LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

32-vjetori i PD-së! Berisha me demokratët: Jetën e japim dhe votën s’e falim, iki nga politika nëse Blinken nxjerr prova

• Partia Demokratike mbush sot 32 vjeç! Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur të gjithë demokratët për të festuar këtë ditë të shënuar për selinë blu, nga ku ka shprehur dhe synimet për të ardhmen e PD-së. Berisha nderoi themeluesit, mes tyre dhe Azem Hajdarin, për të cilin u shpreh se përult para çdo kontrobuti që ka dhënë. • Ai foli për shpalljen e tij non-grata nga departamenti Amerikan i Shtetit dhe sfidoi Antony Blinken që të publikonte një provë të vetme që vërteton se ai është i korruptuar dhe do të tërhiqet përfundimisht nga politika. • Berisha citoi Heroin Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun kur tha se por shpirtin e lirë e gjeti mes demokratëve. Kryedemokrati përmendi dhe zgjedhjet e 25 prillit, në të cilat tha se besimi i popullit shqiptar u tradhtua për interesa meskine që PD të shndërrohej në aleate e PS dhe Edi Ramës. Ai shtoi më tej se nuk do të lejonte kurrë që PD-ja të shndërrohej në levë të qeverisë. • Fjalën e morën edhe shumë demokratë të tjerë, por sigurisht në këtë festë munguan deputetët mbështetës të Enkelejd Alibeajt. Ai ka njoftuar për një takim festiv në orën 11.00 të paradites, por nuk janë zbardhur të tjera detaje.

11 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Berisha e mbyll fjalën me thirrje: Azem ti je gjallë! Jetën e japim dhe votën s’e falim, do ta përmbysim këtë kalbësirë

32-vjetori i PD-së! Berisha me demokratët: Jetën e japim dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka mbyllur fjalën e tij në 32-vjetorin e lindjes së Partisë Demokratike me një nderim për të ndjerin Azem Hajdari. Në fjalën e tij, Berisha tha se përkulet para veprës e të gjithë kontributit që ai ka dhënë në selinë blu. Misioni bazë, tha Berisha, është kthimi i votës së lirë për shqiptarët. 

"Nderim atyre që kanë qenë dhe do mbeten heronjtë e mi me të admiruar. Unë përulem me nderim të madh dhe falenderoj ata qindra e mijëra, burra dhe gra që investuan dijet e tyre në këto dekada për transformimin e Shqipërisë, e cila me gjithë situatën dramatatike që ndodhet, por krahasuar me Shqipërinë e 32 vite më parë është 32 herë më larg, pa asnnjë krahasim. PD u themelua 32 vite më parë, para së gjithash si parti e lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë, njerëzve më të shtypur të planetit. U themelua si parti e vlerave demokratikë. PD u themelua si një parti e vlerave tradicionale të kombit shqiptar. Ajo u themelua si parti atdhetare, gardiane dhe avokate e interesit dhe çështjes kombëtare. Kjo parti arriti në qeverisjen e saj rezultate në shumë aspekte të jashtëzakonshme. Arriti të dëshmohet lokomotive e proceseve integruese. Arriti në vendin e hiperkolektivizmit total në një hark kohor të vendose tregun e lirë. Sot jemi më të fuqishëm se çfarë ishim në 1990. Sot misioni bazë është të rikthejë votën e lirë për qytetarët shqiptarë. Motoja do të jetë, jetën e japim votën nuk e falim. Do ta përmbysim këtë kalbësirë. Nuk do të kursejmë asgjë, jetën e japim dhe votën s’e falim. Azem t’i je gjallë,"- tha Berisha dhe u largua nga podiumi. 

3 VITE ME PARE

Berisha sfidon Blinken: Sill një provë që vërteton se jam i korruptuar dhe unë tërhiqem nga politika

32-vjetori i PD-së! Berisha me demokratët: Jetën e japim dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka sfiduar Antony Blinken që të nxjerrë prova në lidhje me shpalljen e tij non-grata. Në fjalën e mbajtur në festën e 32-vjetorit të lindjes së Partisë Demokratike, Berisha tha se Blinken, në përballje me të në gjykatë, pas shpalljes non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duhet të nxjerrë prova. Ai shtoi më tej se nëse del qoftë edhe një provë e vetme që vërteton se ai është i korruptuar, do të tërhiqet nga politika. 

"Edhe tani imagjinoni, pas 32 vitesh, më duhet të përballem për motive me dinjitetin me diplomatin e parë të botës, të vendit më mik të Shqipërisë dhe shqiptarëve, por përsëri midis nënës sime dhe të vërtetës, unë zgjedh të vërtetën. Kanë rrëmuar dhe rrëmojnë, rrëmojnë çdo ditë, çdo javë, por unë nuk qesh kësaj here më rrënimin, përkundrazi, i falenderoj të rrëmojnë sa më shumë dhe në fund do të kuptojnë se kanë kryer aktin korruptiv më të madh ndër më madhorët në histori,"- tha Berisha. 

3 VITE ME PARE

Berisha citon Skënderbeun: M’u vendos një damkë nga kryediplomati i botës, por shpirtin e lirë e gjeta mes jush

32-vjetori i PD-së! Berisha me demokratët: Jetën e japim dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka cituar Heroin Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun këtë mbrëmje. Teksa fliste në 32-vjetorin e lindjes së PD-së, Berisha kujtoi shprehjen e tij dhe tha se shpirtin e sovranitetin e ka gjetur mes demokratëve. Kjo, sipas Berishës, vlen edhe pse nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i vuri një damkë, referuar shpalljes së tij non-grata.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Pas 32 vitesh më duhet të përballem me diplomatin e botës, por midis nënës time dhe të vërtetës unë zgjedh të vërtetën. Kanë rrëmuar çdo ditë, por do të kuptojnë se kanë kryer aktin korruptiv më madhor në histori. Sot PD njësoj si ne që kemi lindur në diktaturë, kemi ditëlindjen biologjike, falë studentëve dhe lëvizjes së tyre ne fituam një lëvizje të re, ditëlindjen në liri. Për çudi edhe partia jonë ka dy ditëlindje, sot festojmë edhe vjetorin e vitit 2021 në të cilën dhjetëra mijëra anëtare të PD firmosën rithemelimin e kësaj force politike. Rrugëtimi im nuk kishte lidhje me interesin tim personal, por me faktin se midis nënës dhe të vërtetës unë do të zgjidhja të vërtetën. Kërkesa për përjashtimin e Sali Berishës nga parlamenti nuk lidhej më me Berishën. Mandati është i popullit dhe jo i individit. Askush nuk mund të trajtonte vendin tim si koloni për të diktuar se kush do të jetë dhe kush jo në parlament, aq më tepër kjo nga vendi që kishte bërë kaq shumë për lirinë e shqiptarëve. Ky ishte motivi t’ju drejtohem ju duke mos e ditur se sa do të mbështesnin. Lirinë e gjeta midis jush siç e thotë Skendërbeu, Sali Berisha shpirtin për sovranitetin e gjeta mes jush

3 VITE ME PARE

Berisha: Nuk do të lejoj kurrë që PD të shndërrohet në levën e PS dhe Ramës

32-vjetori i PD-së! Berisha me demokratët: Jetën e japim dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se nuk do të lejojë që Partia Demokratike të kthehet në levën e Partisë Socialiste. Ai përmendi zgjedhjet e 25 prillit dhe tha se besimi i popullit shqiptar u tradhtua për interesa meskine që PD të shndërrohej në aleate e PS dhe Edi Ramës. Në fjalën e tij, Berisha premtoi se demokratët qanin me ngashërim për rezultatin që morën, ndërsa në krye të opozitës bëheshin plane për bashkëqeverisje me Ramën.

Pjesë nga fjala e tij:

PD dorëzoi pushtetin pas një gabimi me skemat piramidale në vitin 1997, ndaj një rebelimi të dhunshëm, i largoi me votë ata që erdhën në pushtet më dhunë në vitin 2005 dhe në vitin 2013 garantoi rotacionin. Në këtë kontekst, kjo histori është historia më demokratike e një force politike. Shtatë vite në opozitë ishin vite të një fatkeqësie të vërtetë. Të jesh ën opozitë nuk është kurrë turp. Je pushteti moral i vendit, sepse qëndron gardian i interesave të qytetarëve. Sepse nuk të josh asgjë tjetër veç interesit të qytetarëve. Por mjerisht, kjo nuk ndodhi me PD-në. Kjo parti, për shkak të takimeve të fshehta dhe marrëveshjeve të fshehta, për shkak të bizneseve të fshehta të kreut, të përziera dhe të papërziera me qeverinë, ajo u shndërrua në një fasadë të një qeverie që kalonte nga skandali në skandal. Në zgjedhjet e 25 prillit besimi i popullit shqiptar u tradhtua për interesa meskine që PD të shndërrohej në aleate e PS dhe Edi Ramës. Demokratët ndoshta qanin me ngashërim për rezultatin që morën, në krye të opozitës bëheshin plane për bashkëqeverisje me Ramën. Por, nuk u mjaftua me kaq,  Antony Blinken sanksionon Sali Berishën, që nuk do të lejonte kurrë që PD të bëhej levë e PS dhe Edi Ramës. Ky akt e kam thënë që nuk ka pasur asnjë provë. Historia ime është krejt tjetër

3 VITE ME PARE

Djali i Bujar Nishanit prek me fjalët: Bab, na mungon të gjithëve, Shqipëria do të bëhet, fiks siç deshe ti

32-vjetori i PD-së! Berisha me demokratët: Jetën e japim dhe
Ersi dhe Bujar Nishani

TIRANË- Ersi Nishani, djali i Presidentit të ndjerë Bujar Nishani, i cili njëkohësisht ishte dhe pjesë strukturave të Partisë Demokratike i ka dedikuar disa rreshta babait të tij sot. Në një postim në Facebook, i riu shkruan se Bujar Nishani ka qenë i pari që ka kërkuar largimin e Lulzim Bashës nga PD-ja, pasi e ka kuptuar lojën e tij. Ersi Nishani shton më tej se Shqipëria do të bëhet, pikërisht ashtu siç shpresonte babai i tij.

Postimi i plotë:

Ti ishe i pari qe ngrite zerin dhe kerkove doreheqjen e Lulzim Braves nga misioni i tij per te shkaterruar opoziten dhe demokracine ne Shqiperi! Ti ishe i vetmi qe akuzove publikisht Lulzim Braven per komplote mbrapa krahesh dhe percarje te opozites ne bashkepunim me Edi Ramen!  Ti e doje kete parti me gjithe zemer , pa interes material apo vetjak, sepse Ti kishe kapur majat e karrieres tende por e shihje PD si shpresen e vetme per nje Shqiperi me demokratike!  Me vjen mire qe arrite te shohesh rithemelimin e PD, ashtu sic deshiroje ti.  Sot ende ka disa deshtake, qe vazhdojne nen gjurmet e Lulit, sabotimin e opozites dhe demokracise ne Shqiperi. Keta deshtake do te vazhdojne, pasi ndryshe nga ty, ata shohin interesin material dhe vetjak, atyre nuk i behet vone as per demokratet, as per opoziten, as per demokracine. Por ashtu sic me thoje ti gjithmone - drejtesia vonon, por nuk harron. Dhe ata qe le pas, sot 1 vit mbas Kuvendit madheshtor te rithemelimit po vazhdojne kauzen tende, per nje Shqiperi me demokratike, me te lire. Po bab, Shqiperia do behet! Na mungon te gjitheve!

Nishani ndërroi jetë në muajin maj, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore në një spital në Gjermani ku ishte shtruar. Ai u dërgua për kurim në Gjermani, pasi vuante nga pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19.

3 VITE ME PARE

Hajdari jep sugjerimet: Është koha që të digjitalizohemi, 3 vitet e ardhshme janë thelbësore, mund të kthehemi në diktaturë

32-vjetori i PD-së! Berisha me demokratët: Jetën e japim dhe
Rudina Hajdari

TIRANË- Rudina Hajdari, e bija e të ndjerit Azem Hajdari ka vënë theksin tek dixhitalizimi i partisë. Në fjalën që mbajti në 32-vjetorin e lindjes së Partisë Demokratike, Hajdari tha se 3 vitet e ardhshme do të jenë thelbësore për vendin. Ajo u shpreh se ose do të ndërmerren hapa për të ecur para, ose Shqipëria do të shkojë drejt diktaturës. 

Pjesë nga fjala e Hajdarit: 

Partia qe anetaresoi vendin ne Nato, liberalizoi vizat, kreu reforma te rendesishme regullatore te cilat I kane mbijetuar kohes, persosi shfrytezimin e rrjetit hidrik ne vend me synim eficencen e prodhimit te energjise , ndertoi rrjetin rrugor me te madh qe ka njohur ndonje qeverisje ne Shqiperi dhe permiresoi dukshem infrastrukturen e vendit, si mbas renies se rregjimit ashtu edhe pergjate tranzicionit. E megjithese PD ka bere kaq shume per vendin, koha e do qe syte dhe mendjen sot ta kemi nga e ardhmja duke mbajtur zemren tek e shkuara. Te nderuar pjesmarres, une besoj se Shqiperia sot eshte ne nje udhekryq te madh, brenda 3 viteve te ardhshme, vendi ose degradon ne nje autokraci narkomane e cila do te instalohet perfundimisht dhe do te jete pothuajse e pamundur per ta shkulur, duke varferuar gjithnje e me shume situaten e duke sjelle si pasoje shpopullim dhe mjerim ose i rikthehet shinave te demokracise perendimore dhe zhvillohet e gjallerohet duke I dhene jete e shprese qytetareve te saj. Se pari mendoj se eshte nje detyre immediate dixhitalizimi total I PD, sot ne epoken e dixhitalizimit. Partia Demokratike ka nevoje qe te krijoje jo vetem nje database dixhitale te gjithe anetaresise dhe simpatizanteve te saj, por edhe te krijoje forma elektronike te komunikimit masiv me anetaret dhe qytetaret nepermjet aplikacioneve te posacme, per te thithur ne kohe reale mendimet e tyre dhe per te reflektuar ne vendimarrje frymen ne terren. Kjo do te rriste edhe eficencen e punes se anetaresise dhe permiresonte komunikimin brenda gjithe strukturave. Doktor Berisha ka bere nje pune te shkelqyer keto vite, duke perdor rrjetet sociale si mjet komunikimi masiv me qytetaret dhe une mendoj se ky model duhet cuar edhe me tej, me mundesite e pafundme qe na jep sot zhvillimi i komunikimit.

3 VITE ME PARE

32-vjetori i PD/ Bylykbashi: Rama ka shkelur vijën e kuqe, lumi i Opozitës o ta marrë përpara, ngrihemi në mbrojtje të pluralizmit

FJALA E N/KRYETARIT TË PD OERD BYLYKBASHKI

I nderuar kryetar i PD, Prof. Dr. Sali Berisha. Të nderuar themelues të PD, drejtues ndër vite, anëtare sipatizantë që jeni sot këtu e që na ndiqni nga larg. Të nderuar miq. Sot kam emocion po aq sa një vit më parë. Si sot një vit më parë pata nderin që para gati 5000 delegatëve të Kuvendit e mijëra antarëve të PD të prezantoj statutin e ri të saj. Emocionet që përjetova kur ngrita kokën dhe pashë atë spektakël demokracie nuk do t’i harroj kurrë. Para meje vibronte plot besim, shpresë e pasion, një nga aktet më lapidare të demokracisë, shfaqja më e madhe e demokracisë pas ngjarjeve epokale në Qytetin Studenti të dhjetorit 1990 e shkurtit 1991 që sollën pluralizmin dhe demokracinë, Rithemelimi i PD. 32 vite më parë unë kam qenë gjimnazist 16 vjeçar. Na erdhi lajmi se më 8 dhjetor ishin rebeluar studentët. Shkruam në tabelë “Solidarizohemi me studentët!” dhe ishim gjithë pasion e besim, por kishim zili shokët tanë që kishin filluar studimet universitare e na sillnin lajme nga Qyteti Studenti. Kur erdhi lajmi se ishte themeluar PD, ngazëllimi ishte I madh, por ndoshta nuk e kuptuam dimensionin plotë të atij akti.

Zgjodha këtë mënyrë me mbresa personale, e jo një kronologji të ftohtë historike, që të vendos një urë mes 11 dhjetorëve që kanë bërë histori, atij të 1990 dhe atij të 2021, me këtë moment sot. Gjithkush prej jush këtu e ka përbrenda një urë të tillë që ia bën më personal e të vërtetë 11 dhjetorin. E lehtë ta kuptosh këtë dimension të jashtëzakonshëm të vendosjes së pluralizmit në 11 dhjetorin e sotëm, apo edhe vjet në 11 dhjetorin e stadiumit Air Albania. Por ishte e vështirë ta rrokje në atë 11 dhjetor të 32 viteve më parë dimensionin e momentit kur u shpall themelimi i PD. Atë ditë lindi pluralizmi politik, themeli i lirisë së shprehjes së mendimit të lirë, lirisë për të zgjedhur me kë të bashkohesh për të çuar përpara idetë, në një garë të drejtë, liria për të zgjedhur mes platformash konkuruese, e këtë zgjedhje ta bësh i lirë, në fshehtësi, e vota jote të jetë e barabartë. Lindi pluralizmi si themel i ndarjes së pushteteve dhe shtetit të së drejtës. Ja ku jemi sot 32 vite më pas dhe ajo që u arrit atëher është në rrezik serioz. Në demokraci nuk ka nevojë për shumë vija të kuqe. Mjaftojnë dy: zgjedhjet e lira e të ndershme dhe pluralizmi. Zgjedhjet e mira janë shtrat për mirëqeverisje. Në 2009 ODIHR tha: Zgjedhjet arritën shumicën dërrmuese të standarteve. Pasoja: Na u dha e drejta të aplikonim për antarësim në BE, u antarësuam në NATO dhe na u liberalizuan vizat. Garantuam rotacion politik me zgjedhje në 2013 dhe Shqipëria mori statusin e Vendit Kandidat. Edi Rama në këto 9 vite e ka shkelur vijën e kuqe të zgjedhjeve pa u ndëshkuar. Në 2021 ODIHR tha se zgjedhjet nuk ishin as të lira e as të fshehta. PD tha fjalë por nuk veproi. Por prej më shumë se një viti Edi Rama ka vënë në shënjestër vijën e fundit që na ndan nga diktatura, PLURALIZMIN. Fillimisht përdori korruptimin e opozitës duke ofruar bashkëqeverisje okulte. Loboi ndërkombëtarisht që ta përçante PD me non grata pa prova. Ata që bashkëpunuan me Edi Ramën e çentralizuan PD dhe përjashtuan deputetë e demokratë të thjeshtë që nuk ranë dakord. Por demokratët reaguan. Më 9 shtator 2021, akti i porositur për përjashtimin e Sali Berishës nuk shkaktoi thjesht valë shoku. Atë mbrëmje u vu në lëvizje sistemi imunitar i demokracisë. Foltorja sot ka hyrë në histori dhe në fjalorin politik si sinonim i demokracisë. Edi Rama acarohet kur mendon se sa vaj i kishte punët para 9 shtatorit 2021 dhe se si i ka sot, kur përballë ka një PD krejt tjetër, me një lidership që nuk bën pazare e një opozitë të vendosur për ta rrëzuar nga pushteti. Edi Rama përdori policinë e gazin lotsjellës kundër PD, kundër jush. Po përdor padinë e paligjëshme që disa individë, që nuk duan të njohin votën e antarësisë dhe vullnetin e saj, ia kanë ngulur PD-së në trup. Po përdor gjykatën për të mbajtur peng regjistrimin në zgjedhje të PD dhe kandidatëve që u zgjodhën në primare nga 55.000 anëtarë dhe simpatizantë në një proces pa precedent.

Akti më I fundit, më 6 dhjetor nuk ishte sulm kundër Sali Berishës, por kundër PD, kundër çdo demokrati e kundër opozitës. Ishte aggression mbi PLURALIZMIN. Më 6 dhjetor u kapërcye edhe vija e fundit e kuqe, ajo e pluralizmit. Sot nuk ka më vend për fjalë paralajmëruese, po për veprim. Edi Rama ndëshkohet për prekjen e zgjedhjeve që po vijnë dhe për sulmin ndaj pluralizmit! Disa kanë zgjedhur diplomacinë, por ne, shumica, kemi zgjedhur demokracinë. Vota e lirë është shpresa dhe zgjidhja! Demokracia është si lumi. Lumi ka shtratin e tij, dhe shtrati i demokracisë janë zgjedhjet e lira pluraliste e konkuruese. Edi Rama po kërkon t’i vejë një barrierë këtij lumi dhe përpiqet ta mbajë atë me disa shkopinj. Gabim shumë i madh, sepse ky lumë që quhet opozitë demokratike do t’i marrë përpara. Nëse e llogarit ndryshe, i bën llogaritë shumë gabim. Miq, duke ju uruar gëzuar themelimin e PD, ju bëj thirrje të ngrihemi në mbrojtje të pluralizmit q ë na sollën studentët 32 vite më parë! Gëzuar!

3 VITE ME PARE

FOTO/ Meta feston me Berishën! I shkon në 32-vjetorin e lindjes së Partisë Demokratike

32-vjetori i PD-së! Berisha me demokratët: Jetën e japim dhe
Sali Berisha dhe Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është bërë bashkë me kryedemokratin Sali Berisha këtë mbrëmje. Ai është parë në festën e 32-vjetorit të lindjes së Partisë Demokratike. Berisha e Meta shtrënguan duart para të gjithë demokratëve e miqve të tyre të ftuar në këtë ditë të veçantë.

3 VITE ME PARE

VIDEO-LAJM/ Me syze dielli e dy gishtat lart, demokratët solidarizohen me Berishën

32-vjetori i PD-së! Berisha me demokratët: Jetën e japim dhe
Demokratët para Berishës

TIRANË- Demokratët janë shfaqur të gjithë me syze të zeza dielli këtë mbrëmje, 5 ditë pas sulmit që iu bë kryedemokratit Sali Berisha në protestën e 6-dhjetorit. Të rreshtuar dhe me dy gishtat ngritur, ata e pritën Berishën në këtë formë, për tu solidarizuar me të, pasi kreu i PD-së është shfaqur vetëm me syze të zeza këto ditë, në mënyrë që të mbulonte shenjën që i la grushti i 31-vjeçarit Gerti Shehu. 

Demokratët janë grumbulluar në ceremoninë e 32-vjetorit të Partisë Demokratike.

 

3 VITE ME PARE

32-vjetori i themelimit të PD-së, Alibeaj: Çdo përpjekje për të vendosur interesat personale duhet të ndalet

32-vjetori i PD-së! Berisha me demokratët: Jetën e japim dhe
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Në 32 vjetorin e themelimit të PD-së, deputeti Enkelejd Alibeaj tha se kjo forcë politike nuk duhet të përdoret për inetersat personale. Duke iu referuar Berishës, ai shtoi se po i deformohet identiteti partisë, të cilën nga një institucion i Perëndimi po e përdorin për të sulmuar Perëndimin.

'32 vite më pas në një atmosferë gëzimi ca momente reflketimi secili nga ne duhet ti bëjë. Më takon mua që në emër të PD, në emër të qendrëstarëve, njerëzve që kanë qëndruar dhe i janë bashkuar kauzës së PD-së. Kam arritur në një kohë kaq të shkurtër të vështirë të këtyre muajve të vitit të fundit më ka çuar tek gjeneza, tek misioni i PD-së atëherë kur lindi. Në fakt 3 kanë qenë misionet kryesore, të cilat mbaj mend dhe jemi ushqyer. I pari PD lindi dhe u krijua si nevojë për një formacion politik që të kthehej drejt Perëndimit. Edhe sot ky është një nga misionet kryesore. Shpallja e pluralizmit, zgjedhje të lira kthimi nga vlerat e perëndimit dhe të demokracisë, janë vlera që askush nuk mund dhe nuk duhet lejuar që të bëjë negociata. Është kjo një vlerë që e kanë fort në zemër. Kjo ka qenë një nga vlerat, një nga komponentët që e bën një qytetar të Shqipërisë Demokrat. Do mbetemi partia e vlerave anti-komuniste. Jemi njerëz të lirë e ti themi gjërat siç janë, Çdo tradhti çdo largim nga këto vlerave është një tradhti ndaj demokratëve dhe PD-së, këtë duhet ta themi fort. Çdo përpjekje për të vendosur interesa personale që deformojnë identitetin e PD-së duke e kthyer atë nga një institucion i perëndimit për ta kthyer në një repart sulmesh kundër Perëndimit është një moment që duhet ta kthejmë. Duhet të bëjmë sakrificën sublime secili prej nesh. Askush nuk duhet të ndihet i joshur për të bërë negociata me këto vlera. Mendësia komuniste duhet të ishte larguar’- tha Aliebaj.

3 VITE ME PARE

32 vite nga themelimi i PD-së, Sali Berisha: Gëzuar ditëlindjen!

32-vjetori i PD-së! Berisha me demokratët: Jetën e japim dhe
Sali Berisha

TIRANË-Partia Demokratike feston sot 32-vjetorin e themelimit të saj. Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar në rrjetet sociale demokratët për 32-vjetorin e PD-së, teksa shkruan se njëherazi data e themelimit të partisë shënon edhe pluralizmin politik në Shqipëri.

“Gëzuar ditëlindjen e Partisë Demokratike! Gëzuar 32 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike njëherazi dhe pluralizmit politik në Shqipëri”- shkruan Berisha në rrjetet sociale.

sali berisha 32-vjetori i pd

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje