Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Më pak se 17 minuta zgjati seanca e sotme plenare e cila u shoqërua me kaos, tymuese dhe zjarr. •Deputetët e opozitës u përplasën me Gardën që në hyrje të Kuvendit, ndërsa tensionet u rritën me nisjen e seancës plenare. •Garda kërkoi kontroll fizik të demokratëve, ndërsa deputetët nuk pranuan me argumentin se është në shkelje të rregullores së Kuvendit. •Ndërsa dhjetëra gardistë kanë rrethuar sallën, deputetët e opozitës kanë grumbulluar sërish karriget, duke kundërshtuar praninë e tyre. •Disa prej deputetëve të opozitës janë përplasur me gardistët, ndërsa Flamur Noka ka ndezur një flakadan ngjyrë portokalli.•Ky i fundit i vuri flakën edhe disa fletëve, e për pasojë u përjashtua nga seanca. •Edhe deputetja Elda Hoti ndezi tymuese. •Deputetët socialistë Petro Koçi dhe Vullnet Sina mbajtën fjalën mes tymueseve e deputetët demokratë përplasni duart mbi tavolinë. •Prej javësh në Kuvend nuk po zhvillohen seanca normale plenare për shkak të kaosit të krijuar nga opozita.
20 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Punonjësit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë mbërritur në Kuvend për të kontrolluar sallën parlamentare pas kaosi të krijuar nga deputetët e opozitës.
Gjatë seancës, e cila zgjati pothuajse 17 minuta, u hodhën tymuese dhe iu vu flaka fasoletave nga deputeti Flamur Noka. Gjithashtu, ky i fundit tentoi t’i vendoste flakën karrigeve të vendosura grumbull në mes të sallës, por u ndalua nga Garda.
Pasi hodhi tymuese, Noka u përjashtua nga Kuvendi, por refuzoi të dilte deri në momentin e mbylljes së seancës nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ndërsa salla u “pushtua” nga tymi shumëngjyrëshe./Dosja.al
TIRANË- Partia Socialiste ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë draftin me ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore në vend. Felaj tha se ligji i ri qartëson balancën mes legjislativit dhe organeve të drejtësisë, ndërsa përcakton qartë se kur do të ngrihet një komision hetimor. Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, teksa u pyet nga gazetarët për këtë propozim, u shpreh se ligji është i zi, ashtu si e zonja që e ka hartuar atë.
“Shiko të zonjën që e ka propozuar dhe ligjin, e zezë është zonja , i zi është dhe ligji. Vetëm Ermonela Felaj mund ta propozonte një ligj të tillë që në thelb nuk është ligji i Kushtetutës, por i urrejtjes. Për sa i përket të drejtës sonë për ngritjen e komisioneve hetimore është antikushtetues dhe anti-parimore. Shiko autoren e projektligji dhe ligjin. I zi autori dhe i zi edhe ligji.”- tha ai.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi u shpreh për mediat se opozita nuk do e ndalojë aksionin që ka nisur. Pas përfundimit të seancës, ai tha se Kuvendi është kthyer në një sallë të pushtuar. Po ashtu, ai i bëri thirrje maxhorancës që të vendosë arsyen dhe llogjikën në punë.
PYETJE-PËRGJIGJE:
Bardhi: Edhe pse prej kohësh kuvendi është futur në anomalitet, maxhoranca nuk ka asnjë reflektim. Opozitës i mohohet e drejta për të pasur përfaqësuesit e saj në komisionet zgjedhore. Opozitës i mohohet e drejta për të kontrolluar qeverinë. Ne kemi për detyrë të kontrollojmë qeverinë mbi zbatimin e kontratave në sistemin e shëndetësisë, për sistemin TIMS, e për shumë të tjera. Kjo e drejtë na mohohet prej 2 muajsh. Edhe sot në mëngjes jemi përballur me rrethimin e forcave të opozitës. Kjo godinë është kthyer në një sallë të pushtuar.
Pyetja- Hapi i radhës?
Bardhi: Do vazhdojmë në këtë aksion. Nuk do tërhiqemi. Jemi të vendosur për të vazhduar, apeli im ka qënë që në vend të forcës maxhoranca duhet të vendosë arsyen dhe llogjikën.
Konflikti jonë i brendshëm në Kuvend nuk mund të shtrihet ndaj një ftese në Parlamentin Europian. Ishte ftesë nga parlamenti europian. Nuk kam qëndruar me asnjë deputet të maxhorancës.
TIRANË- Gjatë përplasjeve në Kuvend, në një moment deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka tentuar të godasë deputetin socialist, Petro Koçi, teksa ky i fundit po fliste.
Pamjet janë marrë nga Reportv. Gjatë fjalës së deputetit të Partisë Soicaliste edhe Gazment Bardhi tentoi t'i fikte mikrofonin. Gjithashtu teksa Koçi po mbante fjalën, në sfond dëgjoheshin deputetet e opozitës duke iu thënë ”Ik o budalla. Komunist!“.
“A ç’ja boni mirë. Ik o budalla. Po ik ore. Boll ore. Turp të kesh. Ik o komunist. Turp të kesh Petro.”, dëgjoheshin në Kuvend.
TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike është ndalur gjatë deklaratës së tij në një detaj që sipas tij gazetarët nuk i dhanë vëmendje. Berisha foli për një debat mes ministrave Niko Peleshi dhe Taulant Balla. Kryedemokrati tha se mes dy ministrave kishte një bisedë të tensionuar, ku sipas Berishës, Balla i ka marrë territorin e kalimit të drogës Niko Peleshit në lidhje me rrugë e Greqisë.
Nga ana tjetër kreu i PD-së tha se tentativa për të ndaluar Komisionet do të dështojë, ku sipas tij nuk do të ketë paqe pa u miratuar kërkesa e opozitës.
"A e patë ju debatin mes Nikos dhe Taulantit? Nuk e patë ju, ju shpëtoi biseda plot tensione vesh më vesh mes ministrave. Ia mori Balla, Peleshit territorin e drogës dhe Stilianon e ti. Të gjitha këto do të hetohen. Kemi të bëjmë me lidhje të forta dhe të drejtpërdrejta të krimit me politikën."-tha Berisha.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat ditën e sotme pas përfundimit të seancës. Berisha e quajti protestën të suksesshme duke e vlerësuar në kuadër të aksionit të mosbindjes civile. Kryedemokrati vuri në vëmëndje veprimin e Gardës, si shkelje e Kushtetutës sipas tij, që tentoi të rrethojë deputetët me forca sigurie.
Berisha e quajti turp mbajtjen e fjalëve nga ana e deputetëve të mazhorancës, kur sipas tij në seancë deputetët po protestonin për të drejtat e të gjithëve.
"E patë sot sesi Linda e Parlamentit është gati të shkatërroj çdo gjë në emër të Edi Ramës, por ai duhet ta dijë se nuk mundet të marrë pushtetin e parlamentit dhe të drejtat e deputetit. Sot mosbindja civile ishte një sukses dhe ju e patë sesi na rrethuan, por askush nuk mundi të ndal aksionin. Kreativiteti i mosbindjes civile në mbrojtje të parlamentarizmit, nuk njeh kufij. Kjo është seanca e turpit ku ata nuk kanë kod moral dhe janë mekatar turpi. I thash Sinës, ai është grabitqar i fshatrave të Vlorës, me një gurore ka dëbuar fshatin dhe kjo është e turpshme."-tha Berisha.
TIRANË- Seanca e sotme plenare është shoqëruar me tensione dhe kaos. Deputetët e opozitës, janë përplasur edhe me deputetët e Partisë Socialiste, përveç se me punonjësit e Gardës.
Teksa deputeti socialist, Petro Koçi po mbante fjalën, në sfond dëgjoheshin deputetet e opozitës duke iu thënë ”Ik o budalla. Komunist!“.
“A ç’ja boni mirë. Ik o budalla. Po ik ore. Boll ore. Turp të kesh. Ik o komunist. Turp të kesh Petro.”, dëgjoheshin në Kuvend.
TIRANË- Seanca plenare e ditës së sotme është mbyllur pas rreth 17 minutash. Deputetët e Partisë Demokratike krijuan sërish kaos duke bërë që kryeparlamentarja Lindita Nikolla të mbyllë seancën.
Në ditën e sotme duhej të diskutohej mbi problematikat e zgjedhësve që deputetët kanë evidentuar në terren gjatë javës së gjelbër, por opozitazgjodhi që të bllokojë punën./Dosja.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka u përjashtua nga seanca e sotme plenare për shkak të trazirave dhe kaosit në Kuvend.
Siç shihet edhe nga fotoja, Noka ka hequr nga vendi një nga monitorët e Kuvendit.
Më herët ai tentoi të ndezë edhe zjarr ambjentet e Kuvendit, por u ndalua menjëherë nga punonjësit e Gardës.
TIRANË- Deputeti Flamur Noka është përjashtuar nga seanca e sotme parlamentare, pas tensioneve të krijuara nga opozita në Kuvend. Edhe sot, sikurse në seancat e tjera, opozita vazhdon të shkaktojë tensione në seancat parlamentare, duke mbledhur karriget grumbull tek foltorja e Kuvendit dhe ndezur flakadanë dhe letra në parlament.
Sikurse shihet në videon më poshtë, Noka i ka vënë flakën fletëve duke ndezur zjarr. Garda ndërhyri në kohë në mënyrë që kjo situatë të mos përshkallëzohej.
TIRANË- Deputetët e opozitës bllokuan sërish seancën ku do të diskutohet për buxhetin e vitit që vjen. Ligjvënësit e PD hodhën sërish tymuese dhe nuk lejuan zhvillimin e një seance normale.
Deputeti Flamur Noka, edhe pse u përjashtua nga seanca, hodhi sërish tymuese në sallë. Jo vetëm ai, por këtë veprim e kreu edhe deputetja tjetër e opozitës, Elda Hoti. Për shuarjen e tyre, ndërhyri menjëherë Garda e Shqipërisë.
/Dosja.al
IRANË-Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka ndezur tymuesen në seancën e sotme parlamentare dhe është tentuar nga Garda e Republikës të ndalohet. Nikolla ka thirrur përjashtimin e Flamur Nokës nga seanca por deputeti ka vijuar protestën.
Nga ana tjetër Garda e Republikës ka vijuar të ndalojë deputetin të vazhdojë të ndez tymuese, por ai i ka shtyrë gardistët disa herë duke parë një përplasje mes tyre.
TIRANË- Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca deputetin Flamur Noka. Ky i fundit së bashku me deputetët e tjerë të opozitës kanë hedhur tymuese si dhe kanë bllokuar foltoren duke vendosur karriget.
Ndonëse situata në Kuvend nuk i ngjan atyre seancave të zakonshme, socialistët kanë vijuar me rendin e ditës, ku kanë vijuar me fjalimet e tyre, ndonëse duke hasur me protestën e opozitës./Dosja.al
TIRANË- Deputetë të opozitës ndezën sërish tymuese në sallën e seancave plenare të Kuvendit ndërsa vijon bllokimi nga ana e tyre e funksionimit normal të Kuvendit. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nisi seancën me diskutimet e deputetëve për shqetësimet e qytetarëve por në sallë u hodhën tymuese.
Nikolla i komunikoi përjashtimin deputetit Flamur Noka.
Deputetët socialistë kanë vijuar me rendin e ditës, por situata e tymit dhe bllokimit të foltores e bëri të pamundur vazhdimin e seancës./Dosja.al
TIRANË-Garda ushtron kontrolle, Zhupa s'pranon të hapë çantën: Ky është turp!

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur paraditen e sotme në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë përpara se të nis seanca parlamentare. Berisha gjatë tensioneve mes përplasjes së deputetëve dhe Gardës së Republikës ka folur live në Facebook-un e tij, ku ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm Taulant Balla, si të përfshirë në lidhjet e tyre me krimin.
Kryedemokrati në fjalën e tij u ndal duke përmendur lidhjet e Ramës, me biznesmenin e dënuar për trafik droge, Edmond Bego dhe lidhjen që sipas Berishës, ka Kryeministri me Pëllumb Gjokën.
"Edmond Bego është njeri që rezulton i regjistruar në Ministrinë e Brendshme, është i implikuar i akuzuar për vrasjen e Namik Gurës. Është kriminel që nxori nga komisariati, djalin e bosit. Ka bërë disa trafikime, në Itali me Pëllumb Gjokën, një njeri që nisi karrierën e tij si politikan me trafik të qenieve njerëzore. Është personi i cili ne instesivisht me garancinë e tenderave ai është Taulanti. Pasi ka vendosur në pushtet të plotë të gjithë administratën, pasi ka krijuar drejtësi të më kontrolluar në historinë e vendit, me ish-punonjës të SHISH, me gjykatës dhe prokurorë që funksionojnë si grupe të strukturuara kriminale, iu sul dhe parlamentit. Ky çdo gjë mund të jetë, vetëm parlament jo!”-ka thënë Berishha.
TIRANË- Deputetët e opozitës kanë vijuar protestën e tyre edhe në seancën e sotme e cila para nisjes së saj ka nisur me përlasje dhe debate mes tyre dhe Gardës së Republikës. Pas tentativës së gardës për të ndaluar deputetët e Partisë Demokratike në seancë, këta të fundit kur kanë hyrë në sallë kanë vendosur karriget përpara foltores. Fillimisht ka nisur deputeti Gazment Bardhi me Flamur Nokën të vendos karriget dhe pastaj janë bashkuar dhe deputetët e tjerë.
"Merrni një karrige të gjithë"-është dëgjuar të thotë Noka gjatë live-t të transmetuar në Facebook në faqen e Kryedemokratit Sali Berisha.
TIRANË- Opozita ka vijuar edhe seancën e sotme me bojkot të Kuvendit. Që në hyrje të Kuvendit ata kundërshtuan kontrollet nga Garda, e cila tenton që të mos lejojë futjen brenda sallës të mjeteve të dëmshme. Kjo u kundërshtua nga deputetët të cilët me tone të larta kanë kundërshtuar këtë sjellje.
"Ca është kjo kështu? 20 gardistë në sallën e parlamentit. Shko ere legen. Rrinë aty si mumje"- tha Bardhi në momentin kur u fut brenda sallës dhe u përball me forcat e shumta të Gardës.
/Dosja.al
TIRANË-Garda e Republikës ka ndaluar ditën e sotme e deputetin e Partisë Demokratike Flamur Noka të hyjë në Kuvendin e Shqipërisë. Në pamjet e transmetuara në Facebook-un e Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha shihen sesi deputetët e opozitës përplasen me rojet e gardës. Gjatë hyrjes dëgjohet debati mes Nokës dhe anëtarit të gardës, ku ky i fundit i thotë: Ke flakadan në xhep nuk do të hysh.
“Hapeni rrugën” dëgjohet teksa flet Noka me gardistët dhe Bardhi që thotë "Mos më prek me dorë".
TIRANË- Pak minuta para nisjes së seancës plenare, deputetët e Partisë Demokratike janë përplasur me Gardën në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë. Garda nuk lejoi deputetin Flamur Noka që të futej brenda, duke u shprehur se ai ka flakadanë. Kontrolle u ushtruan edhe në çantat e deputetëve femra.
Noka nuk u lejua të futej brenda, ndërsa Bardhi kundërshtoi duke i thënë:
'Ku e dini ju që ka flakadanë në xhep? Pse nuk lejohet? Ka armë? Mos e prekni me dorë'- dëgjohet të thotë Bardhi.
Në video, dallohet edhe kryedemokrati Sali Berisha i cili qëndron pas deputetëve./Dosja.al
View this post on Instagram