10 Shtator 2025, 18:03
Nga Dosja.al
foto ilustruese
SHBA- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë rikonfirmoi të mërkurën mbështetjen për SPAK, duke vlerësuar arritjet e institucionit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa theksoi se procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të institucionit duhet të jetë i paanshëm dhe transparent.
Në fjalimin e saj gjatë konferencës së OSBE-së mbi “Lidhjen midis trafikimit të drogave të paligjshme dhe krimeve të dhunshme”, e Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane, Nancy VanHorn, vlerësoi kreun aktual të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, dhe tha se SPAK është kthyer në një partner kyç të SHBA-së dhe institucioneve ndërkombëtare.
“SPAK-u është aq efektiv sa pavarësia e tij për të ndjekur kriminelët, pavarësisht se me kë janë të lidhur. Edhe SPAK-u gjithashtu, sigurisht, i nënshtrohet ligjeve të Shqipërisë. Bazuar në ligj, z. Dumani, sado efektiv, jashtëzakonisht efektiv që ka qenë, do të zëvendësohet sepse mandati i tij ka përfunduar. Dhe procesi i përzgjedhjes së pasardhësit të z. Dumani duhet të jetë i paanshëm, transparent dhe i lirë nga ndikimet e jashtme,” tha VanHorn.
Ajo vuri në dukje se hetimet e fundit kanë treguar se ky institucion është në gjendje të godasë grupe kriminale që operojnë nga Amerika e Jugut deri në Europë. Ajo përmendi operacionet e koordinuara mes SPAK dhe agjencive ndërkombëtare, ku janë sekuestruar tonelata droge me vlerë qindra milionë euro.
Duke iu referuar përfundimit të mandatit të kreut aktual të SPAK, Altin Dumani, VanHorn theksoi se zgjedhja e pasardhësit të tij do të jetë një provë e rëndësishme për integritetin e institucioneve shqiptare.
E Ngarkuara me Punë e SHBA paralajmëroi se partnerët ndërkombëtarë do ta ndjekin me vëmendje procesin e zgjedhjes së drejtuesve të rinj të institucioneve të drejtësisë.
“Ata që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë të vazhdojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, janë shumë të interesuar për këtë proces dhe do ta ndjekin nga afër,” përfundoi VanHorn./BIRN
Politike
10 Shtator 2025, 17:25
E. D
Kujtim Cakranin
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar masë displinore për avokatin e Ilir Metës, Kujtim...
Politike
10 Shtator 2025, 17:15
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje ytetarëve që të largojnë vetë lavazhet në m&eum...
Politike
10 Shtator 2025, 16:48
E. D
Klotilda Bushka
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dërguar për hetim dosjen për Kryebashkiakun Erion Veliajn, bashk...
Politike
10 Shtator 2025, 16:29
E. D
PD
TIRANË- Partia Demokratike do të mbledhë ditën e nesërme në 13:00 Grupin Parlamentar. Kjo është mbledhja e ...
Politike
10 Shtator 2025, 14:20
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se eksportimi i demokracisë nuk është një ide e mirë. Në Konferenc&eum...
Politike
10 Shtator 2025, 15:57
I.A
Nancy VanHorn
TIRANË- E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn ka deklaruar se procesi i përzgjedhjes së kryetarit të ri ...
Politike
10 Shtator 2025, 15:57
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti Ervin Salianji ka deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Ervin Salianji se ...
Politike
10 Shtator 2025, 14:37
I.A
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar sot hetimet duke kopësitur dosjen ndaj kryebashkuiakut Erion Veliaj dhe disa biznesmenet...
Politike
10 Shtator 2025, 15:37
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha theksoi se propozimi i Ervin Salianjit për protesta ...
Politike
10 Shtator 2025, 15:34
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se 5 rezoluta ndërkombëtare të bazuara në do...