LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhja e Begajt si President, VOA: 1 votë e mori nga Opozita

LSI nga ana e saj kishte deklaruar para nisjes së seancës se do të votonte kundër. Pjesa tjetër e opozitës nuk u përfshi në votim.

4 Qershor 2022, 21:10 Nga DOSJA
Zgjedhja e Begajt si President, VOA: 1 votë e mori nga Opozita
Edi Rama dhe Bajram begaj

TIRANË- Në Shqipëri, ish shefi i Shtabit të përgjthshëm, gjeneral-majori Bajram Begaj do të jetë presidenti i ri i vendit. I propozuar 24 orë më parë nga shumica socialiste në pushtet, zoti Begaj u zgjodh sot në mbrëmje, po me votat e saj, për t’u ngjitur në postin më të lartë të shtetit. Ai mori 78 vota, nga të cilat 74 llogaritet të jenë të socialistëve, 3 të partisë Socialdemokrate, dhe një votë në favor mendohet të ketë kaluar nga 6 deputetët e opozitës (3 të LSI-së dhe 3 të PDIU-së) që morën pjesë në votim. 1 votë tjetër ishte abstenim dhe 4 kundër. LSI nga ana e saj kishte deklaruar para nisjes së seancës se do të votonte kundër. Pjesa tjetër e opozitës nuk u përfshi në votim.

Deputetët që mbështesin ish kryeministrin Sali Berisha, i cili ka marrë drejtimin e PD-së, u larguan nga salla, ndërsa një pjesë tjetër, që njeh si kryetar të grupit demokrat zotin Enkelejd Alibeaj, nuk morën pjesë në seancë. Ata që mbrëmë ngritën akuza direkte ndaj zotit Begaj, ndërsa deklaruan se kryeministri “nxorri sot nga xhepi zarfin me emrin e kandidatit të paracaktuar nga mafia e pronave shtetërore”, një referencë direkte për një pjesë të pronave të ushtrisë që kanë kaluar në duart e privatëve.

Votimi i sotëm, ishte i katërti në radhë, ndërsa 3 të mëparshmit, ku kërkohej një shumicë e cilësuar, dështuan pasi shumica dhe opozita nuk arritën të gjenin një marrëveshje për zgjedhjen e një figure konsensuale.

Presidenti i zgjedhur e ndoqi procesin e votimit në sallën e parlamentit. Ai do të marrë detyrën më 24 korrik. Kryeministri Edi Rama tha pas seancës së sotme se “i kemi dhënë Shqipërisë një president normal, një figurë të pakontestueshme në aspektin e integritetit, humanizmit dhe patjetër dhe të përkushtimit për vendin dhe për njerëzit”.

Seanca u parapri gjatë ditë me përmbylljen e një sërë procedurave, që nisën herët me mbledhjen e grupit parlamentar të shumicës. Mbrëmë, në kryesinë e partisë së tyre, socialistët shpenzuan të paktën afro dy orë në diskutime që siç u tha përfshinë një mori kandidaturash për presidentin e ri të vendit, përpara se të vendosnin për emrin e shefit e Shtabit të përgjithshëm. Ndërsa në grupin parlamentar, një gjë e tillë nuk u pa e nevojshme. Ose më saktë, kështu vendosi, kryeministri Edi Rama, pavarësisht se në të vërtetë deputetët janë ata që do shpreheshin më pas me votë për të ngjitur gjeneral-majorin Bajram Begaj në majën më të lartë të piramidës shtetërore.

“Grupi do të votojë në unanimitet të plotë e nuk ka nevojë të diskutojmë për këtë në aspektin e vendimmarrjes politike për votimin e Presidentit të ri të Republikës”, deklaroi kryeministri në mbledhjen e grupit. Deputetët socialist u mjaftuan me shpjegimin e zotit Rama për procedurat e ndjekur mbrëmë në kryesi dhe me arsyet se përse sipas tij kandidatura e propozuar kishte qenë zgjedhja e duhur. "Përmbush nevojën alarmante që ka gjithë ngrehina institucionale e shtetit për një njeri normal në zyrën e kreut të shtetit, për një figurë me një profil sa të lartë në aspektin institucional, sepse bëhet fjalë për shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, aq edhe të pa angazhuar në gjithë përplasjet apo rrugët që kryqëzohen në arenën politike”, u shpreh zoti Rama. Më pas, gjysma e 74 deputetëve të shumicës përmbyllën anën protokollare, duke firmosur propozimn në mbështetje të kandidatit të përzgjedhur.

Shefi i Shtabit të përgjithshëm, i cili që mbrëmë la mënjanë uniformën ushtarake, ndërsa u paraqit me veshje civile në takimin me kryeministrin, sot zyrtarizoi dorëheqjen duke firmosur kërkesën për lirimin nga detyra.

Ish kryeministri Berisha foli sot për një situatë të rrezikshme në lidhje me kufizimet e kushtetutës për emërimet në poste politike të ushtarakëve. Sipas tij “do të ishte antikushtetuese, e turpshme dhe jashtë çdo llogjike ligjore te shpallje ushtarak jo aktiv atë që kalon nga karrigia më e lartë e Ushtrisë, në karrigen më të lartë të shtetit. Në rast se gjeneral Begaj kishte ambicie politike, ai duhet prej kohësh të kishte hequr dorë nga funksionet ushtarake”.

Situata u duk se po komplikohej, për shkak dhe të faktit se presidenti Ilir Meta, i cili duhej të firmoste lirimin e gjeneralit, ndodhet prej dy ditësh në një aktivitet zyrtar në Stamboll. Megjithatë, kreu i Shtetit, e hodhi firmën e tij, prej andej, duke shmangur ndezjen e një debati juridik mbi këtë çështje.

Presidenti i zgjedhur mori menjëherë urimet e ambasadës amerikane në Tiranë. “Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ai kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ne presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona”, deklaron ambasada e Shteteve te Bashkuara.

Marrë nga VOA

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri