Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden udhëzoi të dielën agjensitë federale të ndërmarrin hapa modestë për të ndihmuar qasjen në votim ndërkohë që në Kongres pritet të zhvillohet një betejë e madhe lidhur me të drejtat e votimit në të gjithë vendin.
Presidenti Biden urdhëroi agjensitë qeveritare të zgjerojnë qasjen në regjistrimin e votuesve dhe informacionin e zgjedhjeve. Ai u tha krerëve të agjencive të hartonin plane për t’u dhënë disa miliona punonjësve federalë pushim për të votuar ose për të punuar si vullnetarë jopolitikë në vendvotime.
Udhëheqësi amerikan nënshkroi urdhrin ekzekutiv në 56 vjetorin e asaj që njihet si e “E diela e përgjakshme”, incidenti i vitit 1965 në të cilin rreth 600 aktivistë të të drejtave civile u rrahën nga policia e shtetit të Alabamës ndërsa po marshonin për të drejtat e votimit në qytetin e vogël të Selmas. Sulmi ishte një pikë kthese në lëvizjen e të drejtave civile në Shtetet e Bashkuara dhe çoi në miratimin e Ligjit për të Drejtat e Votimit më vonë në 1965.
“Çdo votues i kualifikuar duhet të jetë në gjendje të votojë dhe t’i njihet vota”, tha Presidenti Biden në mesazhin e regjistruar paraprakishtbe të transmetuar në atë që njihet si Mëngjesi i Unitetit Martin dhe Coretta King. “Nëse keni idetë më të mira, nuk keni nevojë t’i fshihni ato. Lejoni njerëzit të votojnë.” Mëngjesi i këtij viti, në kolegjin dy vjeçar Wallace Community College, u shënua si një ngjarje për çështjet e votimit me pjesëmarrësit që qëndruan në makina për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Veprimi i Presidentit Biden pason miratimin javën e kaluar në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga demokratët, të masave gjithëpërfshirëse të të drejtave të votimit që kanë për synim të vendosin standarde kombëtare mbi mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, duke tejkaluar një grup rregullash të ndryshme në 50 shtete.
Masa e miratuar sipas linjave partiake me 220 vota pro dhe 210 kundër, kundërshtohet nga republikanët. Në Senatin e ndarë në mënyrë të barabartë, me 50 demokratë dhe 50 republikanë, demokratët që mbështesin legjislacionin ka të ngjarë të kenë nevojë për të paktën 10 vota të republikanëve për t’i dhënë fund çdo përpjekje për zvarritjen ose bllokimin e projektligjit.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit vitin e kaluar, një numër shtetesh lehtësuan rregullat e votimit në mënyrë që njerëzit të mund të votonin para ditës së zgjedhjeve më 3 nëntor, në mungesë ose me postë pa patur nevojë që të justifikonin metodën e votimit.
MARRË NGA VOA
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) ka thënë se vështirësitë e shkaktuara nga kriza e koronavirusit mund të rezultojnë me 10 milionë martesa të fëm...
SHBA– Meghan Markle ka hedhur akuza të forta ndaj familjes mbretërore duke thënë se nuk dëshironte që djali i saj, Archie të ishte një pric. Në intervistë...
Irani ka bërë të ditur se është gati të ndërmarrë hapa për të përmbushur kushtet e parashikuara në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore, sap...
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka premtuar se përmes procesit të vetting-ut, në qeverinë që ai mëton të udhëheqë, do të zvogëlohen lëndët në gjykata...
KOSOVË-Albin Kurti, Vjosa Osmani, Glauk Konjufca, Donika Gërvalla, e Saranda Bogujevcin, u takuan mëngjesin e së dielës. Mbrojtja e afërt shtetërore ka zën...
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka premtuar se përmes procesit të vetting-ut, në qeverinë që ai mëton të udhëheqë, do të zvogëlohen lëndët në gjykata...
PARIS-Franca i ka dhuruar Sllovakisë 15.000 doza të vaksinës AstraZeneca, pasi vendi ka një numër të lartë viktimash.Sipas TheGuardian, kryeministri sllovak, Ig...
Një ligjvënës i partisë së kancelares gjermane Angela Merkel tha të dielën se ai do të lëshojë vendin e tij në parlament dhe do të largohet nga politika, vendim...
Ligjvënësi më i fuqishëm i Nju Jorkut në Kongres, udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat Chuck Schumer, tha të dielën se mbështet hetimin ndaj Guvernatorit An...
BRITANIA E MADHE-Avokatët e më shumë se 2,000 familje që humbën të dashurit e tyre në pandemi do të ndërmarrin veprime ligjore për të detyruar kryeministrin Bor...