Aksident me shtatë të plagosur në Rrugën e Kombit, dy makina bëhen "copash", tre persona tek “Trauma”
Makinat bëhen "copash" në Rrugën e Kombit, 7 të plagosur, 3 prej tyre drejt Spitalit të Traumës (VIDEO) 3 Qersho...
Makinat bëhen "copash" në Rrugën e Kombit, 7 të plagosur, 3 prej tyre drejt Spitalit të Traumës (VIDEO) 3 Qersho...
Helmimi në Bulqizë/ Policia: 30 pacientë kanë marrë ndihmë mjekësore, vijojmë hetimet në bashkë...
Qëlloi me thikë në kokë Sulon, kush është autori? Policia në ndjekje të “Radarit”, peshkatar...
Arrestimi i zyrtares së Shëndetësisë, sa përfitoi Duro nga tenderi i rikonstruksionit të disa qendrave shënde...
KAVAJË- Para pak më shumë se dy vitesh, doli në skenë projekti i ndërtimit të një zone ekonomike në bregdetin e Kavajës, ku përfshihej një port gjigand, centrale elektrike dhe depozita nafte.
Një kompani e vogël nga Mbretëria e Bashkuar e quajtur Star Bridge Port Developments Limited dha një projekt-ide për të ndërtuar në Karpen të Kavajës një port me vlerë 5 miliardë dollarë. Kompania kishte një kapital prej vetëm 100 paundësh britanikë. Një gjë e tillë ngriti dyshimet në opinion publik se projekti nuk ishte serioz.
Projekti quhej “Morgan” dhe parashikonte ndërtimin e një porti të ri gjigand në Karpen. Porti do të shoqërohej edhe nga një TEC i madh me gaz, një stacion rigazifikimi dhe nga një zonë e madhe ekonomike prej 1.700 hektarësh.
Në 21 korrik të vitit 2016 një projektligj me procedurë të përshpejtuar shkoi në Parlamentin e Shqipërisë për votim. Me këtë projektligj qeveria kërkonte miratimin për një procedurë “të veçantë” për negociatat me kompaninë britanike për portin e Karpenit.
Sipas projektit, vetëm faza e ndërtimit do të sillte 6.200 vende pune. Në përfundim të projektit, parashikohej të gjeneroheshin 70.100 vende pune për ekonominë shqiptare.
Pas më shumë se një viti negociata, në media u raportua se qeveria shqiptare dhe kompania në fjalë nuk ia dolën të finalizonin një marrëveshje.
Sot, në mars të vitit 2019 pothuajse askush nuk di asgjë se cfarë do të bëhet me portin e Karpenit.
Banorët, të pyetur nga ‘’Faktoje’’ thonë se kanë besim që një ditë projekti do të marrë jetë për t’i sjellë zonës më shumë zhvillim. Por ka edhe të tjerë që janë të paqartë nëse do të dëmshpërblehen me çmimin e tregut duke marrë parasysh se zona ekonomike e planifikuar është 1700 hektarë dhe një pjesë e banorëve të Karpenit do të shpërngulen për t’i hapur rrugë projektit.
Kryeplaku i Karpenit, Daut Krasniqi konfirmoi për ‘’Faktoje’’ se fshati pothuajse nuk ka asnjë informacion se çfarë do të bëhet me portin.
‘’Faktoje’’ pyeti edhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkinë e Kavajës dhe kompaninë britanike se çfarë po bëhej me negociatat por nuk mori përgjigje.
Fshati Karpen vazhdon të mbetet njësoj dhe asnjë gjurmë nuk tregon që në të, të kryhen punime apo të ketë ndonjë projekt që mund t’i ndryshojë të ardhmen kësaj zone.
Zhvillimi ekonomik për këtë fshat duket të jetë ende i largët përsa kohë projekte të tilla mbeten ende në letër apo më keq akoma, vetëm ide./Marrë nga Faktoje.al
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ROMË- Konsulli i shqipërisë në Romë, Edmond Kumaraku është shkarkuar ditën e sotme me urdhër të Ministrisë së Jashtme.Lajmi për shkarkimin e konsullit Kuma...
LUSHNJE– Fermerët e jugut kanë vendosur që të zhvillojnë një protestë të madhe në Lushnje kundër rritjes së TVSH-së që sipas tyre ka ndikuar në uljen e &c...
FIER- Gjykata e Fierit ka vendosur sot masën arrest me burg për dy të rinjtë që grabitën me dhunë një banesë në Greshicë të Mallakastrës para dy ditëve. Ndërsa,...
TIRANË- Nuk ka fund skandali i indianëve mashtrues. Informacione të tjera janë bërë publike ditën e sotme, dhe shtohet se më 20 mars, në aeroportin e Rinas...
TIRANË-Tre personat të cilët u arrestuan ditën e sotme për vrasjen e Jurgen Kurtit kanë pranuar krimin në polici.Dosja.al mëson se Elsi Levendi, Alesio Ber...
TIRANË- Analisti Mustafa Nano ka folur dhe një herë në lidhje me pritjet e tij seksuale duke u shprehur se nuk është. Në një intervistë për gazetarin Rola...
TIRANË- Situatë e tensionuar në Autoritetin e Mediave Audiovizive, ku debati ka degjeneruar në grushta dhe përplasje fizike. Dosja.al mëson se shkak për kë...
9 vite nga zhdukja e saj, Anglia nis kërkimet për shqiptaren Bleona Mata. Mata është shpallur në kërkim nga shteti anglez pas një sërë përpjekjesh nga familja e...
TIRANË– Heroi i Luftës Nacionalçlirimtare, Kundëradmirali Ziqiri Mero ka mbushur ditën e sotme 99 vjeç. Kundëradmirali Mero, qëndrestar...
TIRANË– “Aleanca për mbrojtjen e Teatrit” ka publikuar një premtim të kryebashkiakut Erion Veliaj që e ka bërë në vitin 2015.“Edhe sa do mund të gënjejë ky...