LIVE UPDATES
Politike

Si do e rregullonin Tiranën? Këlliçi 'risheh' planin urbanistik, Bogdani ekonominë

Bogdani u përqëndrua tek ekonomia. Ai tha se do të bëjë që të rinjtë të mos largohen nga Tirana. 

4 Nëntor 2022, 22:34 Nga F.M
Si do e rregullonin Tiranën? Këlliçi 'risheh' planin
Kandidatët në primare

TIRANË- Të katër kandidatët  e primareve në Partinë Demokratike për Bashkinë e Tiranës kanë idetë e tyre se si mund të rregullohet Tirana. Të ftuar në "Çim Peka Live", ata dhanë idetë e tyre në lidhje me rregullimin e kryqytetit. Këlliçi u shpreh se duhet riparë i gjithë plani urbanistik i Tiranës pasi janë shembur 37 monumente kulture dhe vila tradicionale të Tiranës për t’i hapur rrugë ndërtimit të kullave. Bogdani u përqëndrua tek ekonomia. Ai tha se do të bëjë që të rinjtë të mos largohen nga Tirana. 

Pjesë nga biseda: 

Belind Këlliçi: Mund të rregullohet shumë. Së pari duhet një analizë çfarë ka ndodhur me Tiranën. Një ndër aktet e para që do të propozoj do jetë një rishikim i plotë dhe auditim i lejeve të ndërtimit, kryesisht atyre që janë në zonën muzeale të Tiranës. Mos harroni që keni patur 37 monumente kulture dhe vila tradicionale të Tiranës që janë shembur për t’i hapur rrugë ndërtimit të kullave. Dua të jap transparencë, mungon transparenca dhe projektet nuk konsultohen me komunitetin. Do duhet rishikuar plani i përgjithshëm vendor dhe plani i detajuar vendor, konsulta të plota me qytetin. Taksat duhen ulur, nga taksa e parkimit. Të gjesh vend parkimi është e vështirë. Nuk parkojnë dot banorët makinat e tyre, marrin hapësira me qira. Tirana duhet të ketë transparencë mbi një aferë shumë të madhe. Aferës së inceneratorëve do i shkoj deri në fund. Qytetarët e Tiranës paguajnë 80 mijë euro në ditë për pastrimin e qytetit dhe për incenerimin e mbetjeve tek një incenerator që nuk ekziston. Me të dhënat që kam, Tirana ka paguar mbi 42 mln euro për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston. Paguhen shifra marramendëse dhe qyteti është i pisët. Subvencione për çiftet e reja që të rinjtë të kenë mundësi të krijojnë familjen e tyre këtu.

Gerti Bogdani: Sipas meje është shkatërruar por ka ende shpresë Tirana, nuk është përtej pikës së moskthimit. E domosdoshme ndryshimi në drejtimin e Tiranës vitin tjetër. Ajo pak gjë që ka mbetur, nga trashëgimia, identiteti, problematika të jetës së përgjithshme kanë ende shpresë për tu rregulluar. Duhet një hartë ku bëhet fjalë për trashëgiminë, identitetin dhe shërbimet. Zonat e Tiranës nuk kanë shërbime, infrastrukturën e poshtme. Përmbyet me pak minuta shi. Ka zona si Unaza e Re, 100 mijë banorë nuk kanë as shkollë dhe as çerdhe. Janë lënë në harresë e mëshirë të fatit. Trafiku e transporti publik. Zgjidhja e transportit publik është një hap për të zgjidhur trafikun në qytetin e Tiranës. Transporti Publik me cilësi e eficensë që përdret në masë bën që qytetarët të përdorin më pak makinat. Ofrimi i transportit falas për shkollat fillore. Lehtëson prindërit dhe trafikun. Të bëj që të rinjtë të mos largohen nga Tirana. Do bëja rishikim total të taksave, për çdo person që hapet nga një person në 30 vjeç.

Ilir Alimehmeti: Shumë gjëra mund të rregullohen. Disa kanë nevojë për afat të shkurtër e disa afatmesëm e disa duan kohë. Duhet të bëjmë premtime reale. Ajo që më vret si qytetar, sa herë flitet për Tiranën, urbanistika në disvafor të njerëzve. S'ka njësi funksionale por gjëra më vete, mund ti quajmë kulla. Jeta e një familje ka të bëjë me një banesë, një punësim, dhe një rekreacion, një argëtim. Po ti përmbledhim, këto përbëjnë jetesën e shëndetshme. Çdo aspekt i kësaj sot është i dëmtuar. Parkingu problem, duhet parë nga përqindja. Kemi 10500 vetë për kilometër katror. Kemi mungesë riciklimi. Duhet ndershmëri dhe të auditohet çdo veprim përmes institucioneve përkatëse që do ftohen të bëjnë hetimet e tyre.

Adriana Kalaja: Do propozoja shfuqizimin e dy VKM-ve. 2017 dhe 2018 që lidhen me zonën historike të Tiranës. Janë VKM antikushtetuese. Me porosi dhe urdhëra të mafies së ndërtimit kanë ngushtuar qendrën historike të Tiranës duke i hapur vend ndërtimit të kullave. Jemi dëshmitar të gjithë se çfarë bëhet me të gjithë objektet që janë vepra të monumenteve të kulturës. Tirana shpëtohet me tritol. Kjo nënkupton se çdo kullë pas një auditimi të bërë në bashkinë nëse unë do ta kem fatin ta drejtoj, që rezulon se është ndërtuar mbi një vepër të trashëgimisë kulturore, jo vetëm që do i vihet tritoli, jo vetëm që do bëhet vepra si ka qenë, do veprohet me përgjegjësi penale. Të gjithë përgjegjësit, nga Veliaj dhe oligarkët që kanë bërë një gjë të tillë dhe zyrtarët e bashkisë të shkojnë para drejtësisë.

gert bogdani belind kellici ilir alimehmeti adriana kalaja primaret ne pd

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet