4 Qershor 2024, 14:01
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një mesazh drejtuar popullit në lidhje me publikimet e programit Report të kanalit televiziv italian Rai3 mbi Shqipërinë. Me anë të një video-mesazhi, Rama ka deklaruar se nga RAI është hedhur një baltë e pamerituar për Shqipërinë. Edhe pse emisioni Report nxorri fakte mbi korrupsionin dhe njerëzit e inkriminuar në shtet, Rama ka deklaruar se ky është një sulm, për shkak të zhvillimit të vendit tonë.
"Dëshiroj të ndaj me ju eksperiencën time me programin Report të RAI3. Një eksperience intensive, sa fyese në aspektin njerëzor, aq edhe sfiduese në aspektin, le të themi profesional, megjithëse politika për mua nuk është profesion, është mision. Ishte fyese sepse përtej personales, keqardhjes, dhimbjes nga padrejtësia e imponuar e vendosjes në shënjestër, për shkak të fushatës elektorale në Itali e të luftës mediatike atje, ndaj homologes sime në krye të qeverise italiane, kjo eksperiencë kishte ne përmbajtje shume baltë për Shqipërinë; baltë e prodhuar këtu, në Tirane, për luftën politike ndaj meje e qeverise sonë dhe këtë ju e dini të gjithë.
Dhe e gjithë ajo baltë e eksportuar nga këtu në Itali dhe e ekspozuar në ekranin e Shërbimit Publik italian, me lloj-lloj emra shqiptarësh e me dyshime të pambështetura në fakte, pa asnjë interes për publikun italian, që as nuk di e as nuk i intereson kush është X-i e Y-ni në Shqipëri, ishte padyshim një baltë krejt e pamerituar mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Dëgjoni, Shqipëria s’është më ajo që ishte, kjo shihet kudo, flitet ngado, mirëpo disa që janë mësuar ta na shohin e ta trajtojnë Shqipërinë si vend të botes së tretë, nuk na e falin dot suksesin, çlirimin nga hijet e të shkuarës, kokën e ngritur lart. Prandaj dhe pesë kulla në Tiranë ju duken si 500 ngaqë as e kanë imagjinuar që Tirana do të bëhej kjo që vetëm sapo ka filluar të duket , se skanë parë gjë akoma. Dhe e vetmja mënyrë që gjejnë, me ndihmën e gojëve mos e themi të politikanëve pa atdhe e të papagajve të tyre pa skrupuj, është të hedhin baltë për të na pikturuar pacipërisht si mafiozë, trafikantë, kriminelë… " tha Rama.
edi rama
Politike
4 Qershor 2024, 12:22
r.ll
majlinda dhuka
TIRANË- Në mbledhjen e Komisionit të Integrimit, ku po zhvillohej një seancë dëgjimore me kryenegociatore...
Politike
4 Qershor 2024, 12:20
N.F
Kalaja
TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme n...
Politike
4 Qershor 2024, 12:12
r.ll
klevis balliu
TIRANË -Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka mbajtur fjalën e tij në protestën para bashkis...
Politike
4 Qershor 2024, 12:09
N.F
Këlliçi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka marrë pjesë dit&eum...
Politike
4 Qershor 2024, 11:47
N.F
Dorjan Teliti
TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës ka marrë pjesë ditën e sotme në protest&eum...
Politike
4 Qershor 2024, 11:50
r.ll
tedi blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së lirisë Tedi Blushi, ka mbajtur fjalën e tij në protest&e...
Politike
4 Qershor 2024, 10:48
r.ll
vangjel tavo
TIRANË- Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka dalë pas një ore nga Prokuroria e Posaçme. Në një deklarat&eum...
Politike
4 Qershor 2024, 09:43
N.F
Rama dhe Meloni
TIRANË- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ditën e nesëme pritet të vizitojë Shqipërinë. Lajmi...
Politike
4 Qershor 2024, 09:50
r.ll
spak
TIRANË- Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Ende nuk dih...
Politike
4 Qershor 2024, 09:30
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Nënkomisioni i posaçëm paralamentar nuk arriti të merrte një vendim të hënën pë...