LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ Analiza: Fushata fasadë me pak esencë dhe nota të theksuara te spektakli

Nuk mungon huazimi i elementeve të fushatave nga vendet perëndimore apo SHBA, por s’janë garanci për sukses. Edhe këtë herë, epiqendër mbeten liderët politikë dhe figurat e reja që në dukje po marketohen si një lloj pavarësie, por shërbejnë më shumë si dekor. Përfshirja e diasporës cilësohet si një eksperiment teatral.

4 Maj 2025, 07:23 Nga M.B
Zgjedhjet e 11 majit/ Analiza: Fushata fasadë me pak esencë dhe nota
Foto ilustruese

TIRANA- Strategjitë e komunikimit të partive politike në këtë fushatë zgjedhore duket se kanë një fokus të theksuar te fasada,  me nota të theksuara te spektakli, dhe jo tek esenca e mesazheve për votuesit. Beteja mes njëri-tjetrit vijon të mbetet peng i gjuhës denigruese të kundërshtarit dhe jo debatit produktiv dhe përplasjes së ideve, teksa në raport me elektoratin, politikanët po tentojnë të shfaqen më të ndjeshëm dhe më pranë tyre.

Përfshirja e elementeve të reja në komunikim si Podcast-et dhe përdorimi i gjerë i mediave sociale, vjen si një formë kontrolli për audiencat. Nuk mungon huazimi i elementeve të fushatave nga vendet perëndimore apo SHBA, por s’janë garanci për sukses. Edhe këtë herë, epiqendër mbeten liderët politikë dhe figurat e reja që në dukje po marketohen si një lloj pavarësie, por shërbejnë më shumë si dekor. Përfshirja e diasporës cilësohet si një eksperiment teatral.

Salla të mëdha të ndriçuara, sheshe të mbushura me skenografi dhe politikanë që kërcejnë të sinkronizuar në koreografi të mirëmenduara, veshje të shkujdesura trendy, “diss”-e reperash ku nuk ka shumë rëndësi teksti, por show. Fushata elektorale, edhe këtë herë nuk ka zhgënjyer në aspektin e spektaklit që po ofron, duke u qasur si një formë argëtimi më e përmirësuar se gallata e asaj paraardhëse, por ajo që nuk ka ndryshuar është mungesa e maturisë së politikës shqiptare.

Edhe këtë herë, ajo që po merr më shumë rëndësi është fasada ku partitë po investohen fort për të marrë vëmendjen e elektoratit, i cili në zgjedhjet e 11 majit do të drejtohet te kutitë e votimit për të zgjedhur përfaqësuesit që do të qeverisin katër vitet e ardhshme. Ekspertët e komunikimit gjykojnë se partitë në tërësi nuk kanë një strategji të qartë komunikimi për të përçuar mesazhet te votuesit.

Ato janë produkt i vendimmarrjeve spontane dhe peng i liderëve, të paktën për partitë e mëdha, teksa çdo “import” strategjie nga vendet e tjera qëndron artificialisht në realitetin shqiptar. Premtimet mbeten populiste, pa një argumentim logjik dhe elektorati po trajtohet si një audiencë, së cilës po tentohet t’i shitet një produkt i paketuar bukur.

Nga podcast-et e spektakli te konferencat tradicionale, “lufta” për vëmendje

Dy partitë më të mëdha, ajo Socialiste aktualisht në pushtet dhe ajo Demokratike në opozitë, kanë zgjedhur qasje të ndryshme në strategjinë e tyre të komunikimit. Kryeministri ka kaluar nga takimet “Gju më gju” me popullin që pamë në fushatën e kaluar, te rubrika “Sy më sy” me elektoratin, ku duket se edhe përfshirja e Podcast-eve është një element i ri që po i kushtohet vëmendje.

“Ramës i duhet, sepse kështu kontrollon besnikërinë e votës sipas metodës, fjalëve dhe përzgjedhjeve të tij. Ai nuk ka besuar ndonjëherë te media. Beson se vetë është më i aftë të bëjë politikën dhe median bashkë, më mirë sesa çdo gazetar e çdo politikan, prandaj edhe ka zgjedhur mënyrat ‘e reja’”, – nënvizon ekspertja e komunikimit, Edlira Gjoni.

Ndërkohë që qasja e Partisë Demokratike në një formë më tradicionale ka të bëjë me ndikimin që ka lideri i saj, Sali Berisha.

“Partia Demokratike është si Sizifi. Ka një shkëmb të madh mbi shpinë, që është historia, bëmat, njerëzit dhe emrat që e mbajnë peng zhvillimin e saj në një forcë tërheqëse politike. E këtë shkëmb ia kanë vënë në shpinë më të moshuarit e më të kontestuarit prej tyre, që mendojnë se ka ende mundësi të bëjë mrekulli.

Ndaj përpiqet me të gjitha metodat tradicionale të së kaluarës që ta nxjerrë këtë peshë në krye të malit të thepisur e të mbushur me votues që nuk ia zgjasin dot dorën ta ndihmojnë të ngjitet, sepse nuk besojnë më në të”, – shprehet znj. Gjoni. Lidhur me qartësinë apo me strukturimin që kanë strategjitë, sipas politologut dhe ekspertit të komunikimit Ermal Hasimja, Partia Socialiste është disi më e diferencuar se ajo Demokratike.

“Partia Socialiste është më e strukturuar dhe e qartë në ndjekjen e strategjisë së saj. Në të dy rastet, devijimet nga strategjitë zgjedhore janë kryesisht për shkak të ‘tekave’ të dy udhëheqësve Rama dhe Berisha. Ndërsa Rama tërhiqet shpesh nga elementi i spektaklit politik, Berisha ndikohet nga besimi te përvoja dhe intuita e tij politike”, – pohon z. Hasimja.

Qasja strategjike e partive ndikohet deri diku edhe nga pozitat që ato kanë sot. Sipas ekspertes së marketingut Edlira Mali, partia në pushtet tenton të projektojë stabilitet dhe forcë.

“Organizimi i takimeve në salla të mëdha, me pjesëmarrje masive apo në sheshe, synon të krijojë ndjesinë e mbështetjes së gjerë dhe legjitimitetit. Pamja vizive e një salle apo sheshi të tejmbushur është një mjet për të komunikuar autoritetin dhe për të ruajtur perceptimin e kontrollit”, – shprehet ajo.

Ndërsa partia në opozitë, sipas saj, synon të paraqitet si më afër qytetarëve të zakonshëm, duke organizuar takime në komunitete më të vogla, biznese apo zona rurale. Kjo qasje synon të forcojë narrativën e ndryshimit dhe të tregojë ndjeshmëri ndaj përditshmërisë së njerëzve.

Partitë e vogla në garë me njëra-tjetrën, sheshi i përballjes, rrjetet sociale

Rrjetet sociale janë kthyer në sheshin e betejës për partitë e  vogla, si efekt i lehtësisë më të madhe për të arritur elektoratin por edhe si pjesë e një strategjie bazë që nuk ka eksperiencën dhe burimet e partive të mëdha. Shpeshherë, të vegjlit janë vënë përballë njëri-tjetrit në një tentativë për të fituar pikë. “Është normale që partitë e reja të përplasen me njëra-tjetrën, sepse luftojnë për të njëjtën kategori votuesish. Kemi dy grupe strategjish.

Te kategoria e parë bën pjesë partia ‘Mundësia’, që ka një strategji dhe program të qartë ideologjik, me fokusin te shteti i vogël dhe çlirimi i sipërmarrjes. Te kategoria e dytë janë të gjithë partitë e tjera të reja që fokusohen përkundrazi te rritja e rolit të shtetit dhe premtime kryesisht populiste”, – shprehet z. Hasimja.

Ndërkohë parë në një panoramë më të gjerë, sipas ekspertëve të komunikimit, situata politike në vend nuk i favorizon shumë për t’u evidentuar.

“Disa prej tyre kanë tentuar të përdorin mirë rrjetet sociale për të përcjellë mesazhe më njerëzore dhe të përqendruara te çështjet konkrete. Por është arenë e vështirë me luanë e tigra të uritur politika shqiptare, e partitë e reja kanë hyrë në garë me nga një shpatë e mburojë gladiatori, e me ëndrra si të Ridley Scott e Russell Crowe. Po këtu, regjinë e kanë në dorë të uriturit”, shprehet znj. Gjoni.

Zgjedhje të reja, avaz i vjetër, gjuha vijon të mbetet denigruese

Pavarësisht sesa vite kalojnë, politika shqiptare duket se e ka të vështirë të ndryshojë diskursin e saj sa i takon kundërshtarit. Në përballje nuk vendosen argumentet, por ofendimet, duke ndryshuar epitetet e palës përballë herë pas here.

“Ndaj njëri-tjetrit, politikanët ende po përdorin gjuhë të ashpër e emocionale. Edhe pse në disa raste duket sikur ka përmirësim formal të stilit të komunikimit, toni i vërtetë mbetet shpesh i polarizuar, i mbushur me ironizime, denigrim të kundërshtarit dhe me fokus e figura personale dhe jo tek argumenti politik”, – nënvizon ekspertja Gjoni.

Gjuha e përdorur nga politika duket se vjen si efekt i mungesës së ideve dhe debatit esencial mes partive politike, të cilat preferojnë të jenë peng i retorikës së ndërtuar në tri dekada dhe me të cilën kanë ushqyer votuesit çdo herë.

“Gjuha është ajo e përhershmja. Nëse kjo gjuhë dhe mungesa e debatit ideologjik na duken normale, kjo vjen, sepse tashmë jemi mësuar me këto prej 30 vitesh.

Kjo gjuhë dhe mungesa e debatit të ideve janë në njëfarë mënyre fyerje e inteligjencës së një pakice votuesish me nivel më të lartë shkollimi e kulture politike, por këta janë tepër pak për t’u marrë parasysh nga përllogaritjet e politikanëve e rrjedhimisht nuk merren parasysh”, – shprehet z.Hasimja.

Në të njëjtën linjë është edhe ekspertja Edlira Mali, e cila gjykon se sulmet personale, marketingu negativ dhe mungesa e përballjeve të drejtpërdrejta kanë zëvendësuar debatet e vërteta mbi politikat dhe vizionet.

“Në vend të argumenteve të bazuara në fakte, vëmendja është zhvendosur te komentet sarkastike dhe mesazhet emocionale, të cilat mund të jenë tërheqëse për votuesit e rinj, por në thelb dëmtojnë cilësinë e debatit publik. Gjuha e përdorur në rrjetet sociale nga liderët politikë ngjan gjithnjë e më shumë me stilin e komunikimit të audiencave dixhitale: meme, dis, ironi dhe përçmime të tërthorta ose direkte”, – thotë ajo.

Në përballje me njëri-tjetrin duket se politikanët nuk kursehen në epitete, por në raport me elektoratin duket se ka një përmirësim të lehtë duke tentuar të kemi një dozë më të shtuar ndjeshmërie në komunikim.

Elementet e huazuara nuk janë garanci për sukses, epiqendër e fushatës mbetet lideri

Përfshirja e konsulencave të huaja apo elementeve risi në fushata nuk është diçka e re për Shqipërinë. Kjo ka ndodhur vazhdimisht edhe në të kaluarën. Por a e shohin ekspertët e komunikimit këtë si një garanci për sukses?

“Në këtë pyetje do të mjaftohem vetëm të them se gruri nuk rritet në gur. Në gur rritet qepa, për shembull. Ose sherbela. Nuk mund të sjellësh farën që lulëzon në një tokë tjetër e të presësh që të shpërthejë edhe në një parcelë me përbërje e klimë ndryshe. Megjithatë, suksese metodistëve të rinj”, – shprehet znj. Gjoni.

Një orientim i pastër drejt strategjive që aplikohen në fushatat zgjedhore në SHBA shpesh kërcet në realitetin shqiptar.

“Ka një mospërputhje të dukshme me realitetin shqiptar, ku kultura e komunikimit politik është ende e ndikuar nga personalizimi ekstrem dhe mungesa e transparencës. Shpesh inovacioni është thjesht imitues dhe jo funksional. Nuk mjafton të huazosh metodat dhe taktikat pa një përshtatje të duhur”, – shprehet znj. Mali.

Por qartësisht në mënyrën sesi orientohen fushatat dhe ku e vendosin ato theksin është vendim i liderit. Ekspertët e komunikimit bien dakord se, edhe këto zgjedhje, pavarësisht një tentative për të nxjerrë në pah figura të reja,  nuk kanë mundur të bëjnë diferencë dhe kanë shërbyer si dekor i liderëve të partive.

“Partitë janë organizata vullnetare dhe të lira të kenë rregullat e tyre. Në mënyrë të natyrshme, ato priren drejt elitizmit e hierarkisë, aq më tepër në kuadër të traditave dhe kulturës politike shqiptare. Prandaj në të gjithë skenën politike, elementi i ri është një krijim i kryetarit dhe si i tillë, vështirë se mund ta eklipsojë atë”, – shprehet politologu Hasimja./ Monitor

zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve