LIVE UPDATES
Politike

“Unë kam thënë që do legalizojmë ndërtimet e vjetra”/ Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit 

Ai shtoi se lëndina e gjelbër u zaptua dhe u vunë me shpejtësi disa shtëpi druri, duke theksuar se në dimër nuk kishe as mundësi për turizëm.

21 Korrik 2026, 16:21 Nga E.d
“Unë kam thënë që do legalizojmë ndërtimet e
Edi Rama

SHKODRA- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se nuk është e vërtet që ai u ka thënë banorëve të Thethit: “Vazhdoni ndërtoni se do i legalizojmë”. Gjatë një bashkëbisedim me banorët e zonës, Rama u shpreh se ka thënë se do të legalizohen ndërtimet e vjetra.

Në lidhje me këtë, lideri i qeverisë tha se banorët kanë keqintepretuar fjalët e tij dhe kjo solli sipas tij 'zaptimin' e zemrës së Thethit.

Ai shtoi se lëndina e gjelbër u zaptua dhe u vunë me shpejtësi disa shtëpi druri, duke theksuar se në dimër nuk kishe as mundësi për turizëm. Në fund, kryeministri tha se me leje dhe me projekte cilësore, qeveria po zhvillon vendin.

Kryeministri Edi Rama: Asgjë tjetër nga këto që thuhen nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën. Dhe dua të them edhe një gjë tjetër, sepse është hera e parë që vij këtu pas "tritolit", që thotë ajo zonja. Është tërësisht e pavërtetë dhe ju jeni të gjithë dëshmitarë që unë kam ardhur këtu dhe kam thënë: "Vazhdoni ju, ndërtoni se ne do t'i legalizojmë." Kjo është e pavërtetë, sepse nuk kam si ta them, se do të isha në shkelje të ligjit. Unë kam ardhur këtu dhe kam thënë që do të legalizojmë ekzistueset. Do të legalizojmë, duke filluar nga ndërtimet e vjetra, sepse, siç e dini ju, edhe ata që kanë trashëguar kulla në një zonë si kjo, e cila është park natyror i mbrojtur, nuk kishin letra, apo jo? Nuk ia vinte njeri kullën në hipotekë, sepse i thoshin: "Je në zonë të mbrojtur." Dhe, duke qenë në zonë të mbrojtur, ti e mbaje kullën e katragjyshit tënd, nuk ta mohonte njeri, nuk vinte njeri të ta prishte, por ti nuk e bënit dot pronën tënde. Është kështu apo jo? Kullat

Pastaj erdhi realiteti i krijuar nga vetë ata që ndërtuan më pas pa leje, në kushtet kur këtu s'kishte asgjë dhe kur ata nuk e braktisën vendin, por filluan heroikisht, sepse ata të parët janë edhe këtu, por pionierët e zhvillimit të Thethit kanë qenë heronj. Këtu s'kishte rrugë, këtu s'kishte as drita, asgjë. Ndërkohë, do t'ju japë ministri edhe një lajm pozitiv lidhur me çështjen e qëndrueshmërisë së furnizimit me energji, por kur të marrë fjalën.

Dhe ajo që unë kam thënë dhe që i kemi qëndruar pikë për pikë është: do të legalizohen ata që ekzistojnë. Ajo që ndodhi, dhe ju e dini shumë mirë, ishte që pas vizitës sime shpërtheu ndërtimtaria e paligjshme këtu. A thua se u mor leja që: "O burra!", dhe me idenë që, meqë do të legalizohen, hajde po futem. U arrit të goditej zemra e Thethit, kartolina botërore e Thethit. Po të shkruash "Theth" në të gjitha gjuhët e botës në Google, pamja e parë që del është kisha me lëndinën e gjelbër. Lëndina e gjelbër u zaptua, u vunë me shpejtësi disa shtëpi druri, u rrethua, u shtrua me zhavorr dhe u kthye në një plagë mu në mes të Thethit./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet