Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë marrjeve në pyetje, oficeri i burgjeve e ka pranuar një gjë të tillë dhe ka deklaruar se e kishte bërë nga frika.
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka marrë nën hetim policët e burgjeve të cilët transferuan kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn nga paraburgimi në Durrës për në Gjykatën e Posaçme. Sipas raportimeve Veliaj ka përdorur telefonin e njërit prej policëve për të bërë një telefonatë. Ndërkohë gjatë marrjeve në pyetje, oficeri i burgjeve e ka pranuar një gjë të tillë dhe ka deklaruar se e kishte bërë nga frika.
Më 13 mars, Apeli i Gjykatës së Posaçme la të pandryshuar masën e sigurisë "arrest në burg" të caktuar ndaj kryebashkiakut Veliaj nga shkalla e parë e GJKKO-së. Veliaj kishte kërkuar lirimin nga burgu kundrejt garancisë pasurore, gjë që u hodh poshtë nga Apeli për shkak të provave të reja që SPAK ka dorëzuar në seancën gjyqësore.
Arrestimi i Veliajt
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
rama, lapaj TIRANË- Kryetari i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka reaguar sërish sot lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama&nbs...
Sula TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula në një intervistë të zhvilluar së fundmi ka zbuluar p...
TIRANË- Disa fotografi të postuara në rrjetet sociale nga vetë BKT dëshmojnë qartë pozicionimi politik të saj. N&...
ndertesa e qeverise se kosoves KOSOVË- Ngërçi paszgjedhor në Kosovë vazhdon, pa asnjë diskutim zyrtar për qeverin...
Rama BERAT- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Qarkut të Beratit ka komentuar listën e m...
adriatik lapaj TIRANË- Anëtari i Lëvizjes "Bashkë", Kristjan Zoto i drejtohet me një pyetje drejtuesit të "Shqipëria B&...
Rama BERAT- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Qarkut të Beratit ka folur në lidhej me reform...
Klotilda Bushka dhe Naureda Llagami TIRANË- Që zonja znj. Llagami dhe znj. Bushka reaguan, jemi mëse të lumtur. As kjo medie e as burim...
edi rama BERAT- Kryeministri Edi Rama tha sot se Partia Socialiste mundësoi barazinë para ligjit që sipas tij kemi aktualisht. Rama tha sn&e...
rama BERAT- Kryeministri Edi Rama tha sot në takimin me kandidatët për deputet në Berat, se vota e dhënë për opozitë...