LIVE UPDATES
Politike

VD-Sinjal për Kurtin dhe Kosovën, Rama për Open Ballkan: Kush na kundërvihet, zhgënjehet

Edi Rama tha se do të kishte dëshirë që në takim të kishte 6 shtete, ndërsa shtoi se të gjithë ata që duan t'i kundërvihen nismës, do të zhgënjehen.

8 Qershor 2022, 15:36 Nga DOSJA
VD-Sinjal për Kurtin dhe Kosovën, Rama për Open Ballkan: Kush na
Edi Rama

OHËR- Kryeministri Edi Rama ka dërguar një mesazh për homologun e tij, Albin Kurti dhe Kosovën që edhe në këtë samit të Ballkanit të Hapur mungoi. Në një konferencë për mediat, Rama tha se do të kishte dëshirë që në takim të kishte 6 shtete, ndërsa shtoi se të gjithë ata që duan t'i kundërvihen nismës, do të zhgënjehen.

"Sot këtu jemi pesë pavarësisht hezitimeve të mëparshëm, është një tryezë e cila sot paradite, një mundësi për të marrë më të mirën e mundshme në funksion të të mirës së përbashkët, do dëshiroja të jemi gashtë, një gjë është e sigurt, pikërisht se është i njerëzve Ballkani i Hapur as nuk ndalet as nuk mbyllet, kjo është mbes pak por e sigurt, kush i kundërvihet është i destinuar të zhgënjehet. Kush heziton është i destinuar të humbë kohë të çmuar për të përfituar nga kjo nismë. Ne jemi këtu dhe do vazhdojmë të jemi këtu,”- tha Rama.

Por edhe pse nuk përmendi me emër, la të kuptohet se mesazhi ishte për Kosovën.

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë