LIVE UPDATES
Politike

“Torta” 16 miliardë euro e investimeve, rritja pa vlerë të shtuar e pasurive të paluajtshme

Shifrat tregojnë rritje të përshpejtuar të Investimeve të Huaja Direkte, që është përcaktuar nga vijimësia e rritjes së flukseve të reja të investimit (flukse të reja apo fitime të riinvestuara), por pjesërisht edhe nga faktorë të tjerë.

9 Nëntor 2025, 08:29 Nga E. D
“Torta” 16 miliardë euro e investimeve, rritja pa vlerë
foto ilustruese

SHQIPËRI- Vlera e Investimeve të Huaja Direkte në ekonominë shqiptare është rritur me ritme të larta në vitet e fundit. Në mesin e këtij viti, Banka e Shqipërisë vlerësonte se stoku i Investimeve të Huaja Direkte ka arritur në afërsisht 16 miliardë euro. Stoku i investimeve të huaja pothuajse është dyfishuar në pesë vitet e fundit, ndërsa është rritur me 237% krahasuar me një dekadë më parë.

Shifrat tregojnë rritje të përshpejtuar të Investimeve të Huaja Direkte, që është përcaktuar nga vijimësia e rritjes së flukseve të reja të investimit (flukse të reja apo fitime të riinvestuara), por pjesërisht edhe nga faktorë të tjerë.

Bazuar në metodologjitë e përdorura për matjen e investimeve të huaja, flukset e reja vlerësohen me kursin e këmbimit mesatar të periudhës, ndërkohë që stoku vlerësohet me kursin e ditës së fundit të periudhës.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në rritjen e stokut të investimeve duhen llogaritur edhe ndryshimet nga kursi i këmbimit, ndryshimet nga çmimi dhe ndryshime të tjera. Kjo nënkupton se stoku i investimeve të huaja rivlerësohet në mënyrë periodike duke reflektuar edhe ndryshimin e çmimit të aseteve.

Konkretisht, forcimi i Lekut në kursin e këmbimit valutor ka pasur një efekt pozitiv në rritjen e stokut ekzistues së Investimeve të Huaja Direkte, që shprehet në monedhën Euro. Gjithashtu, edhe rritja e çmimit të aseteve, veçanërisht të pasurive të paluajtshme, vlerësohet se ka luajtur rol pozitiv në ecurinë e Investimeve të Huaja Direkte.

Energjia dhe industria nxjerrëse ruajnë kryesimin

Sektori me vlerën kryesore të investimeve të huaja në ekonominë shqiptare vazhdon të jetë energjetika. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në mesin e këtij viti, stoku i investimeve të huaja në energjetikë arriti vlerën e 3.72 miliardë eurove. Krahasuar me mesin e vitit 2020, vlera e Investimeve të Huaja Direkte në energjetikë është rritur me 52%.

Investimi më i madh i huaj në energjetikë ka qenë gazsjellësi Trans Adriatik (TAP), që vlerësohet të ketë dhënë kontributin kryesor në ecurinë e investimeve të huaja në këtë sektor. Megjithatë, projekte të rëndësishme të investimit në energjetikë ka pasur edhe në aktivitetin e prodhimit të energjisë.

Këto projekte fillimisht janë shtrirë kryesisht në sektorin e energjisë hidrike, nga Verbund, Statkraft apo Ayen Enerji. Megjithatë, në vitet e fundit ka një rritje të interesit për investime në energjinë diellore.

Investimi më i madh ka qenë ai i realizuar në parkun fotovoltaik të Karavastasë, nga kompania franceze Voltalia, por ndërkohë projekte të rëndësishme në fazë zbatimi po kryhen edhe nga investitorë të tjerë të huaj.

Industria nxjerrëse është sektori i dytë për nga vlera e Investimeve të Huaja Direkte në ekonominë shqiptare. Në mesin e këtij viti, stoku i investimeve të huaja në këtë sektor arriti në 2.63 miliardë euro. Që nga mesi i vitit 2020, vlera e investimeve të huaja në industrinë nxjerrëse është rritur me 164%.

Investimet në industrinë nxjerrëse u takojnë kryesisht dy investitorëve kryesorë, kompanisë me kontroll kinez të regjistruar në Kanada, Bankers Petroleum dhe kompanisë holandeze Shell.

Megjithatë, vitin e kaluar, Shell vendosi të tërhiqej nga shpimet në zonën e Shpiragut, pa e gjetur të leverdishme nxjerrjen në shkallë të gjerë të rezervave të naftës të zbuluara në atë zonë.

