Gjyqi Meta-Kryemadhi/ Seancë me dyer të mbyllura, gjykata refuzoi transmetimin live! Meta: Jam beqar
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Mirelës (ky është emri i vendosur nga redaksia) i erdhi mesazhi paralajmërues nga drejtoresha e shkollës në fillim të muajit gusht. “Ishte mesazh në grup për të gjithë mësuesit e shkollës, ku thuhej se nuk do të lejoheshim të shkonim në punë nëse nuk kishim marrë vaksinën. Shumica e kolegëve dhe kolegeve e vërtetuan menjëherë në WhatsApp marrjen e të dyja dozave. Pak kishim mbetur dhe unë isha një nga ata” e nis rrëfimin ekskluziv për Gazetasi.al 28 vjeçarja.
“Kam gërmuar në internet, kam parë çdo informacion fake ose jo, legjendë apo dhe protestat nëpër botë dhe nuk ndjehem gati, nuk jam e bindur ndaj kisha nevojë për më shumë kohë, por tek puna na shtrënguan që duhej bërë. S’jam e bindur ndaj lëviza të gjeja një rrugë alternative” këmbëngul mësuesja, e cila bën pjesë (deri në çastet e intervistës) tek skeptikët. Sipas saj, efektet anësore të vaksinës i konfirmoi duke vëzhguar një të afërmen e saj që pati komplikacione dhe dhembje krahu për disa ditë me radhë dhe që në përfundim mbasi i mbylli të dyja dozat, e afërmja mbeti me luhatje tensioni.
“Por ajo që më frikësoi dhe që më shtyu të hyj në tregun e zi, ishte informacioni se vaksina ndikon në fertilitet dhe përgjatë bisedave me mjekë që i kam miq të gjithë ata më thoshin, ‘nëse do të bëhesh nënë shtyje dhe pak “ shton e reja.
Me këtë informacion të marrë nëpër tavolina por edhe me kushtet që i vendosi drejtoresha, e reja, identitetin e të cilës Gazetasi.al e disponon, u ul për një bisedë të gjatë me mjeken e familjes që për fat ajo e kishte kushërirë.
“E pyeta si larg e larg nëse kisha ndonjë mundësi për ta marrë certifikatën pa e bërë vaksinën. Por doktoresha megjithëse ma njeh kokën kërkoi që të veproja si gjithë bota dhe se shkenca nuk gabon. Por nuk isha gati” përsërit e reja për Gazetasi.al.
Në fund mjekja i ka folur për një mundësi përmes të cilës me shumë gjasë po veprojnë edhe shumë të tjerë.
“Ndodh në mirëbesim dhe e di që do ju duket e shëmtuar. Por veprova fiks kështu. Kam bërë vaksinën por ajo ishte me ujë. Mbasi mjekja e familjes siguroi mënyrën përmes grupit të vaksinimit, vaksinën e parë e kam bërë me ujë, pres të bëj dhe të dytën kështu” , thotë mësuesja për Gazetasi.al.
Mësuesja pretendon se aplikoi online duke i identifikuar në portalin e- Albania ku dhe kërkoi të vaksinohej . “Por ndërkohë e kisha siguruar përmes mjekes time procedurën që do ndiqja pa e ditur kurrkush përveç doktoreshës dhe atyre që po më injektonin ujë”. E reja plotësoi të dhënat e domosdoshme dhe më pas si kushdo tjetër që është vaksinuar u njoftua nga mjekja për datën dhe vendin e vaksinimit.
“E rregulluam që unë vuaja nga një sëmundje bashkëshoqëruese që për çdo rast të merrja Pfizer dhe kur u paraqita për vaksinën ata ishin të informuar se si do vepronin. Shkurt më futën ujë në trup”, shton ajo.
Pas kësaj e reja mori certifikatën e parë dhe brenda muajit shtator ajo do kryejë edhe vaksinën e dytë të rreme që sërish nuk do jetë Pfizer.
