30 Tetor 2023, 17:38
Nga I.A

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka fajsuar maxhorancën për gjendjen që ndodhet Kuvendi ditën e sotme. Nga foltorja, Bardhi është shprehur se Kuvendi është futur në ngërç për shkak mazhorancës. Po ashtu Bardhi në fjalën e tij, para se Lindita Nikolla t'ia ndërpriste, ka deklaruar se kurrë nuk ka ndodhur që maxhoranca të rrëzojë 8 Komisione hetimore pa dhënë asnjë shpjegim.
"Prej tre javëve mazhoranca socialiste e ka futur Kuvendin e Shqipërisë në ngërç, duke pamundësuar funksionimin normal të tij. Me veprime të paprecedenta, duke nisur nga sjellja juaj znj. Kryetare, dhe më pas me votime antikushtetutese, ju keni marrë vendimin për të asgjesuar opozitën në Parlament. Kurrë në historinë e ketij Parlamenti nuk ka ndodhur që Kryetarja e Kuvendit të shndërrojë veten në specialiste arkive të një partie, duke injoruar Kushtetutën dhe Rregulloren e Parlamentit.
Kurrë në historinë e këtij Parlamenti nuk ka ndodhur që Kryetarja e Kuvendit të hedh në votim të drejtat e opozitës dhe kundërshtari politik të ketë votuar për ti asgjesuar ato. Kurrë në historinë e këtij Parlamenti nuk ka ndodhur që të votohet pa i dhënë as të drejtën e fjalës opozitës për të sqaruar kërkesat e saj. Kurrë në historinë e këtij Parlamenti nuk ka ndodhur që mazhoranca ti diktojë opozitës se me kë dhe si duhet të përfaqësohet në Komisionet Parlamentare. Kurrë në historinë e këtij Parlamenti nuk ka ndodhur që mazhoranca të rrëzojë brenda një viti 8 kërkesa për Komision Hetimor, pa dhënë asnjë shpejgim, pa bërë asnjë përpjekje për të gjetur konsensus," tha Bardhi.
gazment bardhi seance plenare 30 tetor 2023
Politike
30 Tetor 2023, 17:20
h.k
Sali Berisha
TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike pasditen e sotme nga foltorja e Kuvendit, ka hyrë live në Facebook-un...
Politike
30 Tetor 2023, 17:17
I.A
TIRANË- Videoja e mëposhtme tregon momentin që dy deputetët Bledion Nallbati dhe Vullnet Sinaj janë përleshur me nj&eu...
Politike
30 Tetor 2023, 17:14
I.A
TIRANË- Seanca plenare e sotme është ndërprerë pa nisur mirë ende. Shkaku është bllokimi i foltores nga deputet&e...
Politike
30 Tetor 2023, 17:08
I.A
Perplasja
TIRANË- Seanca e sotme plenare ka agravuar në përdorimin e dhunës. Deputetët e Partisë Socialiste dhe Partis&e...
Politike
30 Tetor 2023, 17:04
I.A
Kuvendi
TIRANË- Seanca plenare ka nisur pasditen e sotme në kaos. Që në nisje të seancës, deputetët demokratë ...
Politike
30 Tetor 2023, 16:16
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kongresi i Partisë Socialiste që to të mbahej më 4 nëntor, është shtyrë nga socialistët ...
Politike
30 Tetor 2023, 14:50
h.k
Jorida Tabaku
TIRANË-Jorida Tabaku, deputetja e Partisë Demokratike në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë dhe...
Politike
30 Tetor 2023, 13:30
r.ll
kuvendi
TIRANË- Pasditen e sotme do të zhvillohet seanca plenare e radhës, ku pritet të jetë e shoqëruar me debate dhe disku...
Politike
30 Tetor 2023, 13:19
r.ll
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët ka komentuar edhe përjashtimin e...
Politike
30 Tetor 2023, 13:16
A.B
Kuvendi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka njoftuar deputetët se zyrtarisht i ë...