30 Gusht 2024, 22:11
Nga r.ll

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pragë ku po merr pjesë në forumin e sigurisë "GLOBSEC". Në një prej tryezave, ku u diskutua për temën “Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor”, kryeministri u pyet nga moderatori Steve Clemons, nëse Rusia ka tentuar të ndërhyjë në qeverinë shqiptare. Në përgjigjen e tij kryeministri tha se kjo nuk ka ndodhur aspak, ndërsa u shpreh më tej se Shqipëria është një vend që ka “larë duart” me shtetin rus që në vitin 1990 dhe se Rusia nuk gjen dot as spiunë, që t’i bëjë dëm Shqipërisë.
"Kur komunistët vendosën të heqin qafe Stalinin, ne i qëndruam besnikë. Pra ne jemi besnikë. Edhe kur BE dhe SHBA mos jenë aty, ne do të vazhdojmë të jemi. Duke qenë vend stalinist deri në vitin 90-të, nuk ishim vend interesant për Rusinë, dhe nuk kemi patur vizita të nivelit të lartë. Rusia është një vend i madh, por se kam kuptuar asnjëherë që pse Dostojevski nuk lejohet në disa Universitete. Sa i përket Rusisë nuk jemi të interesuar, dhe Rusia nuk mund të gjejë spiunë apo njerëz në Shqipëri që të përmbushë interesat e tyre. Nuk kemi patur asgjë të madhe. Aty ku Rusia është shumë e fuqishme apo influente ësthë në pjesë të tjerë të Ballkanit, prandaj duam që të përfundojë konflikti Serbi-Kosovë. Kjo është arsyeja se pse sa më shumë ta lidhim integrimin e BE me NATO-n, do të ishte më mirë.", tha konkretisht Rama në Pragë.
Siç duket kryeministri ka zgjedhur mos të përmendë vizitën e tij bashkë me delegacionin që e shoqëronte, para 4 vitesh në Moskë ku zhvilloi takim ballë për ballë me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.
edi rama rusi
Politike
30 Gusht 2024, 21:41
r.ll
meloni ne shengjin
ITALI - Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka folur së fundmi lidhur me hapjen e qendrave të pritjes së emigrantë...
Politike
30 Gusht 2024, 21:09
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbrëmjen e sotme i ka bërë thirrje punëtorëve të met...
Politike
30 Gusht 2024, 20:50
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur si &ccedi...
Politike
30 Gusht 2024, 20:11
r.ll
elisa spiropali
ITALI- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim në Horën e Arbëreshëvet, në Itali p...
Politike
30 Gusht 2024, 19:44
S.B
Rama dhe Clemons
PRAGË- Pak para prezantimit në skenën e forumit Globsec 2024 të kryeministrit Edi Rama, moderatori Steve Clemons ...
Politike
30 Gusht 2024, 18:51
S.B
Edi Rama
PRAGË- Kryeministri Edi Rama në forumin "GLOBSEC" me moderatorin Steve Clemons, u pyet lidhur me mënyrën sesi ai arr...
Politike
30 Gusht 2024, 18:25
S.B
Edi Rama
PRAGË- Kryeministri Edi Rama gjatë bisedës në forumin GLOBSEC 2024 i cili po zhvillohet në Pragë, u pyet lidhur...
Politike
30 Gusht 2024, 18:17
edi rama
PRAGË- Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Forumin e Sigurisë GLOBSEC 2024, u pyet nga moderatori Steve Clemons n&e...
Politike
30 Gusht 2024, 18:12
r.ll
edi rama
PRAGË- Në një prej tyrezave në forumin "GLOBSEC" me moderatorin Steve Clemons, ku u diskutua për temën “Rajoni...
Politike
30 Gusht 2024, 17:57
r.ll
edi rama
PRAGË- Kryeministri Edi Rama gjatë forumit "GLOBSEC" në Pragë ka komentuar edhe situatën aktuale në rajonin e Ballka...