Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Siç paralajmëroi edhe në seancën e kaluar, kryetarja e komisionit, Albana Vokshoi tha se do të njoftohet policia që një pjesë e tyre të paraqiten për të dëshmuar.
TIRANË- Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi ka hasur pengesa me vazhdimin e hetimeve për shkak të mosparaqitjes së dëshmitarëve të thirrur.
Siç paralajmëroi edhe në seancën e kaluar, kryetarja e komisionit, Albana Vokshoi tha se do të njoftohet policia që një pjesë e tyre të paraqiten për të dëshmuar.
Deputeti i PD-së Edmond Spaho tha se të enjten duhet të kërkohet shtyrja e afateve të komisionit pasi duhet të deponojnë kryeministri Edi Rama dhe Vilma Nushi. Zhupa nga ana tjetër tha se mazhoranca kërkon të mbajë peng komisionin duke qenë se mbyllet pas tre ditësh.
Vokshi: Dëshmia e Artan Lleshit është shumë e rëndësishme. Do doja që të komunikonim policinë për të bërë të mundur praninë e tij. Unë e kam thënë dhe herë tjetër kanë filluar të avullojnë dëshmitarët. Në fund kemi drejtorin e check up Altin Thani, i cili ishte planifikuar për të premten, por për shkak se morën një kohë të gjatë dëshmitë, u njoftua të ishte i pranishëm sot. Me një gjuhë arrogante z. Thani ka sfiduar komisionin. Është e papranueshme se si administratori i Vilma Nushit gjet kurajën të refuzojë komisionin. Do sugjeroja që duke ndjekur kodin e procedurën penale të njoftohet policia për të sjellë z.Thani për të dëshmuar në komision.
Spaho: Puna e këtij komisioni është dëmtuar shumë nga përjashtimi 40 ditë i pjesës dërrmuese të anëtarëve të opozitës. Gjatë kësaj periudhe nuk është filluar ndonjë mbledhje e qenësishme komisioni. Deri më sot kemi thirrur të gjithë dëshmitarët që ka propozuar maxhoranca. Nëse nuk thirrjen dëshmitarët që kemi kërkuar, çfarë kuptimi ka që u ngrit komisioni. Duhen adresuar këto çështje sepse nuk ka kohë. Kam vënë re në komisione të tjera që maxhoranca nuk paraqitej. Nuk mund ta them këtë gjë në këtë komision, por rrethanat janë të tilla që ne duhet të mendojmë seriozisht për punën e këtij komisionit. Nuk mund të mbyllim këtë komision pa deponimin e kryeministrit dhe Vilma Nushit. Koncesionet janë dhënë nga qeveria. Pa dëgjuar kryeministrin dhe fituesen kryesore të koncesioneve, check-up-it ne nuk mund ta mbyllim komisionin. Ndaj unë mendoj që në seancën plenare të kërkojmë shtyrjen e komisionit.
Zhupa: Për pak ditë mund të krijohen justifikime që nga gjuri deri tek vetulla, kërkojnë të mbajnë peng komisionin, duke qenë se ka datën për t’u mbyllur më 14.
Mbledhja e grupit të PS TIRANË- Grupi Parlamentar të Partisë Socialiste është mbledhur mëngjesin e kësaj të h&...
Eduard Duro TIRANA- Kryebashkiaku i Devollit Eduard Duro është paraqitur në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij. Kjo paraqitj...
Igli Hasani TIRANA- Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, ka ngritur çështjen e rihapjes së ...
albana vokshi TIRANË- Kryetarja e Komisionit hetimor të sterilizimit Albana Vokshi lajmëroi në mbledhje se 3 shtetasit italianë t...
Ministri Igli Hasani TIRANË- Këtë të hënë mbahet mbledhja e Komisionit për Çështjet Europiane për t&eum...
Igli Hasani TIRANA- Nuk kanë munguar debatet në Komisionin për Çështjet Europiane lidhur me pjesëmarrjen e ambasador&e...
Kryeministri Edi Rama BAKU- Kryeministri Edi Rama do niset sot për një vizitë dy ditore në Baku të Azerbajxhanit ku do t...
Ilir Rrapaj TIRANA- Biznesmeni Ilir Rrapaj ka mbërritur në ambientet ku zhvillohet mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë...
Ilir Rrapaj TIRANA- Komisioni hetimor për Shëndetësinë vijon sot me pyetjen e dëshmitarëve për të sqaruar &cce...
Safet Gjici ELBASAN- Ish-kryebashkiaku Safet Gjici i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit me kërkesën për t’u...