LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nikolla komunikon kërkesën e Bashës, Bardhi paralajmëron: Nuk ka ardhur koha ta zgjedhë Rama dhe Veliaj. Shtyhet vendimi

•Sot rinisi seanca e parë plenare për sesionin e ri. •Në fillim mori fjalën kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e cila bëri një bilanc të sesioneve të mëparshme. •Por, kur Nikolla lexoi se kishte ardhur në Kuvend një shkresë nga PD për zgjedhjen e Lulzim Bashës si kryetar të grupit parlamentar të kësaj partie, nisën diskutimet në sallë. •Ndërkohë që Nikolla e ka përmendet këtë shkresë, ka qenë Gazment Bardhi dhe deputetë të tjerë ata që kanë qeshur nga ndenjëset e tyre. •Pak më vonë, Bardhi dhe Basha janë parë duke debatuar me tyre, pasi janë ulur pranë, ndërsa të dy deputetët duken të acaruar me njëri-tjetrin. •Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi tha se ta harrojë që PS, Rama dhe Veliaj do zgjedhin kreun e grupit të PD. •Pas përfundimit të seancës plenare, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pranoi ftesën e Gazment Bardhit për një takim për të unifikuar qëndrimin e opozitës.

11 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Debati brenda seancës, zbulohet se çfarë u tha mes Bashës dhe Bardhit

Nikolla komunikon kërkesën e Bashës, Bardhi paralajmëron:
Kuvendi

TIRANË- Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi u filmuan nga kamerat teksa debatonin me njëri-tjetrin në seancën plenare. Ky diskutim, nisi pas revoltës së deputetëve të opozitës kur mësuan kërkesën që Basha i kishte dërguar kryeparlamentares. 

Raportohet se diskutimi mes tyre ishte kështu: 

“Je bërë qesharak”, mësohet se i është drejtuar Basha, Bardhit.

”Qesharak je bërë ti kokë e këmbë”, është përgjigjur ky i fundit, i cili vijon: A ka mundësi të lutem...

 

2 VITE ME PARE

Nikolla prezantoi Bashën si kreun e Grupit të PD, reagon Paloka: Nëse unë zgjidhem kryetar i PS apo sekretar, ç’do bëni?

Nikolla komunikon kërkesën e Bashës, Bardhi paralajmëron:
Edi Paloka

TIRANË- Deputeti Edi Paloka, ka reaguar pasi kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla prezantoi si kryetar të Grupit Parlamentar të PD Lulzim Bashën.

Sipas Palokës, kjo situatë është qesharake dhe se nuk mund të pranohen një kryetar që vetëzgjidhet.

“Sot dua t’ju vë para një situate të tillë se po shoh se nuk po e kuptoni… nëse nesër unë mbledh 2 mijë vet në një sallë dhe e quaj Kuvend të PS dhe zgjidhem kryetar, sekretar e të tjera me ‘ar’ prapa, dhe u them se jam kreu i grupit të PS, çfarë do bënit ju? Kuptoje kështu dhe mos u bëni qesharake si ata. Vjen dikush që u thotë se jam zgjedhur kryetar i PS dhe ju e pranoni”, -u shpreh Paloka.

2 VITE ME PARE

Berisha nga foltorja thirrje qytetarëve: T’i shkurtojmë ditët një parlamenti që nuk meriton të ekzistojë

Nikolla komunikon kërkesën e Bashës, Bardhi paralajmëron:
Sali Berisha

TIRANË-  Sali Berisha në seancën e parë plenare për këtë sezon, deklaroi se Kuvendi është antikushtetues. Sipas tij parlamenti nuk shpreh më interes për popullin dhe u bëri thirrje qytetarëve që “t’i shkurtojnë ditët” teksa tha se vetëm Kuvend shqiptar nuk mund të quhet.

Berisha: Parlamenti nuk shpreh më interesat e shqiptarëve. Ftoj qytetarët, t’ia shkurtojmë jetën një parlamenti që nuk meriton të ekzistojë. Për një moment të përfytyroni shpellën më të madhe të mafies që imagjinata juaj mund të përfytyrojë. Drejtoni sytë këtu në këtë krah, dhe kjo është më e madhja në botë edhe Europë.

Ky parlament është i bazuar i tëri mbi krimin, mbi drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. SKY ECC, EncroChat dëshmojnë se lidhjet tuaja me bandat dhe krimin shkojnë në Meksikë, në Ekuador, në Bolivi. Dëshmojnë se ju keni dhunuar në mënyrën më flagrante, keni vjedhur votën e shqiptarëve dhe nuk meritoni asnjë ditë të vetme të jeni në këtë sallë.
Dëshmoj se shumica juaj duhet të jenë te Balili dhe tek Balilat tuaj, së pari.

Së dyti, ky parlament është turpi i historisë. Për herë të parë një parlament voton për dyfishimin e rrogave të deputetëve, në një kohë kur lenë në mjerim, në gomone, në varfëri eksreme qytetarët, sepse kur psikologjinë, kur ndërgjegjen, kur logjikën ta infiltron krimi ke humbur çdolloj mundësie për të arsyetuar.

Së treti, kur po lexoje atë fjalim më kujtove Vitori Çurin, por absolutisht ajo ka qenë edhe më modeste se sa ti.
Po si mund të dalësh këtu para të lexosh një raport të atillë? Fund e krye mashtrime dhe vetëm mashtrime.

Parlamenti nuk shpreh më interesat e shqiptarëve, ndaj dhe unë ju ftoj të dashur qytetarë t’ia shkurtojmë jetën, ditët një parlamenti që nuk meriton të ekzistojë. Një parlamenti anti-kombëtar që refuzon të dënojë gjenocidin serb mbi shqiptarët, një parlamenti që ka miratuar ligje dhe rregulla që ndihmojnë Serbinë e madhe të Ballkanit të Hapur. Një parlamenti që vetëm shqiptar nuk mund të quhet.

2 VITE ME PARE

"Do thotë jam kryeministër"/ Bardhi: Mos u çudisni kur Basha të vetëshpallet mbret i Anglisë

Nikolla komunikon kërkesën e Bashës, Bardhi paralajmëron:
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se Lulzim Bashës i duhet të sigurojë 19 vota të deputetëve për t’u bërë kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Madje, tha para gazetarëve se nëse arrin 18 vota, të 19-ën do e ketë nga ai. 

Paska ambicie për tu bërë kryetar i grupit, në këtë moment i duhet të sigurojë 18 vota deputetësh, vota e 19 do jetë e Bardhit, po e deklaroj publikisht. Kaq borxh i kam për hir të bashkëpunimit që kam pasur me të”, tha Bardhi.

Po ashtu, nuk mungoi as ironia për Bashën. Ja se çfarë tha për të:

“Do vetëshpallet mbret i Anglisë shumë shpejt. Mos u habisni që të thotë se “jam dhe kryeministër”.

/Dosja.al

2 VITE ME PARE

Ftesa e Bardhit për takim, Berisha i përgjigjet pozitivisht: Do i mësoni të gjitha në kohën e duhur

Nikolla komunikon kërkesën e Bashës, Bardhi paralajmëron:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se do të marrin pjesë në tryezën e thirrur nga Gazment Bardhi për ditën e nesërme. Gjatë fjalës së tij për gazetarët jashtë parlamentit, Berisha akuzoi se ky institucion është ngritur mbi krimin dhe ky droga dhe vjedhja kthehen në votë dhe vota shndërrohet në krim.

FJALA E PLOTE:

Theksova edhe në parlament, theksoj përsëri se ky parlament është i ngritur mbi krimin, drogën, është parlamenti i vetëm në Europë në të cilin vjedhja, krimi, droga shndërrohen në votë dhe vota shndërrohet në krim.

Është institucion i fatkeqësisë kombëtare, është institucion që të vetmin vendim që ka marrë, ka dyfishuar rrogat e tij, është institucion i cili ka kaluar me dhjetëra vendime të lotuara nga krimi dhe grupet kriminale, është institucion i cili ka bllokuar të gjitha nismat me rëndësi kombëtare. Nuk ka lejuar rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë dhe trojet shqiptare.

Është institucion i cili me qëndrimet e tij, jo që nuk i shërben integrimit, por i shërben dezintegrimit të Shqipërisë në BE dhe e lë në vend numëro. Është institucion i cili siç e dëgjuat përpiqet të përligjë gjithçka antikushtetuese, antiligjore të qeverisë dhe të mbulojë krimet e saj.

Pyetje: Do të merrni pjesë në tryezë nesër?

Sali Berisha: Po do të marrim pjesë. Ne shkojmë aty dhe do të marrim pjesë. Edhe ftesën e konsiderojmë hap pozitiv dhe ne do të marrim pjesë.

Pyetje:Për negociata apo bashkim?

Sali Berisha: Do ti mësoni që të gjitha në kohën e duhur, por ne i përgjigjemi pozitivisht ftesës.

2 VITE ME PARE

Nikolla njofton se kryetar i Grupit Parlamentar është Basha, deputetët demokratë shpërthejnë në të qeshura (VIDEO)

Nikolla komunikon kërkesën e Bashës, Bardhi paralajmëron:
deputetët në kuvend

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka njohur Lulzim Bashën si kreun e grupit të PD-së.

Kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla tha se kishte marrë njoftim nga PS se kryetar grupi ishte caktuar Bledi Çuçi dhe nga PD (duke iu referuar segmentit të partisë së vulës të drejtuar nga Basha) se kryetar grupi ishte caktuar Lulzim Basha.

Pas fjalës së kryeparlamentares, deputetët e opozitës shpërthyen në brohorima e të qeshura.

2 VITE ME PARE

"Basha kryetar i PD"/ Bardhi i drejtohet Nikollës: Harrojeni se PS zgjedh kreun e grupit të PD! Mos na provokoni

Nikolla komunikon kërkesën e Bashës, Bardhi paralajmëron:
Gazment Bardhi

TIRANË- Vendimi që lexoi në seancën plenare kryetarja e Kuvendit, që kishte të bënte me kreun e grupit parlamentar të PD-së, revoltoi opozitën. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Gazment Bardhi deklaroi se PS nuk mund të tallet as me qytetarët dhe as me opozitën, duke shtuar se PS nuk e ka fuqinë që të ndikojë në vendime të brendshme të PD-së. 

"Ju mund të talleni me qytetarët, mund të jeni tall edhe me opozitën për shkak të konflikt, por ta harroni se do vijë dita kur kreun e grupit të PD ta zgjedhë PS. Atë ditë, ti para dhe pas teje Rama ti bëni llogaritë mirë. Ke një rregullore parlamenti që lexon njoftime të grupeve parlamentare, jo të partive politike, ta kryejnë aktivitetin jashtë kësaj salle, në këtë sallë ka deputetë të grupit të PD që vendosin se kush është kreu i grupit të PD. E kuptoj se disa kanë vendosur të bëhen qesharakë, ju kanë përfshirë edhe juve por mosprovokoni deputetët e opozitës. Ky është një paralajmërim i thjeshtë dhe qytetar. Veliaj dhe Rama nuk e caktojnë dot kreun e grupit të PD”, tha Bardhi.

2 VITE ME PARE

Korreshi shkon në Kuvend me brisqe rroje: Ia solla qeverisë, t’i sterilizojë meqenëse ka 10 vite që se rr*an për popullin

Nikolla komunikon kërkesën e Bashës, Bardhi paralajmëron:
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi shkoi në parlament me brisqe rroje. Gjatë një deklarate për gazetarët para Kuvendit, ai ironizoi duke thënë se brisqet e rrojës ia ka sjellë qeverisë ose dhe Bashës.

“Ia solla qeverisë ta sterilizojë meqenëse ka 10 vite që se rruan për popullin”, tha ai.

2 VITE ME PARE

VIDEO- Berisha merr fjalën në Kuvend, Basha dhe Bardhi debatojnë me njëri-tjetrin 

Nikolla komunikon kërkesën e Bashës, Bardhi paralajmëron:
Basha dhe Bardhi

TIRANË- Seanca e sotme plenare nuk kaloi pa debate. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla bëri me dije se ka ardhur në Kuvend një shkresë nga PD për zgjedhjen e Lulzim Bashës si kryetar të grupit parlamentar të kësaj partie. Ndërkohë që Nikolla e ka përmendet këtë shkresë, ka qenë Gazment Bardhi dhe deputetë tëe tjerë ata që kanë qeshur nga ndenjëset e tyre.

Pak më vonë, Bardhi dhe Basha janë parë duke debatuar me tyre, pasi janë ulur pranë, ndërsa të dy deputetët duken të acaruar me njëri-tjetrin. Kjo skenë ndodhi në momentin që në Kuvend po fliste kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. 



2 VITE ME PARE

Nikolla: PD njofton se kryetar i Grupit Parlamentar është Lulzim Basha

Nikolla komunikon kërkesën e Bashës, Bardhi paralajmëron:
Lindita Nikolla

TIRANË- Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka njoftuar në Kuvend se kreu i Grupit të PD është Lulzim Basha, pasi nga kjo detyrë u shkarkua Gazment Bardhi. Pas këtij njoftimi, Bardhi dhe deputetët e tjerë të opozitës u 'shkrinë' se qeshuri në sytë e Bashës.

“Sot në orën 9 kam marr një njoftim nga PD e cila më drejtohet që në zbatim të rregullores së parlamentit, më vënë në dijeni se kryetari i grupit është Basha”, tha Nikolla.

/Dosja.al

2 VITE ME PARE

Socialistët japin “OK”, Bledi Çuçi prezantohet si kryetar i grupit parlamentar të PS

Nikolla komunikon kërkesën e Bashës, Bardhi paralajmëron:
Bledi Cuci

TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është prezantuar ditën e sotme si kryetar i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Vendimi i marrë nga Asambleja Socialiste në fund të korrikut ka marrë sot dhe “OK” e deputetëve socialistë.

Miratimi është bërë para nisjes së seancës plenare, e para e këtij sesioni.

Më herët postin e kreut të grupit të PS e ka mbajtur Taulant Balla, i cili pasoi Çuçin në dikasterin e Ministrisë së Brendshme./Dosja.al

seance plenare 4 shtator 2023

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje