Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë. •Deputetët kanë mbajtur 1 minutë heshtje për vdekjen e Silvio Berlusconit. • Gjatë seancës ka pasur tensione, pasi tensionet në Kosovë janë kthyer në kryefjalë të diskutimeve. •Deputetët e opozitës kërkuan që nga nisja e seancës që të diskutohet për tensionet në Kosovë. •Disa prej tyre edhe dënuan mungesën e Ramës në Kuvend, si dhe për reagimin që bëri ndaj asaj që po ndodh në veri të Kosovës. • Më i ashpri ishte deputeti i PD-së Asllan Dogjani, i cili ngriti tonet pasi nuk iu dha fjala nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla. • Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai deklaroi se do marrë armët nëse do duhet për të mbrojtur Kosovën. •Ndërsa ndër të tjera, gjatë seancës, deputeti i PD-së Flamur Noka deklaroi se nënpunësit janë kthyer në militantë nëpërmjet aplikacionit ‘Aktivisti’. • Debate në seancën plenare pati edhe për mbeturinat në vend, ku deputetë të opozitës kritikuan qeverinë për inceneratorët.
14 artikuj për këtë temë.
TIRANË-Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka folur në parlament në lidhje me situatën e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo theksoi gjatë fjalës së saj i kërkoi Kosovës të dëgjojë partnerët perëndimorë për normalizimin e gjendjes në veri dhe zbatimin e kërkesave të tyre.
“Është e domosdoshme që situata të shtensionohet, është e domosdoshme që qeveria e Kosovës të dëgjojë partnerët tanë ndërkombëtarë, aleatët tanë SHBA dhe BE për shtensionimin e situatës. Duhet të ndalet thellimi i hendekut të qëndrimeve me SHBA e BE sepse pasojat janë vërtet të rënda. Dialogu i lehtësuar nga BE është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”- tha ministrja.
Ministrja tha se dialogu mes dy shteteve, është e vetmja rrugë që garanton paqe, teksa shtoi se se Shqipëria është e gatshme dhe e angazhuar për të kontribuuar me çdo mjet, dhe me gjithë mundësitë e saj.
“Dialogu Kosovë-Serbi është rruga e vetme drejt paqes, por kjo kërkon guxim. Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar për të kontribuar me çdo mjet e më të gjithë mundësitë e saj. Por jo duke vazhduar në rrugën e përplasjes me të gjithë miqtë e aleatët, sepse nga kjo Kosova nuk mund të dalë kurrë e fituar”, tha ajo.
TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe u tregua i drejtëpërdrejtë me kryedemokratin Sali Berisha, duke i thënë se ishte ai që theu embargon e naftës duke furnizuar Serbinë e Millosheviçit në kohën e luftës. Sipas Braçes, nëse ka një shtet që duhet ta shpallë Berishn non-grata, është Kosova.
"Po flas edhe njëherë për një fakt të konsumuar zyrtarisht, ndërkomëtarisht me të cilin është damkosur Shqipëria. Ky këtu, në emër të cilit janë bërë edhe rrëfime të turpshme e të neveritshme si rrëfimi si pasoi dëshminë të qartë të kthjellët të pastër në thyerjen embargos e që vijoi në Shqipëri me argumentin se po i çonim karburant Kosovës që të kalonte dimrin. Karburanti po i shkonte përmes Millosheviçit. Fakt është që SHBA kanë shpallur non grata Berishën për një mori arsyesh të ditura e të bëra publike. Nëse do kishte një vend që duhej ta shpallte Berishën non grata ai duhej të ishte Kosova dhe vetëm për këtë akt. Për thyerjen embargos përkundrejt Serbisë të Milloeshvicit", tha Braçe.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në fjalën e marrë në Kuvend tha se u njohën nga mediat me faktin që Shqipëria kishte hartuar një draft rezolutë për Asociacionin për komunat në veri të Kosovës. Tabaku tha se ky draft duhej të ishte konsultuar me Kosovën.
DEKLARATA E PLOTË:
Sot diskutimi për Raportin e Autoritetit të Konkurrencës ka rëndësi, por dua të ndalem tek çështja që shumë kolegë me të drejtë kanë ngritur në seancë. Jemi njohur nga media që Kryeministri I Shqipërisë ka prezantuar një draft për asosacionin që kishte kohë që diskutohej ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë nuk flas dot për diçka që nuk e kam lexuar, nuk është dokument publik dhe nuk besoj që mund të flasim dhe të supozojmë për diçka që ne nuk e dimë. Por derisa ne të kemi informacion besoj që sot nuk i shërben askujt marrja në patronazh e kësaj çështje. Shqipëria gjithmonë ka pasur marrëdhënie të veçantë me Kosovën për atë çfarë ne dhe Kosova përfaqësojmë. Kemi tentuar shumë herë për mos ta përdorur, për mos ta shfrytëzuar dhe të mos debatojmë sa për politikën tonë të ditës. Por koordinimi me partnerët dhe mbajtja e interesit kombëtar para syve duhet ta drejtojnë këtë proces. Dhe interes kombëtar bëhet fjalë për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ndodhen në çdo troje.
Nuk e kam zakon që diskutimet që kam ke kolegët, por njëkohësisht dhe me drejtuesit në Kosovë t’i bëj publike. Dhe unë kam qënë në kontakt me të gjithë nivelet në Kosovë. Ata sigurisht nuk kanë dijeni dhe nuk kanë pasur dijeni për këtë draft, por në fakt do të kishte qënë e udhës që ato të kishin qënë pjesë e këtij procesi. Trajtimi I tyre si palë tjetër nuk i shërben askujt. Është e nevojshme t’i rikthehemi dialogut, t’i rikthehemi asaj që është marrë dhe fituar me shumë mundim, t’i rikthehemi marrëveshjes së Ohrit dhe sot t’i dënojmë jo si palë, por t’i dënojmë ato që po ndodhin në territorin e Kosovës, duke filluar që nga marrja peng e 3 policëve në territorin e Kosovës deri tek përshkallëzimi i asaj çfarë po ndodh në Mitrovicë, Leposaviq dhe në të gjitha bashkitë e tjera në veri ku sot nuk mund të quhet një situatë normale.
Për këtë arsyje i bën nder këtij Parlamenti, i bën nder Komisionit të Jashtëm që ta ketë këtë temë diskutimi. Jo për ta përdorur Kosovën, por për ta kuptuar se çfarë po ndodh në Kosovë, kush janë kërkesat e krerëve të qeverisë në Kosovë dhe se si ne mund ta ndihmojmë Kosovën, jo ta pengojmë atë.
Nuk ka çështje më të rëndësishme për ekonominë shqiptare sesa diskutimi i disa prej tregjeve dhe çfarë po ndodh sot me tregjet të cilat kanë lidhje të drejtëpërdrejtë dhe impakt tek çmimet. Që në shtator të vitit të kaluar në emër të Partisë Demokratike ne kemi kërkuar informacion dhe hetim për disa tregje specifike. I pari është ai që lidhet me ushqimet e shportës; i dyti ai që lidhet me tregun e karburanteve; i treti është ai që lidhet me tregun e sigurimeve; së fundmi, si qeveria shqiptare po zbaton marrëveshjet e Stabilizim-Asociimit dhe si Autoriteti I Konkurrencës (AK) po përpiqet që të hetojë çdo cënim të kësaj marrëveshje por dhe ruajtjen e konkurrencës në vendimet e fundit të qeverisë, duke filluar me aeroportin e Vlorës dhe duke vazhduar me marinën e Durrësit. Cënimi i konkurrencës në të gjitha ligjet që qeveria ka kaluar si ligje speciale duhet të kishte qënë një objekt i veçantë i punës së Autoritetit të Konkurrencës. Duhet të kishin marrë masa specifike për të parë sesi qeveria ka shkelur dhe ka cçnuar konkurrencën dhe ka kufizuar garën në rastin e aeroportit të Vlorës dhe portit të Durrësit. Unë përgëzoj kolegët e majtë dhe të djathtë që në rezolutën e miratuar kanë vendosur si një nga pikat që duhet patjetër të hetohet. Se sa vlerë ka që të hetohet pasi kjo ka ndodhur nuk e di, AK duhet pyetur dhe përfshirë në këtë proces përpara se këto marrëveshje të ndodhin.
Sot ekonomia shqiptare dhe Shqipëria në përgjithësi është në krizë të thellë ekonomike dhe sociale sepse një pjesë e madhe e tregjeve duke filluar me tregun e karburanteve, duke vazhduar me atë të ushqimeve ndodhen qartësisht në pozita ku nuk ka konkurrencë. Tregu i karburanteve me vendosjen e bordit, që unë e kam quajtuar bord oligark që përcakton çmimet, de facto e ka shumëzuar me zero konkurrencën. çfarë bëri AK për këtë? Asnjë hetim! Përsëri kjo është vendosur në rezolutë dhe unë shpresoj që të kemi një hetim për tregun e karburanteve, vendosjen dhe parapërcaktimin e çmimeve ku në mënyrë ekzemplare pronarët e kompanive të karburanteve ulur në një tryezë me qeverinë shqiptare dhe me përfaqësues të tjerë të bizneseve kanë vendosur çmimet.
E njëjta situatë ka ndodhur me tregun e ushqimeve. Vendosja e çmimeve për ushqimet me bordin qartësisht ka favorizuar kompanitë dhe ka prekur dhe cënuar konkurrencën.
E njëjta situatë ka ndodhur në prokurimet publike. Praktikisht sot në prokurimet publike nuk ka garë. Një në tre tendera jipet pa garë; 99% e rasteve jipen me vlerën limit; në të gjitha rastet në prokurimet pulike, që kryetari I AK e njeh si fushë shumë mirë, është cënuar konkurrenca dhe është përqëndruar gara publike në pak duar.
Kjo ka bërë që në një pjesë të madhe të prokurimeve publike të jenë 10-11 kompani që marrin çdo garë publike. Ku është AK në hetimin e kësaj situate?
Ndërsa sot në tregun e kompanive të sigurimit, këto kompani ndodhen në një situatë ku nuk ka më garë. i pyetur për të gjitha shqetësimet që unë kam për tregun e sigurimeve se sa kompani kanë hyrë në treg vitin e fundit, çfarë ka ndodhur me barrierat, a është e lehtë që të hysh apo të dalësh nga ky treg, çfarë ka ndodhur me pronësinë e kompanive, çfarë ka ndodhur me ndarjen e tregut, drejtuesi i Mbikqyrjes Financiare që mbulon sektorin nuk pati përgjigjje.
Tregu i sigurimeve sot ka nevojë për një monitorim dhe hetim sepse përsëri po ndodhin sot marrëveshje kartel për përcaktimin e çmimeve jo vetëm për sigurimin e detyrueshëm për makina, por dhe për të gjitha sigurimet e tjera. Janë të paktën 6 tregje prioritare të cilët sot përcaktojnë çmimet, në të cilët sot nuk ka konkurrencë, ku sot sistemi është i ndrydhur në një grusht kompanishë që nuk e pengon dhe nuk e lejon konkurrencën. Kur flasim për konkurrencën flasim për hir të qytetarëve sepse kjo do të ndikojë në përmirësimin e situatës së çmimeve. Do të ndikojë në ringjalljen dhe rivitalizimin e tregut dhe që sot mos të kemi këta sektorë me këtë kapje të ekonomisë që ka ndodhur pikërisht si rezultat i mungesës së hetimit dhe të monitorimit të këtyre tregjeve. Të gjitha këto elementë që unë kam vite që I diskutoj dhe shqetësime që i ngre janë reflektuar dhe në rezolutën që sot do të kaloj Parlamenti, të cilën unë dua ta mbështes. Por kjo situatë pengese e konkurrencës, praktikisht oligarki në tregjet më të mëdhaja, situatë përcaktimi çmimesh, situatë e një stanjacioni që në 10 vitet e fundit nuk lëviz, ku është e pamundur që një biznes I ri të hapet, të hyj në treg, të motivohet që të punojë, ku ndarja e tregut është e përcaktuar është simboli dhe shembulli më I keq se si sot funksionon ekonomia shqiptare.
Nga ana tjetër, është një reflektim i asaj çfarë ndodh në politikë, i asaj kënetës së jashtëzakonshme që ekonomia shqiptare e ka kapur prej fyti një grup biznesesh nuk lejon që të lëviz, e tregjeve që nuk lëvizin, e çmimeve që nuk lëvizin, që në fund i penguari dhe i dëmtuari më i madh është konsumatori.
Si në asnjë vend të botës çmimi I karburantit dhe çmimi I ushqimit në Shqipëri janë përcaktuar nga bizneset. Vendime të cilat megjithëse Gjykata Kushtetuese I konsideroi të dëmshme për interesin publik, qeveria shqiptare me zor i përfundoi, por dëmi në ekonomi sigurisht që vazhdoi të ishte i madh dhe kolosal për qytetarët, llogaritet në vlerën e 500 milionë eurove.
Këto shqetësime duhet të kishin qënë subjekt dhe objekt i punës së AK, por fatkeqësisht nuk ka ndodhur kështu. Fatkeqësisht nuk kemi pasur një analizë e cila në të na ndihmonte në dobi të interesit të qyetarëve, por edhe për ta parë sesi mund ta bëjmë tregun më konkurrues në secilin prej këtyre sektorëve dhe më gjerë; se si mund ta çlirojmë ekonominë, se si mund ta hapim për bizneset e reja; se si mundet konkurrenca të përdoret si motiv qoftë dhe për këta të rinj që nuk I'a dalin dot që largohen nga Shqipëria, sepse kjo është arsyeja, mungesa e konkurrencës kudo, që ata largohen. Unë bësoj është shumë e vështirë që të ndryshojnë gjërat këtu dhe të ndikojmë këtu më ligje e rezoluta, por besoj që duke thënë folur për këto çështje dhe duke I denoncuar mund të bëjmë një të mirë të madhe publike!
Kryeministri Rama tha në 8 qershor, se u ka dërguar një draft për Asociacionin presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Më herët, në një intervistë për gazetën “Nacionale” kryeministri Edi Rama foli sërish për draft-propozimin e tij për krijimin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe, të cilin ua ka përcjellë Francës e Gjermanisë. Rama theksoi se këtë draft-propozim nuk e ka konsultuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të qenë i drejtë dhe etik në raport me aleatët ndërkombëtarë.
TIRANE- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka hedhur akuza mbi kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha, ku tha se sa herë i mblidhet laku nga partnerët ndërkombëtarë, flet për patriotizmin e Kosovës dhe e përdor situatën për interesa personale.
“Ai projekton fajet, gabimet, vërejtjet e ndërgjegjes së tij tek tjetri. Është e njohur kjo metodë e vjetër. Më së shumti tradhtinë e kanë patur në ballë të përpjekjeve të tyre. Sali Berisha foli, minutat tuaj kanë mbaruar, është koha ime. Foli këtu për hartën e Europës. Sali vetëm ajo të ka mbetur që të përfundosh në kosh, koha ka ardhur, por s’ka rëndësi se ti damkën vetes ia ke vënë përpara se ta vinin ata përtej detit.
Në kohën kur ti bëjë thirrje që marrëveshja e ‘Rambujesë’ të mos firmosej, sipas dëshmive të Remzi Hoxhës që nuk dihet ku shkoi, marrëdhënia me Millosheviç ishte ndryshe. Por ti deklaroje se as Ibrahim Rugova nuk duhet të pretendojnë pavarësinë e Kosovës.
Zografi bis nuk ka bërë kurrë një marrëveshje deti me Greqinë, nuk ka furnizuar me naftë makinerinë vrasëse të regjimit të Millosheviç, e ke pranuar vetë pafuqinë. E nëse vazhdojmë me ato që ti ke bërë, dhe ne kemi bërë me kryeministrin në krye dhe kjo qeveri që nuk lë vend të botës, dhe duhet ta dini që reputacioni i Shqipërisë është rritur. Ato që ti paturpësisht bërë, miratimin e rezolutës së Dick Marty, po tentojmë të zhbëjmë ne duke paraqitur një rezolutë të re. Por pasqyra dhemb, ajo tregon fytyrën që ke. E them që shumë shpejt Berisha do të dalë edhe skena politike”, tha Spiropali.
TIRANË- Jashtë seancës plenare, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se ndërhyrja e kryeministrit Edi Rama në punët e Kosovës është e pavend. Përballë gazetarëve, ai shtoi se ndërhyrja e tij ka një efekt negativ si dhe tha se do ta përkeqësojë më tej situatën mes Prishtinës dhe Beogradit.
'Ndërhyrja e Ramës është e gabuar, ka efekt negativ, e përkeqëson situatën mes Prishtinës dhe Beogradit. Rama siç e thashë ka interesa personale sepse po afrohet data dhe nuk flen më. Nuk jam njohur me draftin e Ramës.
Policia konsiderohet palë, por Rama konsiderohet palë me Vuçiç. E kam thënë ai e ka marrë nga sirtari i Vuçiç atë draft.'-tha Berisha.

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi nga Foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, kryeministrin Edi Rama se mban anën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në çështjen e Kosovës. Sipas tij, Shqipëria nuk duhet të ndërhyjë, pasi nuk është e paanëshme, por kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të mbajë anën e Serbisë.
"Drejtuesja e seancës, Kryetarja e Kuvendit, pak minuta më parë u shpreh se Kosova nuk duhet të bëhet çështje e problemeve tona të brendshme. Mendimi dhe qendrimi im dhe i PD ka qenë dhe është se, Kosova është një vend i pavarur me qeveri legjitime, dhe se në dialogun Kosovë-Serbi, Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të implikohet, të përzihet në asnjë moment. Kjo së pari se, në qoftë se përzihet Shqipëria për definicion qendron në anën e Kosovës, askush nuk mund ta besojë Shqipërinë si një broker të paanshëm, por në rastin e Edi Ramës ai qendron në anën e Vuçiçit dhe nuk ka shqiptar që beson në qëllime të tjera, përveçse për të ndihmuar me çdo kusht, me çdo mënyrë padronin e tij, argati i të cilit është. Deri në vitin 2013, Shqipëria, ndonëse u zhvilluan negociatat më intensive në Bruksel bëri zero ndërhyrje në ato negociata dhe në një moment kritik të tyre kur konkretisht m’u kërkua që të ndërhyj, refuzova në mënyrë të prerë me bindjen se ai nuk ishte interesi i suksesit të negociatave. Gjithçka ndryshoi pas vizitës së Edi Ramës në Beograd. Ky zotëri për arse ye të cilat i di ai vetë, pas asaj vizite u bë një zëdhënësi neveritshëm, avokat i turpshëm i të gjitha projekteve të Serbisë së Madhe me të cilat, e vërteta është u zhbënë ato suksese që u arritën, përfshi këtu suksesin e marrëveshjes së përgjithshme, e cila jo de juro, por de facto ishte marrëveshje që normalizonte në zbatimin e saj marrëdhëniet dhe de facto realizonte njohjen e të zy vendeve, them jo de juro. Dolën skenarët që Vuçiçi nuk i shiste dot dot më parë, e ndryshimit të kufijve dhe të ndarjes së Kosovës. Edi Rama e mori me pasion të madh këtë skenar, dhe unë iu them shqiptarëve se prapa hartave të ndryshimit të kufijve kishte vetëm një qëllim, zhvlerësimi total i pavarësisë së Kosovës, dhe për rrjedhojë ndarja e saj midis Shqipërisë dhe Serbisë. Vetëkuptohet një ndarje midis padronit dhe vasalit,"-tha Berisha.
Më tej Berisha tha se Rama me paraqitjen e draftit për asociacionin ndërhyri në punët e brendshme të Kosovës për të shpëtuar veten nga hetimi i dosjes Charles McGonigal.
"Edi Rama e bëri këtë, jo vetëm si shërbim ndaj Beogradit, po e bëri këtë sepse korriku po vjen, ai është nën hetim të hapur në aferën McGonigal. Ai flet sot për komunitetin euroatlantik, por është i vetmi në atë komunitet që ka kompromentuar, i ka korruptuar njëri nga personat më të rëndësishëm në fushën e sigurisë, udhëheqësit të komunitetit euroatlantik të SHBA-ve, dhe tani është i gatshëm të kryejë çdo akt, të bëjë çdo gjë vetëm që të lehtësojë pozitën e tij të pashpresë. Shqiptarët duhet ta dinë se një muaj më parë dosja shqiptare e McGonigal e cila kishte në brendi vetëm ryshfetin dhe kontraktimin e tij në një kohë kur ishte në detyrë për të shkatërruar opozitën shqiptare, tani është shkrirë me dosjen ruse,"-shtoi ai.
FJALA E PLOTË
Zonja deputete, zotërinj deputetë, zonja drejtuese e seancës, të dashur qytetarë dhe qytetare.
Drejtuesja e seancës, Kryetarja e Kuvendit, pak minuta më parë u shpreh se Kosova nuk duhet të bëhet çështje e problemeve tona të brendshme. Mendimi dhe qendrimi im dhe i PD ka qenë dhe është se, Kosova është një vend i pavarur me qeveri legjitime, dhe se në dialogun Kosovë-Serbi, Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të implikohet, të përzihet në asnjë moment. Kjo së pari se, në qoftë se përzihet Shqipëria për definicion qendron në anën e Kosovës, askush nuk mund ta besojë Shqipërinë si një broker të paanshëm, por në rastin e Edi Ramës ai qendron në anën e Vuçiçit dhe nuk ka shqiptar që beson në qëllime të tjera, përveçse për të ndihmuar me çdo kusht, me çdo mënyrë padronin e tij, argati i të cilit është. Deri në vitin 2013, Shqipëria, ndonëse u zhvilluan negociatat më intensive në Bruksel bëri zero ndërhyrje në ato negociata dhe në një moment kritik të tyre kur konkretisht m’u kërkua që të ndërhyj, refuzova në mënyrë të prerë me bindjen se ai nuk ishte interesi i suksesit të negociatave. Gjithçka ndryshoi pas vizitës së Edi Ramës në Beograd. Ky zotëri për arsye të cilat i di ai vetë, pas asaj vizite u bë një zëdhënësi neveritshëm, avokat i turpshëm i të gjitha projekteve të Serbisë së Madhe me të cilat, e vërteta është u zhbënë ato suksese që u arritën, përfshi këtu suksesin e marrëveshjes së përgjithshme, e cila jo de juro, por de facto ishte marrëveshje që normalizonte në zbatimin e saj marrëdhëniet dhe de facto realizonte njohjen e të dy vendeve, them jo de juro. Dolën skenarët që Vuçiçi nuk i shiste dot më parë, e ndryshimit të kufijve dhe të ndarjes së Kosovës. Edi Rama e mori me pasion të madh këtë skenar, dhe unë iu them shqiptarëve se prapa hartave të ndryshimit të kufijve kishte vetëm një qëllim, zhvlerësimi total i pavarësisë së Kosovës, dhe për rrjedhojë ndarja e saj midis Shqipërisë dhe Serbisë. Vetëkuptohet një ndarje midis padronit dhe vasalit, argatit. Fatmirësisht, ky projekt u hodh poshtë më së pari falë Kancelares Merkel, por më pas edhe Komuniteti Ndërkombëtar e realizoi se ky projekt ishte një projekt shumë problematik. Nuk humbën asnjë minutë kohë, dhe nxori Nano Visadi mini Shengenin në të cili hartën që vendosën në platformën e samitit, Kosova ishte zhdukur, ishte përfshirë e tëra në hartën e Serbisë. Edi Rama vet postoi, meqënëse jemi për ndërhyrjet, në facebookun e tij hartën e asgjësimit të Kosovës. Gjithçka ishte me qëllimin e vetëm që të ndahej Kosova. Ky projekt përfundoi në një aleancë trilaterale të turpshme destabilizuese për Ballkanin, aleancë Beograd-Tiranë-Shkup, viktimat më të mëdha të së cilës ishin fermerët shqiptarë. Ata me hapjen për prodhimet e Shumadisë, Banatës dhe zonave të tjera falimentuan në radhë njëri pas tjetrit. Pasi dështoi me Ballkanin e Hapur, Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama me të cilin kërkonin të instalonin hegjemoninë serbe në rajon, dhe dua të them këtu se nga çereku i parë i shekullit të kaluar dei sot, deri para luftës në Kosovë dhe deri para luftrave të tjera, Ballkani u bazua mbi hegjemonizmin serb, kombe që sundoheshin nga kombi serb.
Kjo ide, kjo pikëpamje që lau në gjak, që i krijoi Ballkanit dramat më të mëdha është përsëri e gjallë, përsëri mbahet, promovohet dhe reklamohet nga Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama dhe Dodik. Në këtë kontekst, paraqitja që ai i bëri projektit të Asosacionit ishte ndërhyrja më brutale në çështjen më delikate në punët e brendshme të Kosovës. Në një akt kombëtar, antishqiptar, duke konsideruar Kosovën, jo si një vend të pavarur, por një vend vasal, anuloi takimin me qeverinë e Kosovës, sepse ajo nuk pranoi të diskutojë për draftin e tij të marrë në sirtaret e Vuçiç. Ai bëri një provokacion të rëndë dhe përkeqësoi më tej gjendjen e dialogut të vështirë midis Prishtinës dhe Beogradit.
Edi Rama e bëri këtë, jo vetëm si shërbim ndaj Beogradit, po e bëri këtë sepse korriku po vjen, ai është nën hetim të hapur në aferën McGonigal. Ai flet sot për komunitetin euroatlantik, por është i vetmi në atë komunitet që ka kompromentuar, i ka korruptuar njëri nga personat më të rëndësishëm në fushën e sigurisë, udhëheqësit të komunitetit euroatlantik të SHBA-ve, dhe tani është i gatshëm të kryejë çdo akt, të bëjë çdo gjë vetëm që të lehtësojë pozitën e tij të pashpresë. Shqiptarët duhet ta dinë se një muaj më parë dosja shqiptare e McGonigal e cila kishte në brendi vetëm ryshfetin dhe kontraktimin e tij në një kohë kur ishte në detyrë për të shkatërruar opozitën shqiptare, tani është shkrirë me dosjen ruse. Është shkrirë me dosjen ruse se, ky peshk i madh nuk binte kollaj në duart e Edi Ramës, por dikush e solli atë, dhe ata që e sollën atë, ata janë në dosjen Deripaska. Koha do t’i provojë. Ndaj edhe Edi Rama tani ka humbur, nuk vjen dot këtu dhe kur del në media del sterr i zi, del i shfazuar, nuk d çfarë flet, kështu që në rast flasim për Kosovën, në radhë të parë duhet të flasim për mosndërhyrjen në punët e brendshme të saj për interesa personale, apo interesa të Vuçiçit. Së fundmi, rrëmbimi i ushtarëve të policëve të Kosovës përbën një akt terrorist, banditesk, një shkelje flagrante të rezolutës së OKB të pavarësisë së Kosovës, të marrëveshjeve që ka me NATON-n Serbia. I bëj thirrje KFOR-it, i bëj thirrje Komunitetit Ndërkombëtar të ndërhyjë për lirimin e menjëhershëm të policëve të rrëmbyer, rikthimin e menjëhershëm të tyre në vendin e tyre, dhe dënimin e atij i cili sillet si një fqinj zuzar që nuk njeh ligj të brendshëm dhe as ligj ndërkombëtar, Aleksandër Vuçiç, që përbën dhe sot faktorin më kryesor, që kërcënon paqen, stabilitetin e rajonit të Ballkanit, bën Putinin e Vogël.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho e quan turp të madh që Kuvendi i Shqipërisë nuk po debaton sot për çështjet që po ndodhin në Kosovë. Sipas tij, thikat për ta copëtuar janë mprehur dhe ky është skenar ogurzi.
“Turp i madh që Kuvendi nuk organizon sot debat për Kosovën. Thikat për ta copëtuar janë mprehur dhe ky është skenar shumë ogurzi. Po nuk folëm sot kur do flasim. Presidenti i Serbisë sot ka qenë në ambasadën ruse në Beograd, është takuar me ambasadorin rus dhe ambasadoren kineze. Turp i madh që anulohet takimi i dy qeverive në Kosovë, këtë mund ta bëjë vetëm një bashibozuk”, tha Spaho.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla që të merren masa disiplinore për Taulant Ballën. Ai tha se edhe opozita ka disa 'etiketime' për kryeministrin mirëpo nuk ia kanë thënë, teksa krahasoi atë që tha Balla.
"Ne e kemi kryeministrin me kartelë dhe budalla, por nuk ia kemi thënë asnjëherë, ndaj kërkoj masa për kreun e grupit parlamentar për gjuhën fyese ndaj dy deputeteve që i quajti budallenj. Unë thashë ne kemi kryebudalla për kryeministër dhe nuk ia kemi thënë. Nuk mundet askush të fyejë kolegët pa asnjë shkak. Ju kërkoj të merrni masa disiplinore për shkelje të etikës"
Më herët, gjatë seancës kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste i cilësoi budallenj deputetët e PD-së.
“Saliu ka mbaru punë, por fat i madh që jeni ti dhe Muli pas Saliut. Jeni personifikim më kuptimplotë i budallait”, tha Balla.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani u shpreh se është gati të marrë armën për të luftuar për Kosovën, e cila prej disa javësh tashmë ka marrëdhënie të tensionuara me Serbinë. Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, Dogjani kërkoi që të mbahej një rezolutë për të dënuar dhunën në Kosovë. Në fjalën e tij, ndër të tjera Dogjani kërkoi që kryeministri Edi Rama të shkojë në Kuvend dhe të dënojë gjithashtu dhunën që po ushtrohet në Kosovës.
"Për Kosovën i marr armët. Po i marr armët, ne kuksjanët e kemi treguar. Jam i pari që marr armët. Kuksianët janë të parët që kanë marrë armët për çlirimin e Kosovës, janë vrarë disa të rinjtë kuksianë. Nuk kam ardhur këtu me votat tuaja, por me ato të demokratëve të Kamzës. Unë kërkova të dalim me një rezolutë për të dënuar dhunën ndaj qytetarëve të Kosovës. Këtë kam kërkuar. Sot nuk duhet të dilnim për të diskutuar këto projektligje, por duhet të dilnim jashtë radhe për të mbështetur qytetarët.
Kërkojmë që kryeministri jonë të mos bëjë paçavure e platformave, por të vijë këtu të jetë transparent. Por jo të sillet poshtë e përpjetë, të dalim me rezolutë për të dënuar dhunën e ushtruar në Kosovë nga grupet kriminale,"-tha ndër të tjera Dogjani.
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha sot në Kuvend se Shqipëria ka qenë dhe është gjithmonë pranë popullit të Kosovës. Ai shprehu keqardhjen që ende në sallën e Parlamentit ka politikanë që nuk duan t’ia dinë as për Shqipërinë e as për Kosovën, por e përdorin atë për të goditur qeverinë.
"Është keqardhje e madhe që kemi në këtë sallë deputetë që një gjë që ne e dimë, as nuk duan t'ia dinë për Kosovën, për ta përdorur Kosovën 'mish për top' për të gjuajtur Shqipërinë dhe për të keqpërdorur Shqipërinë. Sa kohë kemi qenë në qeverisje është githmonë pranë popullit të Kosovës. Jemi një vend anëtar i organizatës euroatlantike. Shqipëria doni apo s’doni ju amerikanët e fund salle duhet të jetë në njëjtën linjë me organizatën euroatlantike.
Ju lutem, Kosova, populli i Kosovës ka nevojë për Shqipërinë dhe Shqipërinë këtu e kanë. Lirinë e arritën me aleancën me SHBA, me Britaninë e Madhe. Fat i madh për ne është që diskutimet inflamuese kanë ngelur në dorë të Mulit dhe hallin e ka; 'Aktiviti', 'Patronazhisti', këta i kemi, do ti shtojmë dhe do ju mundim sa herë të dilni përpara.
Unë jam një shtetas shqiptar, jam në aplikacionin CDU. Aty mund të hyjë kushdo, një shtetas i huaj si unë, një punonjës i administratës, dhe mund të hyjë çdo kush. Dhe 'Aktivisti' është një aplikacion i hapur. Saliu ka mbaruar punë, pas tij e ke fatin ti dhe Muli. Tani ajo që po ju them lëni dokrrat me histori administrate, duhet ta përmirësojmë, hajdeni me propozime. Ne kemi administratën civile më të lartë si numër. Ne kemi shumë punë për të bërë; por mos harroni; lexoni progres raportin. Nuk ka ndërhyrje në rekrutime në administrën publike. Bëni kot".
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho u ankua për kohën e shkurtër që i lihet për të diskutuar në Kuvend. Ai iu drejtua kryetares së Kuvendit duke i thënë se po i trajton deputetët me dy standarte. Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla i tha se nuk ka faj ai, por Sali Berisha dhe Flamur Noka që i marrin kohën për të folur.
REPLIKAT NË KUVEND:
Edmond Spaho: Ju më thoni mua duhet të diskutohet, rregullorja. Grupet parlamentare duhet të bien dakrod për kohën e tyre, deputetët që s'janë kanë të drejtë që të flasin. Kohën që kanë dëshirë grupet, duhet t'i shtoni dhe kohën që
Pse një koleg nga maxhoranca ka të drejtë të flasë 10 minuta dhe unë 1 minutë. Është qëndrim me 2 standarte. Cfarë do ju gjejë juve nëse flasim dhe ne 10 minuta.
Taulant Balla: Nuk është faji jot që kohën ta merr Muli dhe Berisha.
/Dosja.al
TIRANË- Një situatë e tensionuar është krijuar pak çaste më parë në Kuvend. Deputeti demokrat Flamur Noka tha se nënpunësit publikë e kanë shkarkuar aplikacionin ‘Aktivisti’ nën presion nga ana e drejtorëve dhe ministrave. Ai u shpreh në shenjë këmbane alarmi se administrata është terrorizuar, e po kështu raporti i ODIHR thotë se janë shpërdorur burimet njerëzore të administratës dhe është bërë presion.
“Je një militante e përdorur. Je keqpërdorur për afera dhe për çështje politike, i ke shërbuar shtetit. Në forumet e partisë tuaja bëni recitime, vidhni por për administratën publike jo, e dini shumë mirë aplikacioni i 'Aktivistit', duhet të kesh një guxim të tejskajshëm të pohosh se aplikacioni e kanë plotësuar, jo administrata. Administrata është terrorizuar, edhe patronazhisti edhe aktivisti ta kanë denoncuar. Por s'keni fytyrë. Dilni pa turp dhe thoni se e zeza është e bardha. E pastaj dilni këtu e thoni e bardha ështe e zezë. Por raporti i ODIHR të thotë që janë shpërdorur burimet njerëzore të administratës, është bërë presion mbi administratën. Ju nuk keni ndjeshmëri ndaj kësaj. Ta citon edhe Parlamenti Evropian, por ju nuk keni ndjeshmëri, sultan Surreli, çmenduri thoni; as skuqeni e as zverdheni. Këtu ministrat në fushatë, i ke qëndra shendetësore në breg të lumit. Kjo qendra, drejtuesi i kësaj qendre çfarë është? Share dhe like ministres suaj. Ndaj mos flisni për përralla, vjedhje parash se e keni shndërruar administratën në një strukturë militantësh, e keni vrarë dhe e keni sjellë në një organizatë kriminale për Rilindjen. Por babëzinë, hajdutërinë dhe vjedhjen nuk ua pranojnë shqiptarët", tha Noka.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani nuk u përmbajt, duke u ngritur nga vendi i tij në Kuvend e duke shkuar drejt Foltores për të kërkuar të drejtën e fjalës. Dogjani nuk u la të fliste nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e për pasojë, ai filloi të fliste nga vendi, por pa mikrofon.
"A e dini që atje po vriten njerëz? Unë kam kërkuar në seancën e kaluar që Kuvendi të mbajë një qëndrim, janë marrë 3 policë peng në Kosovë, kemi një kryeministër që sillet si shefi i OKB-së. Të vijë këtu në Kuvend dhe të japë llogari për draftin që ka dërguar në BE dhe SHBA për konfliktin në Kosovë. Është e turpshme që Kuvendi nuk ka pasur asnjë qëndrim për situatën në Kosovë, deri në fund të kësaj seance duhet të dalim patjetër me një qëndrim"
E më tej, u nis drejt foltores. Në acarim e sipër, ai i ra me grusht foltores, duke bërë që pranë tij të afrohet edhe Garda. Pas këtij momenti, Nikolla i dha fjalën.
'Duhet të mblidhet Komisioni, vendi ynë të dalë me një qëndrim dhe të dënohet Serbia'- tha Dogjani.
Pas fjalës së tij, deputeti u ul në vendin e caktuar në Kuvend./Dosja.al
TIRANË- Ditën e sotme u prezantua në Kuvend, raporti i Departamentit të Administratës Publike nga ana e ministers Milva Ekonomi. Pas përfundimit të fjalës së ministres, deputeti demokrat Flamur Noka tha se 75 mijë nënpunës publikë e kanë shkarkuar aplikacionin ‘Aktivisti’ nën presion nga ana e drejtorëve dhe ministrave.
“75 mijë punonjës të shtetit shqiptar e kanë shkarkuar këtë aplikacion. Këta punonjës çfarë janë? A ka dijeni zonja që drejtorët, ministrat i kanë terrorizuar punonjësit e shtetit për të plotësuar me detyrim ose për t’u larguar nga vendi i punës në administratën shtetëore. Koncepti i Aktivistit bën në 1 punonjësin e shtetit me militantin e partisë. A është ky standarti i Administratës Publike? Nënpunësi civil si term është i likujduar dhe mbetet vetëm në letra, pasi me Rilindjen në pushtet është shndërruar në militant, qoftë me dëshirë apo jo. Është gjë e thjeshtë të vish e të flasësh dokrra këtu. Por termi DAP në Shqipëri është inekzistent”-tha Noka.
Ekonomi, iu përgjigj duke thënë se aplikacioni ‘Aktivisti’ nuk ka lidhje me kontrollin e punonjësve të administratës publike.
“Aktivisti nuk ka lidhje me systemin që menaxhon DAP. Përderisa kemi 75 mijë persona që e kanë shkarkuar do të thotë se është i sukeseshëm. Mund të jesh edhe anëtar i PD dhe të hysh në aplikacion. Ata që e shkarkojnë e bëjnë sepse aty tregohet për aktivitetet që bën PS”-tha Ekonomi.