Mbas këtij rrëfimi të besueshëm Gazetasi.al u interesua dhe pyeti qytetarë të tjerë.
“Po kam dëgjuar”, thotë nën zë një 47 vjeçar, që njëherazi po përpiqet të shfrytëzojë njohjet e tij për të ndjekur këtë procedurë.
“Po të jetë nevoja dhe do paguaj, derisa bota të jetë e sigurt se vaksina ndaj pandemisë është e sigurt”
Ky fenomen mësohet se po ndodh kryesisht në rrethinat e Tiranes kundrejt një pagese financiare që deri më tash ka shkuar 50 euro. Format janë nga më të ndryshmet, nga injektimi me ujë në vend të dozës e deri tek marrja me vete e dozës bashke me kartonin që vërteton llojin e vaksinës dhe datën e bërjes së vaksinës.
Por a po informohet publiku për të parandaluar çdo përpjekje të tillë si fenomeni që po ndodh aktualisht dhe ende nuk ka shpërthyer apo të jetë konfirmuar haptazi nga institucionet?
Shqipëria si çdo vend tjetër i prekur nga pandemia Sars Cov -19 ka publikuar planin kombëtar ndaj Covid-19.
Mes detyrave që merren përsipër një ndër proceset më të rëndësishme është edhe informimi i popullatës dhe krijimi i besimit në mënyrë të argumentuar. Në këtë dokument strategjik thuhet fjalë për fjalë se autoritetet kanë si sfidë:
“Krijimin e besimit në popullatë dhe pranimin e vaksinave COVID-19 përmes angazhimit të komuniteteve, organizatave e shoqërisë civile, shoqatave të profesionistëve, etj.; – Prioritizimi dhe informimi i punonjësve të shëndetit në lidhje me vaksinat kundra COVID-19 dhe përfshirja e tyre për të komunikuar në mënyrë efektive dhe bindëse me popullatat e targetuara dhe komunitetet e ndryshme; – Përgatitja e institucioneve përkatëse për të hetuar dhe për t’iu përgjigjur me transparencë dhe informacion të plotë raportimeve të ndodhive të padëshiruara dhe efekteve anësore pas vaksinimit dhe për të pasur një plan për të zbutur humbjen e besimit tek vaksina kundra COVID-19.
Nga ana tjetër në një raport të Shërbimit Informativ shtetëror thuhet se situata e Covid 19 gjatë vitit që lamë pas u shoqërua me fushata agresive dezinformimi dhe keqinformimi të cilat ndikuan negativisht në përceptimin e rrezikut real të pandemisë
“Përveç përdorimit të aseteve të tyre mediatike, apo mediave të financuara e orientuara prej tyre për të drejtuar fushata të shënjestruara dezinformacioni, edhe shpërndarja jo e qëllimtë e informacionit fals dhe teorive konspirative në hapësirën online, ndenja e pasigurisë të publikut dhe nevojës për përgjigje lidhur me COVID-19, i favorizoi për të përhapur narrativat e tyre, propaganduar superioritetin dhe shënjestruar sistemet demokratike si të dështuara” thekson SHISH.
Megjithatë në Shqipëri që prej shpalljes së pandemisë, veç shpërthimit të krimeve kibernetike, u vërejt ( rastet e raportuara nga Gazetasi.al në kohë reale e tregojnë këtë gjë) se fillimisht kriminelët u aktivizuar në falsifikimin e tamponëve duke siguruar një pasaportë provizore të udhëtimit të kujtdo që synonte të lëvizte jashtë vendit. Njëherazi u vërejt shtimi i vjedhjeve nga autorë të maskuar me maska anticovid si dhe shtim i rasteve të qytetarëve që nuk iu bindën rregullave të karantinës dhe për këtë arsye ata u referuan për ndjekje penale në prokurori të ndryshme.
Me hyrjen në fuqi të masave të reja kufizuese, ku lëvizjet ishin të ndaluara gjatë mesnatës, policia u dorëzua dhe nuk referoi më qytetarë për ndjekje penale mbasi de fakto shtetasit shqiptarë lëvizin lirshëm edhe gjatë orëve të mesnatës.