Por pas pandemisë po dominojnë pasuritë e paluajtshme

Tendenca më e dukshme në ecurinë e investimeve të huaja, sipas sektorëve në vitet e fundit, është rritja e shpejtë e pasurive të paluajtshme.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në mesin e vitit 2025, Investimet e Huaja Direkte në pasuri të paluajtshme arritën në gati 2.3 miliardë euro.

Në pesë vitet e fundit, vlera e investimeve të huaja në real estate është rritur me 346%. Ky sektor ka shënuar rritjen më të shpejtë të investimeve të huaja në këtë periudhë.

Gjithashtu, sektori real estate dominon dukshëm edhe strukturën e flukseve të reja të investimit në real estate për pesë vitet e fundit.

Në periudhën qershor 2020 – qershor 2025, investimet e huaja në real estate arritën në 1.5 miliardë euro, ose 21% e gjithë flukseve të reja të investimeve për këtë periudhë. Ndjekin, me diferencë të konsiderueshme, sektorët e tjerë, si industria nxjerrëse, me 17% dhe aktivitetet financiare, me 16%.

Bumi turistik, sidomos pas pandemisë, i ka dhënë hov një cikli të ri të rritjes së sektorit të pasurive të paluajtshme.

Blerësit e huaj duket se kanë qenë një shtysë e rëndësishme në rritjen e këtij tregu, duke kontribuar me një pjesë të mirë të kërkesës për prona. Sipas agjentëve të pasurive të paluajtshme, blerjet e shtetasve të huaj ose jorezidentë janë të përqendruara kryesisht në zonat bregdetare të vendit.

Është fakt i njohur që tregu i pasurive të paluajtshme në bregdet ka tërhequr që para vitit 2020 blerës sidomos nga vendet fqinje, veçanërisht shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut dhe pjesërisht edhe blerës nga vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, sidomos nga Polonia.

Por, pas vitit 2020, duket se ka një zgjerim të hartës së vendeve të origjinës së investitorëve të jashtëm në prona, duke përfshirë edhe blerës nga Europa Veriore dhe Perëndimore.

Çmimet më të ulëta krahasuar me vendet bregdetare të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe hyrja e Shqipërisë në hartën e turizmit europian kanë qenë faktorë nxitës të kësaj kërkese.

Në afat të shkurtër, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme kanë dhënë kontribut pozitiv në ecurinë e flukseve të huaja të kapitalit në ekonominë shqiptare dhe në nxitjen e ekonomisë së brendshme.

Megjithatë, në një perspektivë më afatgjatë, rritja e varësisë së investimeve të huaja nga pasuritë e paluajtshme shtron pasiguri. Në përgjithësi, tregu i pasurive të paluajtshme ka një ecuri ciklike. Rritja e shpejtë e çmimeve në vitet e fundit gradualisht pritet ta ulë kërkesën dhe ta bëjë ofertën shqiptare në prona më pak tërheqëse, sidomos po të kemi parasysh problemet e zhvillimit dhe urbanizimit të zonave bregdetare në Shqipëri.

Nga ana tjetër, efekti ekonomik në kohë i investimeve në pasuri të paluajtshme është më i ulët krahasuar me investimet në aktivitete sipërmarrëse.

Për shembull, investimi në një hidrocentral, në një fabrikë ose në një bankë siguron prodhim dhe punësim afatgjatë në kohë. Investimi në një pasuri të paluajtshme ka ndikim më të dobët në zinxhirin ekonomik.

Ky efekt mund të jetë i kufizuar kryesisht në konsumin sezonal të zotëruesve (ose eventualisht të qiramarrësve të huaj) të këtyre pronave në vendin tonë.

Në mënyrë indirekte, rritja e investimit në prona mund të ketë ndikim në shtimin e pranisë së individëve dhe subjekteve të huaja, duke krijuar premisa për projekte të reja sipërmarrjeje dhe investimi.

Megjithatë, një strukturë investimesh të huaja e mbështetur në masë të madhe te pasuritë e paluajtshme në teori ka potenciale më të dobëta për të mbështetur një zhvillim ekonomik afatgjatë.

Sektori bankar, kontribuues i rëndësishëm

Sektori financiar ngelet një ndër kontribuuesit kryesorë me investime të huaja në ekonominë shqiptare. Në mesin e këtij viti, stoku i investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme arriti në rreth 1.77 miliardë euro, në rritje me 65% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Pas vitit 2015, pati një tendencë të daljes së disa prej grupeve të mëdha financiare nga tregu shqiptar dhe zëvendësimit të tyre nga sipërmarrja vendase. Megjithatë, kjo nuk e ka frenuar rritjen e stokut të investimeve të huaja në këtë sektor.

Arsyeja e parë është se në disa raste, dalja e investitorit të huaj u zëvendësua me hyrjen e një tjetër investitori të huaj, siç ishte, për shembull, rasti i blerjes së bankave Societe Generale dhe Alpha Bank nga grupi hungarez OTP.

Ndikim më modest në vlerë, por për t’u përmendur si tipologji, kanë pasur edhe investimet në institucione financiare jobankare, kryesisht me fokus mikrokredinë, si IuteCredit apo Kredo Finance.

Por, elementi me ndikimin kryesor besohet se ka qenë rritja e kapitalit të investuar në sektorin bankar nga investitorët ekzistues. Kjo lidhet si me rritjen organike të sektorit, ashtu edhe me kërkesat gjithnjë e më të mëdha rregullatore për kapitalizim nga Banka e Shqipërisë.

Sektori financiar ndiqet nga ai i informacionit dhe komunikimit, tjetër degë ku kapitali i huaj ka pasur historikisht një prani të rëndësishme.

Investimet e huaja në këto aktivitete në mesin e këtij viti arritën në 1.54 miliardë euro, me një rritje prej 46% në harkun e pesë viteve të fundit. Tregu i komunikimeve elektronike, kryesisht i shërbimeve celulare prej 25 vjetësh dominohet nga investitorët e huaj.

Pavarësisht ndryshimeve strukturore që ka pësuar tregu me disa shitblerje dhe bashkime të rëndësishme, investitorët më të mëdhenj në tregun celular dhe atë fiks janë subjekte të huaja.

Fasoneria dhe shërbimet ngelen në rritje

Industria përpunuese ngelet një sektor me peshë në strukturën e Investimeve të Huaja Direkte. Në mesin e këtij viti, vlera e Investimeve të Huaja Direkte në këtë sektor arriti në 1.48 miliardë euro. Në pesë vitet e fundit, stoku i investimeve të huaja në këtë sektor është rritur me 118%.

Investimet e huaja në industrinë përpunuese vlerësohet se janë kryesisht të përqendruara në aktivitete të fasonerisë.

Fillimisht, në dekadat e para pas rënies së komunizmit, këto investime ishin kryesisht të përqendruara në prodhimin e veshjeve dhe këpucëve, ndërsa në vazhdim ka pasur një peshë në rritje të industrisë automotive.

Megjithëse aktiviteti i fasonerisë është goditur rëndë në vitet e fundit, nga rritja e kostos së fuqisë punëtore dhe nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit, shifrat tregojnë se në tërësi, vlera e investimeve në industrinë përpunuese ka vijuar rritjen.

Një tjetër sektor i rëndësishëm për investimet e huaja në dy dekadat e fundit ka qenë ai i aktiviteteve profesionale, shkencore dhe teknike. Në mesin e këtij viti, investimet e huaja në këtë sektor kishin vlerën e 810 milionë eurove. Që nga viti 2020, stoku i investimeve në këtë sektor është rritur me 72%.

Ky grup aktivitetesh është karakterizuar nga disa ndryshime dhe zhvendosje në kohë. Fillimisht, investimet e huaja në aktivitete profesionale ishin të lidhura kryesisht me profilin call center, që konsistonte në ofrimin e shërbimeve për klientët (inbound dhe outbound), për llogari të kompanive të huaja.

Zhvillimi i këtij sektori në Shqipëri u favorizua nga kostoja e ulët e punës, mosha relativisht e re mesatare, papunësia mes të rinjve dhe shkalla e lartë e njohjes së gjuhëve të huaja prej tyre.

Gradualisht, këto aktivitete u zhvendosën në shërbime të shitjes, marketingut dhe ndërmjetësimit të investimeve në platforma financiare. Shpeshherë, këto aktivitete kanë funksionuar në mënyrë të jashtëligjshme, madje drejtues dhe punonjës të këtyre bizneseve janë ndjekur penalisht dhe janë dënuar për mashtrime, sidomos të shtetasve të huaj.

Në vitet e fundit, vërehet se ky grup investimesh po zhvendoset drejt shërbimeve më të specializuara të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, sidomos në formën e outsourcing (ofrimit jashtë të shërbimeve)./MONITOR

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje