Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHBA– Presidenti amerikan, Donald Trump, dekoroi me medaljen e Sigurisë Kombëtare të dërguarin e tij të posaçëm për bisedimet e paqes Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Në motivacionin e presidentit vlerësohet “kontributi i jashtëzakonshëm” i ambasadorit Grenell “që mundësoi nënshkrimin historik të normalizimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Me këtë marrëveshje, Serbia dhe Kosova rivendosën lidhjet e drejtpërdrejta ajrore, hekurudhore dhe autostradën, projektet kryesore të infrastrukturës të nevojshme për të lehtësuar rritjen ekonomike dhe lëvizjen e mallrave dhe njerëzve. Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një Evrope më paqësore, të sigurt dhe më të përparuar”, thuhet mes të tjerash në vendimin e presidentit të cilin e shpërndau në rrjetete sociale ambasadori Grenell.
Më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, Kosova dhe Serbia nënshkruan një dakordim për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në praninë e presidentit, Donald Trump, i cili tha se “pas një historie të dhunshme dhe tragjike dhe vitesh negociatash të dështuara, administrata ime propozoi një mënyrë të re për të kapërcyer ndarjen… Duke u përqendruar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike, të dy vendet ishin në gjendje të arrijnë një përparim të vërtetë në bashkëpunimin ekonomik për një gamë të gjerë çështjesh”.
Ambasadori Grenell u emërua i dërguar i posaçëm në vitin 2019 ndërsa shërbente si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Berlin.
Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas marrëveshjes së 4 shtatorit nderoi me urdhrin më të lartë shtetëror Urdhrin e Lirisë presidentin Donald Trump, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij për lirinë e Kosovës, forcimin e paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon.
Marre nga: VOA
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA-Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi i ndodhur ditën e sotme në qendër të Neshvillit, ku u plagosën tre persona dhe pati disa dëme materiale. Ndërkohë, ...
ARGJENTINË- Argentina u bë vendi i parë i Amerikës Latine që miratoi përdorimin emergjent të vaksinës Sputnik V të Rusisë për të ndaluar përhapjen e COVID-...
ANGLI-Mbretëresha britanike Elizabeta II, ka shfrytëzuar fjalimin e saj për Ditën e Krishtlindjes, për të dhënë dhe një mesazh të ngrohtë mbështetës për të gjit...
ITALI– Një 94-vjeçar, banues në Alto Reno Terme ka telefonuar karabinerët e zonës dhe ka kërkuar që t’i shkojnë në shtëpi mbrëmjen e Krishtlindjes ...
KOSOVË-Agan Halili, vëllai i Miran Halili 30-vjeçar, që vrau babain e tij ditën e sotme me thikë në Prizren, ka thënë se i vëllai i tij ka probleme...
SHBA- Në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që sektorë të ndryshëm kërkojnë që punonjësit e tyre të vaksinohen me prioritet kundër COVID-19, departamentet shëndetëso...
RUSI– Igor Sosin, një miliarder i njohur rus është gjetur i vdekur në Zanzibar në rrethana misterioze, pesë vjet pasi djali i tij mbyti gruan e tij të dyt...
IRLANDË-Mutacioni i ri i Covdi-19, i cili është shfaqur për herë të parë në Britaninë e Madhe është zbuluar dhe në Irlandë. Sipas mediave, doktor Tony Holo...
SINGAPOR-Pandemia e koronavirusit ka bërë që shumë linja ajrore të fillojë kërkimin e mënyrave të reja për ruajtjen e sigurisë së pasagjerëve. Sipas mediava të ...
Në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që sektorë të ndryshëm kërkojnë që punonjësit e tyre të vaksinohen me prioritet kundër COVID-19, departamentet shëndetësore lok...