Me vendimin e ri të komitetit teknik të ekspertëve, ora policore në vazhdim do të jetë nga ora 23.00 deri në orën 06.00 të mëngjesit.
Por a po shkohet drejt vaksinimit të detyrueshëm?
Ndonëse nuk ka asnjë vendim të Këshillit të Ministrave si i vetmi organ kompetent që e shpall vaksinën të detyrueshme, apelet publike përmendin ose lënë të kuptohet se vaksinimi është një proces i detyrueshëm. Së paku për këdo që punon në institucione shtetërore, ose që do të frekuentojë auditorët.
Ndërkohë vendi ynë aktualisht ka hyrë në fazën e vaksinimit masiv. Institucioni i parë që njoftoi procedurën e vaksinimit ishte shkolla e magjistraturës që mbasi u kuptua se vaksinimi do ishte I detyrueshëm, doli me një njoftim të dytë në datën 12 gusht. Aty sqarohej se paralajmërimi për vaksinim nuk mbart detyrueshmëri për personat të cilëve ju drejtohet, por lidhet vetëm me mundësinë e ndjekjes së mësimit në auditor për shkak të kushteve insfrastrukturore të ndërtesës dhe auditorëve.
“Është në zgjedhjen e çdo kandidati nëse do të preferojë ndjekjen e mësimit në auditor ose online, në varësi të vaksinimit. Shkolla nuk ka praktikuar dhe mund të praktikojë procesin e mësimit hibrid sipas skemave që zhvilloi në vitin akademik që kaloi” mbyll njoftimin për kandidatët dhe magjistratët shkolla e magjistraturës
Ndërkohë apelet për tu vaksinuar janë të përditshme dhe për këtë mesazh po përdoren mediat audiovizive. Kryeministri ka theksuar se ata që nuk vaksinohen nuk do jenë pjesëmarrës në auditorë mbasi “askush nuk ia ka borxh askujt të shkojë në spital se dikush thotë ‘s’du” thotë kryeministri./GazetaSI
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Fshehja i zgjati vetëm 2 muaj! Policia shqiptare ka vënë në pranga një 41-vjeçar amerikan, i identifikuar vetëm me inicialet L. V., i cili f...
TIRANË- Dosja.al ka mësuar detaje të reja lidhur me megaoperacionin e koduar “Dobra” prej të cilit u arrestuan 107 persona. Burime për Dosja.al bëjnë me di...
TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë të pandehur tre ish-zyrtarët e OSHEE-së të cilët akuzohen se ...
SPANJË– Dalin pamjet nga momentet e zhvillimit të operacionit “Dobra” në disa qytete të Spanjës, gjatë së cilit u vunë në pranga 107 persona, shumica me or...
HIMARË– Zjarri në fshatin Pilur të Himarës është mundur që të shuhet. Kjo vatër e cila ishte shumë problematike është shuar me ndihmën e forcave zjarrëfikë...
TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë detaje të tjera lidhur me operacionin “Dobra”, prej të cilit në pranga kanë përfunduar 107 persona. Bazuar në njoftimin ...
TIRANË– Trafiku në Tiranë është kthyer i përditshëm mirëpo në mesin e mjeteve janë dhe ato të tonazhit të rëndë. Këto të fundit janë kthyer në problem si d...
HIMARË– Operacioni ‘Bregdeti Ynë’ do rinisë ditën e sotme në orën 15:00, në një objekt 5-katësh në Dhërmi. Kjo u njoftua dhe nga ministri Bledi Çu&c...
SPANJË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në konferencën për shtyp në Madrid të megaoperacionit të përbashkët të koduar “DOBRA”, d...
ITALI – Vrasja e Shpëtim dhe Teuta Pashos në Itali vazhdon të jetë një enigmë. E arrestuar deri tani për këtë ngjarje është Elona Kaleshi, ish e dashura e...