Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren dhe dogjën karriget në oborrin e Parlamentit në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji pas dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit.
TIRANË- Pas një paqeje të shkurtër 6-mujore mes socialistëve dhe demokratëve, Parlamenti shqiptar u kthye sërish në një arenë të tensionuar të hënën, pasi deputetët e Partisë Demokratike protestuan brenda dhe jashtë sallës kundër burgosjes së kolegut të tyre, Ervin Salianji, i dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë nga Gjykata e Apelit.
Deputetët demokratë bllokuan fillimisht foltoren dhe më pas e zhvendosën aksionin në oborrin e Parlamentit, ku i vunë flakën karrigeve të tyre.
“Edi Rama ka djegur parlamentin, ne dorëzojmë karriget tona duke i djegur ne të parët, sepse nuk jemi këtu për veten tonë, por jemi për qytetarët dhe interesin publik,” deklaroi kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Megjithatë, Bardhi mohoi që djegia simbolike e karrigeve do të shoqërohej me djegie të mandateve, duke theksuar se ata “nuk shmangen nga beteja”.
Opozita e ndërmori aksionin e vet pasi Gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi dënimin me 1 vit burg të Salianjit, i cili konsiderohet nga përfaqësuesit e opozitës si i dënuar politik.
Edhe nënkryetari i PD, Flamur Noka deklaroi se aksioni i tyre është pasojë e luftës që kryeministri Edi Rama i ka shpallur opozitës, duke paralajmëruar skena të ngjashme edhe në seancat e ardhshme.
“Edi Rama nuk mund të likujdojë opozitën, opozita është sot në ballë të aksionit. Nuk do të kemi kompromis me mafian dhe krimin, ne jemi në betejë,” tha Noka, duke artikuluar si kërkesë të opozitës krijimin e një qeverie teknike.
Seanca plenare e së hënës zgjati vetëm 20 minuta, ku kryetarja Elisa Spiropali njoftoi vakancën e krijuar nga mbarimi i mandatit të Salianjit dhe njoftimin e saj të KQZ.
“Kuvendi i Shqipërisë nuk ka asnjë lidhje me vendimet e Gjykatave, as për ministrat tanë, as për ministrat tuaj, për askënd,” tha Spiropali, e cila paralajmëroi edhe masa ndëshkimore ndaj deputetëve për shkelje të rregullores./Reporter.al
kuvendi TIRANË- Ka zgjatur jo më shumë se 20 minuta seanca e sotme plenare, ku mbizotëroi kaosi, tensionet dhe përplasjet. Opozit...
Kuvend TIRANË- Deputetë të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë nxorrën jashtë sallës karriget e tyre dhe u ...
pamje nga seanca e sotme plenare TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë rikthyer në Kuvend aksionin opozitar. Në h...
pamje nga vendngjarj TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pasi Deputetët e Partisë Demokratike i vunë zjarrin ...
ervin salianji TIRANË- Ervin Salianji ka reaguar pasi kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali lexoi në seancë vendimin për heqjen e mand...
Luan Baçi TIRANË- Deputetët e PD-së kanë mbajtur fjalën e tyre pas mbarimit të seancës së sotme parlamentare...
Sula TIRANË- Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka mbajtur fjalën e tij pas mbarimit të seancës së sotme parlamentare. Sula u shp...
koçi, noka TIRANË- Në seancat plenare në Kuvend është rikthyer kaosi. Deputetët e opozitës kanë risjellë...
Dhurata Çupi TIRANË- Deputetja e PD, Dhurata Çupi paralajmëroi se skenat që ndodhën ditën e sot në Parlament d...
Agron Gjekmarkaj TIRANË- Nënkryetari i PD dhe deputeti Agron Gjekmarkaj tha se nuk do ta pranojnë planin ogurzi për të arrestuar...