LIVE UPDATES
Politike

Thumbi i Kurti për draftin, Rama: Më pëlqen shumë se flet atë që mendon! Të gjithën e bën për politikë të brendshme

Por gjatë konferencës për media, Rama theksoi se mbështetja e ndërkombëtarëce nuk do jetë e njejta për qeveritë e Kosovës që do të vijnë më pas.

13 Qershor 2023, 19:54 Nga I.A

Thumbi i Kurti për draftin, Rama: Më pëlqen shumë se flet

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka zgjedhur që të komentojë sanksionet që po përballet Kosova. Por gjatë konferencës për media, Rama theksoi se mbështetja e ndërkombëtarëce nuk do jetë e njejta për qeveritë e Kosovës që do të vijnë më pas. Ndërkohë që i pyetur për thumbin e kryeministrit Albin Kurti në lidhje me draft-statutin për Asosacionin, Rama e quajti atë si një tenativë të Kurtit për të bërë politikë të brendshme. Sipas Ramës, Kurti flet atë që mendon dhe se kjo është ajo që Rama pëlqen te ai.  

Rama: Nuk bëj asnjë koment për sanksionet se nuk është çështja se janë masa. Edhe sikur të jenë të përkohshme masat, efekti nuk do të jetë edhe aq i përkohshëm. Besimi dhe mbështetja nuk do të jenë si tani. Do të jenë më të kushtëzuara hap pas hapi. Jo vetëm ndaj Albin Kurtit, por edhe me qeveritë që do të vijnë më pas.

A ka ndikuar ironia e Kurtit për draftin?

Rama: Zero! Së pari, përpjekja ime për t'u takuar me Kurtin nuk ka nisur sot, por ka disa ditë për të folur për këtë situatë. E dyta sepse siç unë them atë që mendoj, edhe ai thotë atë që mendon. Nuk ka surpriza, nuk ka gjëra të panjohura me Albinin, sepse siç më njeh dhe e njoh. Ai beson vërtetë se thotë diçka të rëndësishme dhe që unë duhet ta marrë në konsideratë. Zero sepse ka 2 njerëz që janë të painteresuar për asocacionin dhe në këtë pikë janë bashkë. Janë të interesuar që të mos krijohet; është kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë. Për mënyrën sesi e kanë të ndërtuar politikën e tyre të brendshme, u duhet armiku i jashtëm. Pse i çon ushtarët në Kufi me Kosovën? Mendoni se në ëndrrën e tij më kurajoze ai mendon se mund të futet një ushtar serb 1 metër në kufirin e Kosovës. As nuk e imagjinon. Pse i çon? Nuk i çon për të mbrojtur me armë serbët që janë në Kosovë, por për të ndezur shpirtin nacionalist serb në Serbi. Për ça këndojnë ata Kosova është e jona? Këngë mitingu. Për çfarë i duhet Kosovës ky konfrontim me Serbinë? E ka humbur luftën njëherë e mirë. Serbia që nga viti 1999 nuk është më kërcënim. Jo sepse është Albin Kurti por sepse është Amerika. është kjo Amerikë që sot është në acarimin maksimal me qeverinë e Kosovës. Pse duhet kjo histori konfrontimi permanent? Duhet për konfrontim të brendshëm. Unë nuk prekem. Qëllimin me Albin Kurtin e kemi një. Njohja e plotë, përfundimtare e Kosovës. Edhe nga Serbia, që duhet edhe të kërkojë falje. Ndryshimi mes meje dhe Albinin, është se ai i do në fillim. Nuk kam asnjë problem me çfarë thotë Albini, përkundrazi më pëlqen shumë. Por jam i tmerruar nga ky kurs. 

edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet