Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Partitë politike kanë përmbushur detyrimin nga ligji për zgjedhjet që 30 për qind e kandidatëve për zgjedhjet e 9 shkurtit të jenë gra, gjë që për veprimtarët humanitarë është e pamjaftueshme, meqë ligji për barazinë gjinore në vend parasheh që përfaqësimi të jetë 50 për qind.
KOSOVË- Ndërsa partitë politike pohojnë në fushatën për zgjedhjet e së dielës se do të investojnë në përmirësimin e gjendjes së grave në Kosovë, veprimtare të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të grave vendosën në ndërtesën e parlamentit një mbishkrim “Politika për barazi – jo paga për riprodhim”. Ato thanë se në programet e partive politike çështjet që ndërlidhen me gratë i përqendrojnë kryesisht në aspekte të riprodhimit.
“Një parti premton 500 euro, një tjetër 5 mijë, të tjerat paga e shtesa për lehonat por jo si mbështetje për gratë. Por si një mekanizëm për t’i mbajtur ato të ngujuara në role të kujdesit. Për t’i shtyrë drejt lindjeve në emër të sigurisë së kombit dhe rritjen e natalitetit. E gjithë kjo është një strategji për të forcuar kontrollin mbi trupin e gruas, për ta bërë prodhimin një detyrë dhe jo një zgjidhje, jemi këtu për ta shpallur rezistencën tonë”, tha Eleta Shala nga Rrjeti i Grave të Kosovës.
Partitë politike kanë përmbushur detyrimin nga ligji për zgjedhjet që 30 për qind e kandidatëve për zgjedhjet e 9 shkurtit të jenë gra, gjë që për veprimtarët humanitarë është e pamjaftueshme, meqë ligji për barazinë gjinore në vend parasheh që përfaqësimi të jetë 50 për qind. Në tubime partitë janë përqendruar në aspektet ekonomiko sociale kur bëhet fjalë për gratë.
“Secilës grua do të ja japim për gjashtë muaj, në ndërrmarje private ku punësohet, pagën minimale si bonus. Gjysheve e gjyshërve që do të kujdesen për fëmijët prej moshës 1 deri në 3 vjeç, kur të dy prindërit janë në punë, do të ua japim një shtesë mujore 100 euro”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një tubimi të lëvizjes Vetëvendosje.
“Për nënat e reja, për prindërit e rinj, 100 euro subvencion për çdo fëmijë që shkon në kopshte private, për më shumë - përkrahje nëpërmjet subvencioneve dhe granteve për lehtësim në qasjen në financa”, tha kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza gjatë një tubimi.
“Për çdo të porsalindur në Kosovë për vitin e parë të lindjes të gjitha shpenzimet do t’i mbulojë qeveria jonë. Ta kenë shëndetin e jetën, për gjërat tjera kujdeset shteti i Kosovës”, tha gjatë një tubimi kandidati për kryemininstër i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku.
“Ne refuzojmë politikat konservatore që në maskën e premtimeve financiare janë në fakt një sulm frontal ndaj autonomisë sonë trupore. Nuk do ta pranojmë asnjë fushatë që kërkon të rrisë lindshmërinë në këmbim të lirisë sonë. Nuk do të lejojmë që të drejtat tona riprodhuese të shkelmohen për agjenda populiste e nacionaliste”, tha ndërkaq sot zonja Shala nga Rrjeti i Grave.
Valmira Rashiti, hulumtuese e politikave gjinore, i tha Zërit të Amerikës se trajtimi i barazisë gjinore nga partitë politike në Kosovë është sipërfaqësor dhe nuk përkon me nevojat e vendit.
“Fakti që as në programet e tyre nuk e kanë parë të denjë të targetojnë dhunën në familje, nivelin e ultë të punësimit të grave, diskriminimin në punësim, ngacmimet seksuale që ndodhin edhe në treg të punës, kjo ka qenë tepër shqetësuese për ne. Rrjedhimisht jemi pesimiste mbi atë se çfarë do të bëjë një qeveri në ardhje kur në programe nuk e kanë reflektuar vet zotimin e tyre për barazi gjinore”, thotë ajo.
Në një analizë të publikuar së fundmi nga Qendra e Kosovës për Studime Gjinore thuhet se barazia gjinore dhe fuqizimi i grave nuk janë integruar qartë në programet e partive politike. Sipas kësaj analize, “Lidhja Demokratike e Kosovës përmend barazinë gjinore vetëm katër herë në programin e saj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që garon me Nismën dhe partnerët, vetëm njëherë përmend ‘barazinë dhe drejtësinë gjinore’, ndërsa Partia Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk e përmendin fare këtë çështje në programet e tyre”.
Me mesatarisht mbi dy mijë e 500 raste në vit, dhuna në familje mbetet ndër shqetësimet kryesore për gratë në Kosovë, pasuar nga sfida të tjera si pabarazia ekonomike apo shkalla e ultë e përfaqësimit në jetën publike./VOA
Haradinaj dhe Kurti KOSOVË- Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se Kosov...
agron shehaj TIRANË- Një përplasje në rrjetet sociale ka ndodhur mes kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe atij t&...
edi rama TIRANË- Institucionet shqiptare përgënjeshtrojnë kryeministrin Edi Rama për kërcënimin që sjell platforma ...
adriatik lapaj, agron shehaj TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka hedhu...
Takimi SHBA- Anëtarë të Kongresit amerikan, si edhe anëtarë parlamentesh të vendeve evropiane dhe Ballkanit Perëndimor, ...
sali berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se një rëndësi të veçantë, programi i PD për bujq&e...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në prezantimimn e programit të qeverisjes 2025-2029 p&...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar kjo forcë politike shikon te sektori i bujqësisë n...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në prezantimin e programit të Qever...
Takimet KOSOVË- Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde në një postim të publikuar së fundmi në "X" ka bër&eu...