5 Shkurt 2026, 20:28
Nga D.S
Foto nga vendngjarja
LEZHË- Janë publikuar pamjet nga atentati me kallashnikov, dy ditë më parë në fshatin Rrilë në Lezhë. Nga një postim në Facebook, të gazetarit investigativ Artan Hoxha, tregohen përmasat e frikshme të sulmit në mbrëmjen e 1 shkurtit. Nga videoja e siguruar, evidentohen dy persona me xhupa dhe me kapuçë në kokë që qëllojnë drejt berberhanes me breshëri automatiku.
Më pas njëri prej tyre fshihet pas një makine të bardhë. "Në shkëmbimin e zjarrit dyshohet se janë përfshirë të paktën 4 persona, dy me pistoleta nga brenda lokalit dhe dy me kallashnikovë nga jashtë lokalit", shkruan gazetari Hoxha.
Si ndodhi ngjarja ?
Plagosja ndodhi mbrëmjen e shkuar në qendër të fshatit Rrilë, në Lezhë. Autoritetet mbërritën në vendin e ngjarjes disa minuta pasi mbi një dyqan ishin lëshuar breshëri plumbas. Si pasojë i plagosur ka mbetur Sokol Daci, 30 vjeç, i cili në atë moment ka qenë brenda ambienteve të berberhanes.
Nga pamjet duket se atentatorët kanë qëlluar me breshëri dhe fasada e dyqanit është bërë shoshë. 30-vjeçari është nisur menjëherë në drejtim të spitalit rajonal të Lezhës, për ndihmën e parë, e më pas është transportuar drejt Spitalit të Traumës për të marrë nidhmën e specializuar mjekësore. Policia bën me dije se ka nisur hetimet, për të zbardhur ngjarjen.
Në atentat mbetën të plagosur pronari i berberhanes Sokol Daci, dhe Merando Nikula. Shënjestra e sulmit ishte Merando Nikulaj, i cili u plagos në këmbë dhe ndodhet ende në kërkim. Policia ka identifikuar si autorë tre personat Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka dhe Kevin Ndoka. Efektivi Besart Kovaçi është arrestuar për shpërdorim detyre, pasi ka qëlluar me armë drejt agresorëve dhe mbetet e paqartë roli i tij./Dosja.al
atentati ne lezhe lezhe sulmi me kallash nikov drejt berberhanes
Aktualitet
5 Shkurt 2026, 19:26
D.S
UÇK
Një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtetas i Kosovës, është arrestuar nga autorit...
Aktualitet
5 Shkurt 2026, 19:18
E.d
Foto ilustruse
GJIROKASTËR- Policia ka nisur proccedimin penal ndaj një 55-vjeçari , pasi tentoi të dilte nga Shqipër...
Aktualitet
5 Shkurt 2026, 18:39
E.d
BERAT- Policia ka nisur procedimin penal ndaj një 39-vjeçari në qytetin e Beratit. Kjo pasi, ai shiste ora kontrabandë dhe imitime ...
Aktualitet
5 Shkurt 2026, 18:26
D.S
Alfred Moisiu
TIRANË- Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, vijon të jetë i shtruar në spitalin “Nënë ...
Aktualitet
5 Shkurt 2026, 18:18
E.d
Foto ilustruse
ELBASAN- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 39-vjeçar në Elbasan. Ai është arrestuar nga forcat bl...
Aktualitet
5 Shkurt 2026, 18:07
E.d
Foto ilustruse
KAMËZ- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 15-vjeçar në Kamëz. Ai është arrestuar nga forc...
Aktualitet
5 Shkurt 2026, 17:55
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bathore. Automjeti me drejtues një 40-vjeçar, ka h...
Aktualitet
5 Shkurt 2026, 17:39
D.S
Irena Gjoka
TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur shqyrtimin për gjyqtaren Irena Gjoka. Kërkesën n...
Aktualitet
5 Shkurt 2026, 17:39
Elton Qyno
Foto ilustruse
Teksa ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Posaçme, Henrik Hoxhaj, fliste para gjyqtarëve për plani...
Aktualitet
5 Shkurt 2026, 16:45
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë Musa Gjikola, Erj...