro-ruse në Greqi pavarësisht luftës në Ukrainë:

GREQI- Kur kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mori fjalën në një debat parlamentar për Ukrainën këtë muaj, nuk kishte asnjë dyshim se cilën anë po merrte qeveria e tij në këtë konflikt.

“Nuk mund të ketë qasje të balancuar. Ju ose jeni me paqen dhe ligjin ndërkombëtar, ose kundër tyre”, u tha ai ligjvënësve, pasi njoftoi një masë për dërgimin ndihmave me ilaçe dhe armë në Ukrainë.

Ne kemi qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë dhe të njëjtën gjë po bëjmë edhe tani”, tha kryeministri grek.

Por për shumë grekë, pas disa shekujve jetike ekzistenciale, fetare dhe kulturore me Rusinë, zgjedhja nuk është aq e qartë.

Opinioni publik grek ka një dimension rusofil, ndjenja miqësore të lidhura me historinë, një kulturë të përbashkët të bazuar në fenë ortodokse dhe për disa, mosbesimin ndaj Perëndimit”, thotë Nikos Marantzidis, profesor i Studimeve Ballkanike, Sllave dhe Orientale në Universitetin e Maqedonisë.

Një sondazh pas fillimit të sulmit rus në shkurt tregoi se 20% e grekëve janë “më afër” me Rusinë, ndërsa 45% mbështesin Ukrainën. Vetëm 8% thanë se do të bojkotonin produktet ruse dhe 2% thanë se do të shmangnin kontaktet me rusët. Rreth 75% e të anketuarve dënuan qëndrimin e presidentit rus Vladimir Putin, por më shumë se 60% ishin gjithashtu kritikë ndaj presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, tregoi sondazhi i organizatës hulumtuese “Kappa Research”.

Putin ‘një udhëheqës i madh’

Ka një pakicë, jo një pakicë të parëndësishme, që vazhdon ta shohë Putinin me një pikëpamje pozitive“, tha studiuesi Marantzidis.

“Ajë çka do që të ndodhë, është se një bërthamë e fortë (rreth 10-15% e elektoratit) do të vazhdojë ta shohë atë si një udhëheqës të madh”, thotë ai.

Grekët kanë luftuar përkrah Rusisë që nga shekulli i 18-të, me shtetin ortodoks që historikisht shihej si një mbrojtës dhe kundërpeshë e fuqishme ndaj rivalit rajonal, Turqisë. Në vitin 1827, Rusia u bashkua me Britaninë dhe Francën në betejën detare vendimtare të Navarinos që i dha Greqisë pavarësinë nga Perandoria Osmane.

Profesor Marantzidis vë në dukje gjithashtu ndjenjat e mbetura anti-perëndimore në Greqi gjatë një dekade të shkurtimeve buxhetore për shkak të masave shtrënguese të imponuara nga Gjermania dhe shtetet e tjera të BE-së në këmbim të paketave të ndihmës financiare.

Dhe kujtimet nga bombardimet e NATO-s ndaj serbëve ortodoksë në vitin 1999 gjatë luftës në Kosovë janë ende të papërpunuara, shton ai. Rusët janë gjithashtu të rëndësishëm për industrinë greke të turizmit. Çdo vit qindra mijëra turistë nga Rusia i kalojnë pushimet në Greqi.

Vetëm një vit më parë, kryeministri rus Mikhail Mishustin ishte ndër të ftuarit e nderit në Athinë me rastin e shënimit të dyqind vjetorit të revolucionit grek të vitit 1821. Dymbëdhjetë muaj më vonë, marrëdhëniet me Moskën janë të ftohta dhe mijëra grekë u janë bashkuar protestave kundër luftës së bashku me ukrainasit që jetojnë në Greqi.

‘Kërcënime dhe fyerje’

Ambasada ruse në Athinë këtë javë shprehu shqetësimin për “kërcënimet dhe fyerjet” ndaj shtetasve të saj në Greqi dhe i bëri thirrje policisë që t’i hetojë këto incidente. Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ishte ndër krerët e fundit të diplomacisë që takoi homologun rus Sergei Lavrov vetëm disa ditë përpara sulmit të 24 shkurtit kundër Ukrainës.

Por vrasja e dhjetëra grekëve në Ukrainë, anëtarë të një komuniteti historik prej mbi 100,000 vetësh që u themelua në shekullin e 18-të, i dha një goditje të fortë marrëdhënieve mes dy vendeve. Athina fajësoi sulmet ajrore ruse për vrasjet, por Moska mohoi se forcat e saj ishin përgjegjëse dhe fajësoi Ukrainën për incidentin.

Më 27 shkurt, ambasada ruse në Athinë tha se politikanët dhe mediat greke duhet “të vijnë në vete” dhe duhet t’i japin fund “propagandës anti-ruse”. Ministria e Jashtme greke e ka dënuar deklaratën e ambasadës ruse, duke quajtur atë një gjuhë jo-diplomatike. Zëdhënësi i qeverisë greke Janis Ekonomu tha të martën se “askush nuk mund të mbjellë mospajtim mes nesh, në asnjë mënyrë.”

“Grekët nuk janë historikisht naivë, nuk harrojnë dhe nuk do të lëkunden nga zërat e jashtëm”, tha zoti Economou.

Në faqen e ambasadës ruse në Facebook, mbështetësit grekë të Rusisë dhe ata që mbështesin Ukrainën shkëmbyen sharje dhe fyerje me njëri-tjetrin.

Shumica shprehën zemërimin ndaj vrasjeve dhe sulmeve ruse kundër objektivave civile dhe bënë thirrje për t’i dhënë fund armiqësive. Më shumë se 7000 refugjatë ukrainas kanë arritur deri më tani në Greqi.

“Njerëzit tuaj rezistuan dhe rrahën nazistët, tani ju po ndiqni hapat e tyre”, tha protestuesja Leila Rosaki.

Por shumë grekë vazhdojnë të mbështesin Putinin.

“Putini do të mbahet mend dhe do të mbetet në histori si një udhëheqës i madh dhe i denjë”, shkruante Stelios Markou.

“Bravo, vërju pas deri në Gjermani si dikur”, thoshte Ilias Karavitis.

“Zelenskyy po i bënë thirrje Evropës dhe NATO-s që të angazhohen në konflikt, ai po përpiqet të nisë Luftën e Tretë Botërore. Lutuni që ai të mbyllë gojën”, thotë Nelli Ign.

“Zoti e ruajtë Presidentin Putin dhe të gjithë rusët që luftojnë për liri”, thotë Thiresia Sakel.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kyriakos mitsotakis nikos marantzidis kyriakos mitsotakis nikos marantzidis

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale