Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë dakordësuar për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj. • Raporti i opozitës, i paraqitur sot në Këshillin e Mandateve, por së shpejti edhe ai që do të depozitojë maxhoranca do të miratohen të hënën në një seancë të veçantë plenarë që do të mbahet në orën 17:00. • Por lajmi nuk është pritur mirë nga opozita, që ka kërkuar që imuniteti të hiqet në seancën që do të zhvillohet nesër në Kuvend. • Madje deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi paralajmëroi se do të kërkonte ndryshimin e rendit të ditës për nesër. • Jashtë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ishin vetëm deputetët e opozitës që ndanë detaje për mediat. • Deputeti Gazment Bardhi tha në dosje përfshihen edhe emra të tjerë të PS si Damian Gjiknuri, Ermonela Felaj, Fadil Nasufi, Baftjar Zeqo. Po ashtu përmendi dhe Ëngjëll Agaçin. Por shtoi se po 'luftohet' që të shqyrtohen si çështje të ndara, në mënyrë që të mos gjykohen si grup i strukturuar kriminal. • Ndryshe nga Bardhi, Ervin Salianji pas mbledhjes së Këshillit të Mandatave u shpreh se në dosjen që po heton prokuroria për Arben Ahmetajn ka edhe emra të tjerë të zyrtarëve socialistë. Por nuk i përmendi me emër, veç ish-ministrit Damian Gjiknuri. • Sipas tij, në kushte të tilla qeveria Rama duhet që të rrëzohet dhe vendi të kalojë në zgjedhje të reja parlamentare. • Ndryshe e përgatitën "mbrojtjen" e tyre pra gazetarëve avokatët e Arben Ahmetajt, të cilët thanë se ish-zv.kryeministri nuk ka marrë asnjë pagesë nga pronarët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. • Para gazetarëve, thonë se dëshmitë nuk janë të vërteta, ndërsa shtuan se prokuroria nuk justifikonte në asnjë rresht arsyen për të kryer kontroll në banesë dhe se e gjitha bëhej për "shou". • Në mbledhje po ashtu theksuan se nuk besonin që SPAK do të zbardhte të vërtetën e çështjen, ndërsa edhe njëherë nuk e treguan vendndodhjen e klientit të tyre, por e justifikuan se mungonte për shkaqe familjare. • Për vendndodhjen e Ahmetajt, ishte sërish Gazment Bardhi ai që aludoi se destinacioni i tij final nuk do të ishte Kanadaja. • Ndërkohë që sot, ndryshe nga dje, një komunikim erdhi dhe nga Partia Socialiste përmes Arben Pëllumbit, i cili tha se kërkojnë kohë për të përpiluar edhe ta raportin e tyre, ndërsa shtoi se nuk po përpiqen që të bëjnë avokatin e askujt.
20 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi, ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve, pasi PS dhe PD i hapën rrugën SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Në fjalën e tij para mediave, Pëllumbi tha se do i duhet pak kohë dhe se Partia Socialiste do të paraqesë raportin për Ahmetajn të hënën në Kuvend. Më tej, ai nuk pranoi të komentojë më gjatë për kolegun e tij duke thënë se nuk janë vërtetuar ende akuzat nga Gjykata për të. Por po ashtu, nuk u përgjigj pyetjeve as nëse kishte komunikuar me kolegun e tij që ende nuk dihet se ku e ka vendndodhjen.
"Përfundoi mbledhja, arriti në përfundimin se duhet që t'i sugjerojë seancës plenare dhënien e autorizimit për dhënien e të drejtës për kontroll banese dhe kontroll personal. E para duhet që të përgatitet mendimi dhe raporti edhe i maxhorancës. Ne sot duhet që të dëgjonim palën mbrojtëse, nuk mund të kishim një raport të papërgatitur. U përpoqëm të bënim një proces të rregullt dhe të pakontestueshëm. Ne sot kishim për të dëgjuar palën mbrojtëse dhe nuk mundëm të kishim një raport pa dëgjuar palën mbrojtëse. Ne si mazhorancë do të përgatisim raportin tonë, që do ia dorëzojmë kryetarja e Kuvendit. Të premten në orën 17.00 do të kemi një seancë të posaçme ku do të diskutohet kjo pikë. Në të gjithë përfaqësojmë vullnetin e 140 deputetëve që na kanë mandatuar për të krijuar bindjen për t'i dhënë sugjerimin seancën. Këshilli i Mandateve nuk është gjykatës që të gjykojë. Fillimisht të vërtetohen akuzat. Përsa kohë ne bindemi që procedura është e rregullt dhe nuk ka fakte që vërtetojnë që ka një tejkalim të kërkesave për heqje imuniteti, sigurisht ne kemi qëndrimin tonë për të mos bërë avokatin e askuj. Duhet të vendosim ka apo jo fakte. Nuk ka fakte që vërtetojnë se ka një tejkalim të kërkesave për tejkalim të imunitetit. Për sa kohë që nuk jemi në këto lloj kushtesh...,"-tha Pëllumbi.
Ndërsa i pyetur nëse kishte komunikuar me kolegun e tij dhe se a do kthehej ai për t'u përballur me drejtësinë, Arbën Pëllumbi zgjodhi që të heshtte dhe u fut prapë në selinë e Kuvendit.

TIRANË- Deputeti Gazment Bardhi ka ngritur disa pikëpyetje në lidhje me vendodhjen e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Në një dalje për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Bardhi ka deklaruar se nuk ka informacion konkret nëse Ahmetaj ndodhet në Kanada, por shtoi se nëse ka në plan që të arratiset, ky nuk do të jetë destinacioni final.
Pjesë nga Intervista:
Bardhi: Sa të tjerë mund të shkojnë në pranga? Nuk di ta them këtë por di të tjhem që SPAK duhet mbështetur që kësaj çështjeje si dhe të dhënave të tjera t'i shkojë deri në fund. Detyra jonë është që të nxisë dhe t'i japë besim SPAK.
Ahmetaj në Kanada, keni fakte?
Bardhi: Në Kanada nuk kam informacion konkret, por kam bërë një pyetje për të marrë më shumë të dhëna, indicjen e mora nga informacionet që qarkullojnë...Të jeni të sigurt që destiacioni final, nuk do të jetë Kanadaja, nëse vërtetë ka për qëllim që t'i shmanget drejtësisë.
TIRANË- Prokuroria shqiptare ka gjetur në kompjuterin e biznesmenit në arrati Klodian Zoto dy rezervime hotelesh në Vienë dhe Frankfurt për Damian Gjiknurin, ish-ministër i Energjisë dhe aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste në vitin 2014, ndërsa ky i fundit i tha BIRN se nuk ka fjetur në hotelet e paguara nga biznesmeni i incineratorëve dhe se është i hapur për t'iu përgjigjur prokurorisë, nëse thirret. I pyetur konkretisht nëse është takuar ndonjëherë me biznesmenët Zoto dhe Mirel Mërtiri, Gjiknuri refuzoi të përgjigjej duke përsëritur: “Do jam sqarime në prokurori, nëse thirrem.”
Dosja e Prokurosisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuas, SPAK, rrodhi pjesërisht në media gjatë ditëve të fundit, pavarësisht kërkesës së kreut të SPAK, Altin Dumani për të ruajtur sekretin hetimor përmes zhvillimit të debateve në Këshillin Parlamentar të Mandateve, Rregulloren dhe Imunitetet pas dyerve të mbyllura.
Në faqet 269-271 të dosjes që detajon gjetjet mbi hetimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe lidhjeve të tij me biznesmenët e incineratorëve, prokurorët vërejnë se kanë gjetur dy pagesa të bëra nga Klodian Zoto për hotele në Frankfurt dhe në Vienë, me emër klienti Damian Gjiknuri. Prokurorët i paraqesin këto rezervime si prova për të treguar se të katërt mund të jenë takuar në Frankfurt.
“Ekziston dyshimi se shtetasit Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri janë takuar dhe kanë qëndruar bashkë më datë 08.02.2014 në Frankfurt me shtetasit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto,” thuhet në dokumentin e prokurorisë.
Sipas fakteve të mbledhura nga hetimi, Zoto ka paguar për Gjiknurin Hotelin Mariot me vlerë 147 mijë lekë.
“…emaili i agjencisë xxx me titull ‘hoteli i mr Gjiknuri'” shkruhet në dokumentin e prokurorisë. “…Ky email më datë 08.02.2014 ora 07.45.51 i është përcjellë nga Damiani emailit të Klodian Zotos,” shkruan më tej prokuroria.
Gjiknuri ishte nisur në këtë rast për në Shtetet e Bashkuara në një udhëtim zyrtar.
Në rastin e dytë, një hotel në Vienë është paguar në emër të Gjiknurit nga Klodian Zoto. Në këtë udhëtim, Gjiknuri ishte me mision zyrtar, negociatat me kompaninë çeke të energjisë elektrike, CEZ për riblerjen nga shteti shqiptar të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Por prokuroria thotë se një projekt tjetër nga ana e Zotos dhe Mërtirit ka qenë objekt i bisedimeve – një kontratë koncesionare për instalimin e mbi 1 milionë matësave të energjisë elektrike. Prokuroria vëren se nga informacioni i marrë nga bankat e nivelit të dytë, Zoto bëri pagesa me vlerë mijëra dollarë në një hotel në Vienë me një opsion që sugjeron se ai ka qenë fizikisht atje dhe se karta nuk është përdorur online.
Sipas prokurorisë bëhej fjalë për një interes në të cilin ishte përfshirë kompania ITS sh.p.k dhe AE Distribution e shtetasit Gerian Kuka si dhe një kompani kineze, me qëllim të shitjes së matësave të energjisë elekrike. Gjiknuri në atë kohë ishte ministër i Energjisë dhe Shqipëria po përjetonte të ashtuquajturën reformë të rimëkëmbjes së sektorit të energjisë, e cila përfshiu burgosjen e mijëra shqiptarëve nën akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike. Nga sa dihet publikisht, nuk ka të dhëna nëse një projekt i tillë u realizua ndonjëherë.
Pyetur nga BIRN, Gjiknuri mohoi akuzat duke thënë se ai vetë ka fjetur në hotel të paguar nga ministria dhe se për udhëtimin, i gjithë dokumentacioni, përfshirë faturat, janë dorëzuar në ministri. Ai madje shtoi se dokumentacionin nuk e ka vetëm ministria, por e disponon edhe ai vetë personalisht.
“Të gjitha udhëtimet e mia jashtë vendit kanë qenë në linjat e zakonshme të fluturimit, vizita zyrtare në detyrën e ministrit. Fakte këto që mund të vërtetohen lehtësisht duke konsultuar dokumentet zyrtare të ministrisë: urdhër-shërbimet, qëllimin e udhëtimit, nisjen dhe destinacionin,” tha Gjiknuri.
“Referuar rastit konkret dhe datës të cilën ju e citoni për një udhëtim në Vjenë, ju siguroj se prokuroria, ministria të cilën unë drejtoja por edhe unë personalisht disponojmë praktikën e urdhër-shërbimit, biletat e avionit dhe rezervimin e hotelit ku kam fjetur, të gjitha të paguara me fatura nga institucioni që unë drejtoja si titullar. Për informacion, hoteli ku unë kam fjetur nuk është ai të cilit ju i referoheni por një tjetër. Të dhënat konkrete, emri i hotelit dhe pagesat janë pjesë e dokumentacionit që disponohet nga ministria përkatëse,” shtoi ai.
Gjiknuri nuk iu përgjigj pyetjes nëse është takuar me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, duke thë se do jap sqarime në prokurori, nëse do të thirret për të dëshmuar.
Mërtiri dhe Zoto janë aktualisht në arrati pasi kërkohen nga drejtësia shqiptare për korruptimin e një numri zyrtarësh të lartë, përfshirë ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako, ndërsa së fundmi, nën akuzë përfundoi edhe ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.
Marrë nga Reporter.al
TIRANË- Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka deklaruar se dosja e SPAK për Arben Ahmetajn duhet që të trajtohet si grup kriminal. Në një dalje për mediat, Bardhi ka deklaruar se një emër tjetër në dosje është dhe Ëngjëll Agaçi. Po ashtu ai i ka kërkuar ish-zv/kryeministrit që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.
Pjesë nga intervista:
Bardhi: Ajo në të cilën ne u ndamë në qëndrime është koha kur seanca duhet të miratojë këtë kërkesë të prokurorisë. Opozita sot në Këshillin e Mandatëve depozitoi raportin me shkrim, kolegët e maxhorancës nuk bënë të njëjtin gjë. Ne kërkuam që ky raport të futej si pika e parë e rendit të ditës në seancën e nesërme. Ne do të kërkojmë ndryshimin e rendit të ditës. Çdo vonesë është në dëm dhe në pengim të drejtësisë.
Emrat e tjerë në dosje?
Bardhi: Disa emra unë kam informacion për aq sa kam shqyrtuar. Disa emra janë të kallëzuar prej nesh. Ishte dhe Ëngjëll Agaçi.
Çështja është pse po veçohet çështja nga SPAK?
Bardhi: Qëllimi është që të mos trajtohen si grup kriminal.
A ka udhëtuar Damian Gjiknuri?
Bardhi: Këtë po ta konfirmoj unë. Kërkuan mëshirë për klientin e tyre. Përgjigjia jonë ishte e qartë që nuk ka mëshirë për ata që shpërdorojnë me detyrën. Nuk e deklaruan vendndodhjen e Ahmetajt. Pohuan që do të kthehet. Qëndrimi ynë ishte i qartë, që Ahmetaj duhet të ishte kthyer dhe duhet të ishte në Këshillin e Mandateve, në dispozicion të drejtësisë. Një lutje në personin në hetim, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Ahmetaj t'i bëjë një shërbim qytetarëve që i dhanë besim.
Çfarë roli kishn zyrtarët e lartë që ju përmendët, kë korruptoi Ahmetaj?
Bardhi: Jam i bindur që prokuroria do ta vazhdojë hetimin.
TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka zbuluar disa detaje nga dosja që ka SPAK për Arben Ahmetajn. Duke folur për gazetarët, pas përfundimit të mbledhjes, Salianji ka deklaruar se në dosje ka disa emra të rëndësishëm në politikën aktive, përshirë këtu dhe numrin 2 të PS-së Damian Gjiknuri. Po ashtu, ai ka theksuar se ema të tjerë janë deputetë socialistë dhe kryebashkiakë. Në këto kushte sipas tij, qeveria Rama duhet që të rrëzohet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.
Salianji: Ky është një rast që ka shpërfaqur në syrin tonë një rast të madh korrupsioni ku pothuajse gjithë qeveria është përfshirë ku me dhjetra persona, kryetarë bashkie dhe deputetë të PS janë përfshirë në korrupsion. Rama dhe qeveria e tij duhet të japin dorëheqjen për t’i dhënë zgjidhje një krize që po shkaktohet në Shqipëri për shkak të një skeme korruptive që ka përfshirë zyrtarët më të lartë të PS-së. Duke inkurajuar prokurorinë që hetimet të shkojnë deri në fund, zgjidhja është dorëheqja e Ramës dhe krijimi i kushteve për një qeveri më të re për të çuar para përgjegjësinë penale. Ka dhjetëra persona në këtë dosje. Kjo nuk është një çështje që i takon avokatëve, por ju takon prokurorëve. Keni kryetarë bashkie që janë sot në detyrë dhe përmenden në këtë raport. Zgjidhja në këto kushte kur kemi të shytur deri në fut të gjithë qeverinë, janë zgjedhjet e reja dhe rrëzimi i Edi Ramës. PS e ka vendosur që do të jetë ditën e hënë, ne shpresojmë për nesër.
Pyetja për Gjiknurin?
Salianji: Kjo nuk është një çështje që iu takon avokatëve, nuk bëhet fjalë vetëm për të, por edhe për ish-ministra të tjerë. Për të mos iu thënë emra, po iu them që ekziston. Po ekziston edhe emri që iu përmendet dhe dhjetra zyrtarë të tjerë, disa deputetë të sotëm. Kemi kryetarë bashkie që përmenden në këtë raport. Kaq mund t'ju them. Nuk ua them dot emrat.
TIRANË- Avokati i ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, Ardian Visha ka deklaruar se klienti i tij e ka nisur përballjen me drejtësinë. Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Visha ka deklaruar se Ahmetaj e ka vetë në dorë nëse do të vijë në Shqipëri apo jo. Po ashtu ai ka deklaruar se ky është një shoë për të kënaqur epshet e disa personave.
“Zoti Ahmetaj ka nisur përballjen me drejtësinë. Është e drejta e vetë nëse do vijë në Shqipëri apo jo. Ne mbajtëm qëndrim të kundërt nga ajo që kërkon prokuroria. Na u dha kohë jo më shumë se 24 orë për të parë 320 faqe material, që janë dashur 2 javë për t’i shkruar. Ne nuk vërejtëm kurrkund në këto faqe asnjë rresht që justifikon kontrollin e banesës së zotit Ahmetaj, Kjo është thjesht një shoë për të kënaqur epshet e disa njerëzve se si dhunohet e drejta e një deputeti. Për masën e sigurisë nuk kishte asnjë arsye pse kërkohet kjo masë ekstreme. Jemi kundër arrestimit të tij”, tha ai.
TIRANË- Partia Demokratike (e vulës) ka dorëzuar raportin e saj prej 19 faqesh në Këshillin e Mandateve. Raporti u prezantua në emër të opozitës nga kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi. Ndërsa dokumenti është nënshkruar nga 5 deputetë të opozitës, të cilët janë: Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj, Greta Bardeli, Saimir Korreshi dhe Ervin Salianji.

"5 deputetët e Këshillit për Imunitetin, përfaqësues të opozitës, i rekomandojnë seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojë, për miratimin e dhënies së autorizimit, të kërkuar me kërkesën nr. 9431 Prot., datë 07.07.2023 të Prokurorisë së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “Për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, kontrollin personal dhe kontrollin e banesës së deputetit Arben Ahmetaj”, me qëllim për t’i hapur rrugë hetimit të plotë dhe të gjithanshëm në kuadër të procedimit penal nr. 277/1, të vitit 2022 për 3 veprat penale,"-shkruhet në raportin e dorëzuar nga opozita.
TIRANË- Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në Këshillin e Medias kanë rënë dakord me kërkesën e SPAK për kontroll dhe arrestim të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Në raportin e PS-së, bëhet me dije se ata janë dakord që SPAK të vazhdojë hetimin e Ahmetajt.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për arrestimin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Kërkesa mban datën 7 korrik 2023 dhe është firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani. SPAK kërkon lejen për të kontrolluar banesën e deputetit apo edhe për të kontrolluar tabulatet e tij telefonike. Që të ekzekutohet kjo kërkesë do duhet që të jepet leja nga Kuvendi dhe për këtë po zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve. Mbledhja nisi ditën e djeshme në orën 16:00 dhe zgjati 4 orë, por mes debateve po vazhdon edhe sot. Vetë Ahmetaj nuk po merr pjesë në mbledhje, pasi nuk ndodhet në Shqipëri. Sipas avokatëve të tij, ai mungon për shkaqe familjare.
TIRANË- Avokatët e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt kanë ngritur pikëpytje lidhur me Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve, avokati i Arben Ahmetajt, Ardian Visha tha se klienti i tij nuk mund që të gjejë drejtësi në SPAK.
Ndërkohë deputetja socialiste Ermonela Felaj i është përgjigjur se çfarë ndikimi mund të kenë prokurorët e SPAK, kur të gjithë e kanë kaluar Vettingun. Por përgjigjia e avokatëve ende nuk dihet.
TIRANË- Kreu i SPAK është larguar nga mbledhja e Këshillit të Mandateve. Mësohet se Altin Dumani është larguar nga mbledhja e Këshillit të Mandateve.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për arrestimin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Kërkesa mban datën 7 korrik 2023 dhe është firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani. SPAK kërkon lejen për të kontrolluar banesën e deputetit apo edhe për të kontrolluar tabulatet e tij telefonike. Që të ekzekutohet kjo kërkesë do duhet që të jepet leja nga Kuvendi dhe për këtë po zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve. Mbledhja nisi ditën e djeshme në orën 16:00 dhe zgjati 4 orë, por mes debateve po vazhdon edhe sot. Vetë Ahmetaj nuk po merr pjesë në mbledhje, pasi nuk ndodhet në Shqipëri. Sipas avokatëve të tij, ai mungon për shkaqe familjare.
TIRANË- Avokati i ish-ministrit Arben Ahmetaj, Ardian Visha, ka folur për mediat në lidhje me çështjen e klientit të tij pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve. Në fillim të fjalës së tij, ai është shprehur kundër kërkesës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por shto se tashmë klienti i tij e ka nisur përballjen e tij me drejtësinë momentalisht. I pyetur nëse Ahmetaj do kthehet në Shqipëri, ai u shpreh se është e drejta e ish-zv. kryeministrit nëse do vijë në vend apo jo, por theksoi se kishte komunikuar me të 5 minuta para se të dilte në komunikatë për mediat.
DEKLARATA PARA GAZETARËVE:
Avokatët: Në relacionin që shoqëronte kërkesën e Prokurorisë nuk kishte asnjë rresht që të justifikonte se pse Prokuroria kërkonte që të bënte kontroll të banesës së klientit tonë dhe masë sigurie drejt tij në përfundim të hetimeve. Ç'vlerë ka masa e sigurisë veçse një shou, të çosh 5 furgona me policë të përdhosësh banesën e një deputeti, ç'vlerë ka përveçse të kënaqesh eshpe të karakterit jo etik të njerëzve sesi dhunohet karakteri i njerëzve. Për masën e sigurisë nuk ka asgjë, se përse kërkohet masa e sigurisë. Jemi kundër arrestit. Hera e fundit që kam komunikuar me klientit tim? Para 5 minutash.
Udhëtimet dhe fshehja e pasurisë? Janë hamendësime, nuk ka fshehje të pasurisë. Është larguar jashtë vendit sepse ka probleme personale. Nuk kemi informacion se ku është zoti Ahmetaj. Treguam se çfarë u debatua këtu, sesi do të bëhet mbrojtja me gjithë respektin, nuk ua themi tani. Pyetje juaj kishte të pavërteta. Kush e provon se kishte shumë prona. është shumë interesante që ju e dini dhe unë nuk e di. Mos flisni pa u njohur, ja pra kështu po e mbrojmë. Mbrojtja fillon nga evidentimi i të vërtetës. Nëse e shrembëroni që në hyrje, ku e dini që ka shumë dëshmi. Nuk ka asnjë pagesë nga pronarët e inceneratorëve. Marrëdhënia shoqërorë është vepër penale? duhet të vërtetohet dhe nuk janë vërtetuar. Po i keni vërtetuar ju, vazhdo karrierën dhe bëhu prokurore. Ne nuk kemi ç'të mbrojmë më këtu.
Ka marrëveshje ekstradimi Shqipëria me Kanadanë? Leksioni në orë tjetër.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përplasur me avokatët e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve, të cilët i ka pyetur nëse kanë prova për ligjshmërinë e pasurisë së klientit të tyre, por gjithashtu ka ngritur pikëpyetje edhe nëse Damian Gjiknuri ka udhëtuar apo jo me Ahmetajn e me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.
"Nëse klienti juaj do ishte prezent, do bashkëpunonte dhe përballej me drejtësinë, mund të kishim qenë mirëkuptues për me shumë kohë për mbrojtje. Por klienti juaj ka ikur jashtë vendit ditën që është kërkuar arrestimi. Kritikuat prokurorinë pse e ka shtrirë hetimin duke nisur që në vitin 2004. Ky lloj hetimi i pasurisë së zyrtarëve duhet të bëhet për të gjithë politikanëve. Akuzat nuk kanë natyrë politike, por për korrupsion dhe abuzim me pushtetin. Pse jeni ju kundër kontrollit të pasurisë dhe shtrirjes se hetimit që nga 2004? Keni ju prova për ligjshmërinë e kësaj pasurie? Pse ka gënjyer Ahmetaj për raportin me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton? A rezulton që në udhëtime njëlloj si Ahmetaj me këta dy persona, ka qenë edhe Damian Gjiknuri? A e konfirmoni ju këtë?"- tha Bardhi.
TIRANË- Debatet në Këshillin e Medias kanë vazhduar ditën e sotme në lidhje me heqjen e imunitetit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Gjatë mbledhjes, deputeti demokrat Ervin Salianji u ka bërë pyetje avokatëve të Ahmetajt nëse po sulmohet klienti i tyre po sulmohet nga maxhoranca.
"Avokat, ju në fjalën tuaj thatë që duhet t’i ruhemi protagonizmit gjyqësor, thatë që ka gjuhë joprofesionale në relacion, që ka fyerje që prokuroria u soll si Gestapo etj… Ndërkohë duke i qëndruar mendimit që ne nuk jemi gjykatë dhe që garancia e imunitetit është garanci për sulmet politike, po ju pyes pasi thatë që klienti juaj është vunerabel politikisht, mendoni që po sulmohet politikisht nga mazhoranca? Në publik po qarkullon që personi nën hetim ju është përgjigjur prokurorisë për disa pyetje se prokuroria duhet të pyesë Ramën per disa vendimmarje, keni autorizim ose info për ta qartesuar këtë?,"- tha Salianji.
TIRANË- Këshilli i Mandateve do të mblidhet sërish të premten në orën 12:00, për të diskutuar për kërkesën e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të vendosur në pranga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Më pas, nga maxhoranca është propozuar që të zhvillohet seancë e posaçme ditën e hënë në orën 17:00. Por kërkesa është hedhur poshtë nga opozita me pretendimin se Ahmetaj po ndihmohet që të fshihet.
TIRANË- Sot në orën 16:00 është mbledhur përsëri Këshilli i Mandateve lidhur me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj. Në mbledhjen e djeshme avokatët e tij i kanë bërë me dije se klienti i tyre nuk ndodhej në Shqipëri, por sot kanë deklaruar se Ahmetaj mungon në mbledhje për arsye familjare.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për arrestimin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Kërkesa mban datën 7 korrik 2023 dhe është firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani. SPAK kërkon lejen për të kontrolluar banesën e deputetit apo edhe për të kontrolluar tabulatet e tij telefonike. Që të ekzekutohet kjo kërkesë do duhet që të jepet leja nga Kuvendi dhe për këtë po zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve. Mbledhja nisi ditën e djeshme në orën 16:00 dhe zgjati 4 orë, por mes debateve po vazhdon edhe sot. Vetë Ahmetaj nuk po merr pjesë në mbledhje, pasi nuk ndodhet në Shqipëri. Sipas avokatëve të tij, ai mungon për shkaqe familjare.
TIRANË- Ka nisur me debate mbledhja e Këshillit të Mandateve. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nillolla ka kërkuar çështja të shqyrtohet javën e ardhshme, ndërkohë që menjëherë ka nxitur reagimin e deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili e ka akuzuar se do t'i japë kohë kolëgut të saj që t'i fshihet drejtësisë.
"Po bashkëpunoni në krim, mos i jeni më shumë kohë Arben Ahmetajt që të fshihet. Boll e zvarritët çështjen. Të përfshihet në Rend Dite të seancës plenare të ditës së nesërme dhe të japim autorizimin prokurorisë që të veprojë. Mos pengoni drejtësinë. Opozita e ka gati raportin; të veprojmë pa asnjë vonesë, të shqyrtojmë e miratojmë nesër,"-tha Bardhi si kundërpërgjigje ndaj Nikollës.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për arrestimin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Kërkesa mban datën 7 korrik 2023 dhe është firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani. SPAK kërkon lejen për të kontrolluar banesën e deputetit apo edhe për të kontrolluar tabulatet e tij telefonike. Që të ekzekutohet kjo kërkesë do duhet që të jepet leja nga Kuvendi dhe për këtë po zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve. Mbledhja nisi ditën e djeshme në orën 16:00 dhe zgjati 4 orë, por mes debateve po vazhdon edhe sot. Vetë Ahmetaj nuk po merr pjesë në mbledhje, pasi nuk ndodhet në Shqipëri. Sipas avokatëve të tij, ai mungon për shkaqe familjare.

Parlamenti nisi mbrëmë me dyer të mbyllura diskutimet në Këshillin e Mandatave dhe Imuniteteve me praninë edhe të prokurorëve të SPAK-ut. Nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me përmbajtjen e diskutimeve. I vetmi njoftim është largimi i ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj më 7 korrik 2023 nga Shqipëria, datë kur SPAK-u nxori vendimin për arrestimin tij.Ky përkim kohor lë hapësirë për të hamendësuar që ka ndodhur rrjedhje informacioni dhe Ahmetaj e ka ditur paraprakisht vendimin e SPAK-ut.
Largimi nga Shqipëria u bë i ditur nga avokatët e tij, të pranishëm në diskutimet e mbrëmshme dhe publik nga përfaqësuesit e opozitës në këtë këshill.
Bardhi: Përpjekje antikushtetuese për të ndihmuar Ahmetajn
Sipas kryetarit të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, shtyrja e marrjes së vendimit për autorizimin e kërkuar nga SPAK-u përbën "një përpjekje antikushtetuese dhe të paligjshme për të ndihmuar ish-zëvendëskryeministrin t'i shpëtojë drejtësisë”.
Burime zyrtare thanë për DW që shtyrja e marrjes së vendimit u kushtëzua nga kërkesa e avokatëve të Ahmetajt për t'u njohur me dosjen e SPAK-ut, proces që nuk dihet se kur përfundon.
Para drejtësisë - 12 vjet heqje lirie
SPAK-u e akuzon ish-zëvendëskryeministrin Ahmetaj për kryerjen e katër veprave penale: mosdeklarim ose deklarim të rremë të pasurisë; korrupsion pasiv pëmes përfitimesh korruptive nga afera e inceneratorëve; pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Nëse ai do të përballet me drejtësinë dhe do të gjykohet si fajtor rrezikon një dënim prej 12 vitesh burg.
Dosje prej 400 fletësh
SPAK-u e bëri gati dosjen e tij prej 400 fletësh në fillim të këtij muaji. Javën e kaluar (07.07) prokurorët nxorën vendimin për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj, në të njëjtën datë që ai rezulton se është larguar nga Shqipëria pasi ka imunitet parlamentar si deputet i PS edhe pas vendimit të SPAK-ut për arrestimin e tij.
Nëse SPAK-u do ta realizojë arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj ai do të jetë politikani i tretë i lartë në qeverisjet socialiste të kryeministrit Rama që përballet me drejtësinë
Në këto kushte ende nuk mund të dihet, nëse ai do të kthehet në Shqipëri për t'u përballur me drejtësinë apo do të shpallet në kërkim ndërkombëtar.
Nëse SPAK-u do të realizojë arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj ai do të jetë politikani i tretë i lartë në qeverisjet socialiste të kryeministrit Rama, pas ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, që drejtësia do t'i japë një dënim me heqje lirie. Në vitin 2021 ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, u dënua me dy vjet burgim për korrupsion dhe mosdeklarim të pasurisë.
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi ditën e sotme mbledhjen e një dite më parë të Këshillit të Mandateve për Arben Ahmetajn. Gjatë konferencës për mediat, Berisha u shpreh se është kundër standartit të kryeprokurorit Altin Dumanit për mbledhje me dyer të mbyllura që sipas tij po bëhet për t'i shpëtuar faqen kryeministrit Rama.
'Jam kundër standartit të zotit Dumanit që kërkon seancë të mbyllur.
Çfarë ishte seanca që kërkoi Dumani, për ti shpëtuar faqen Edi Ramës, se kishte hallin se do dilte një seancë demaskimi. Kam dhe do kem qëndrimin më të vendosur ndaj atyre që manipulojnë me ligjin, ndaj atyre që shkelmojnë ligjin.
Në rast se unë kam thënë një fjali të pavërtët urdhëro të kundërshtohet'- tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaron se ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj është njoftuar nga Prokuroria dhe nga kontrollorët e saj për t'u larguar nga Shqipëria. Në një konferencë për mediat, ai tha se arratisja e Ahmetajt dëshmon se zyrtarët sapo mbushin valixhen me para largohen nga vendi.
Berisha tha se Ahmetaj ka ikur për azil jashtë vendit, me urdhër të Ramës.
DEKLARATA E BERISHËS:
'Arratiset Arben Ahmetaj, zëvendëskryeministri i organizatës kriminale qeveritare të Edi Ramës.
Për herë të parë në historinë e vendit, super-ministri apo zëvendëskryeministri, de facto organizatës kriminale të drejtuar nga Rama, arratiset.
Sipas dokumenteve zyrtare, Arben Ahmetaj u arratis disa orë përpara se prokuroria e partisë do të kërkonte në parlament lejen për arrestimin e tij.
Mesa duket prokuroria, ose kontrollorët e saj, njoftuan Ahmetajn para se të njoftonin parlamentin për vendimin e arrestimit të tij.
Shtoj këtu se për të mos e emocionuar gjatë arratisë, kërkesa e Prokurorisë Speciale ishte fshehur për tre ditë nga parlamenti i vendit.
Dje Arben Ahmetaj tregoi se cila është shkalla e ulët morale, standardi më i ulët i anëtarëve të organizatës kriminale të Edi Ramës, zëvendësit, ministrave të tij, të cilët pasi pasurojnë veten dhe rrethin e tyre duke vjedhur paratë e taksave dhe pasuritë publike, sapo të thirren për të dhënë shpjegime, arratisen pa u hyrë ferra në këmbë.
Arratisja e Arben Ahmetajt dëshmon se për anëtarët e organizatës kriminale të Edi Ramës, përgjegjësia zëvendësohet me vjedhjen, dhe në fund të karrierës pasi kanë mbushur valixhet me paratë e vjedhura, arratisen apo dërgohen në ekzil për të tretur dhe gëzuar paratë e tyre.
Arratisja e Ahmetajt apo dërgimi i tij në azil nga Edi Rama shënon kulmin e degradimit të organizatës kriminale, por edhe të poshtërimit të shoqërisë shqiptare.
Investigimet e medieve dhe gazetarëve kanë provuar se në mega-aferën e djegësave, qeveria me në krye Edi Ramën, ka vepruar si një organizatë e mirëfilltë kriminale.
Kjo faktohet katërcipërisht nga:
-Qeveria ka vepruar si organizatë kriminale pasi anëtarët e saj me vetëdije të plotë, për t’i hapur rrugën mega-aferën të djegësave kanë shkelmuar strategjinë e trajtimit të mbetjeve, financuar me miliona euro nga BE.
-Qeveria ka vepruar si një organizatë kriminale sepse me vendime zyrtare në kundërshtim me ligjet e vendit dhe MAS me BE, kanë përjashtuar garën e hapur në prokurimn publik të dy prej djegësave dhe dhënien me koncesion të të tretit, në një aferë që arrin shifrat e 720 milionë eurove.
-Qeveria ka vepruar si organizatë kriminale sepse ka përzgjedhur në kundërshtim me ligjin për të tre objektet, Elbasan, Fier, Tiranë, të nëjjtën kompani pa asnjë eksperiencë në fushën e mbetjeve siç kërkon ligji.
-Edi Rama dhe Engjëll Agaçi si krerët e kësaj organizate kriminale, kanë firmosur me negociata të mbyllura kontratën me këtë kompani, pasi drejtori i Agjencisë së Prokurimeve Publike, ka kundërshtuar firmosjen e kontratës me negociata të mbyllura sepse nuk lejohet nga ligji.
Edi Rama dhe Engjëll Agaçi, në kundërshtim me çdo ligj të vendit, kanë firmosur për dhënien e bonusit prej 8 pikësh për kompaninë që nuk ekzistonte askund.
-Krerët e kësaj organizate kriminale, dhe në veçanti Edi Rama dhe Arben Ahmetaj, në kundërshtim me ligjin morën paratë e fondit të emergjencës së Këshillit të Ministrave dhe i disbursuan për blerjen e inceneratorëve në Ministrinë e Mjedisit, e cila nuk dispononte asnjë qindarkë në buxhetin e saj për këtë blerje. Rikujtoj se këto fonde janë për zonat e prekura nga fatkeqësitë natyrore. Kështu që banorët e Shkodrës dhe zonave të tjerë nuk morën asnjë fond sepse ato i gllabëroi organizata kriminale.
-Për t’i thënë tenderin kompanisë Rama-Veliaj, ky i fundit në dhunim flagrant të ligjit, ka falsifikuar vendime të Këshillit Bashkiak dhe të Këshillit të Qarkut, duke firmosur vetë pa i mbledhur ato.
-Afera e djegësave është aferë e qeverisë, e cila prej 7 vitesh, Erion Veliaj dhe Edi Rama paguajnë 29 euro për ton, nga 11 euro në përputhje me kontratën. Në këtë mënyrë ata fusin 18 euro për ton në xhepat e tyre.
-Qeveria shqiptare është një organizatë kriminale pasi kanë firmosur një kontratë që bie në kundërshtim flagrant me Kodin Civil apo çdo ligj dhe interes të qytetarëve. Kontrata përfaqëson vetëm interesat e organizatës kriminale. Kjo kontratë është unike në botë, pasi në nenin e pamundësisë së heqjes dorë nga kontrata, ajo sanksionon: asnjë dispozitë nuk bën të mundur tërheqjen e palëve nga kontrata. Dështimi e secilës palë për përmbushjen e detyrimeve të kontratës nuk do interpretohet asnëjherë si tërheqje nga kontrata apo si heqje dorë nga të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga ajo.
Qeveria e Edi Ramës është një organizatë kriminale sepse në kundërshtim me ligjin e koncesioneve kanë miratuar pa asnjë vendim zyrtar, për të fshehur gjurmët e vjedhjes së tyre, kalimin e sipërmarrjes së tyre, nga një dorë në një dorë tjetër, aq sa sot kreu i SKAP-it të partisë, deklaron se nuk e di cili është pronari i kësaj kompanie.'- tha Berisha.