LIVE UPDATES
Politike

Reforma Territoriale/ Balla: PS nuk bën pazar politik, jemi të gatshëm për takim me Alibeajn dhe Çupin

Balla u shpreh se PS nuk do të bëjë asnjë pazar politik dhe nuk do të bjerë ndesh me mirëqeverisjen. 

17 Tetor 2022, 11:46 Nga A.B
Reforma Territoriale/ Balla: PS nuk bën pazar politik, jemi të
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se PS është e gatshme për një tjetër takim me përfaqësues të Partisë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj në lidhje me diskutimet për Reformën Territoriale. Për gazetarët, Balla u shpreh se PS nuk do të bëjë asnjë pazar politik dhe nuk do të bjerë ndesh me mirëqeverisjen. 

'Avokati i Popullit në detyrë vazhdon të qëndrojë përtej mandatit. PS nuk bën asnjë Pazar politik që bie ndesh me mirëqeverisjen. Sot në Shqipëri organet e qeverisjes vendore janë një transformim epokal me ato që kishim deri në vitin 2015. Kishte 384 kryetarë bashkish e komunash me 384 shoferë dhe administrata, unë mendoj se ishte e papranueshme. Shërbimet publike janë shumë herë më të mira sot. Megjithatë ne e kemi dëgjuar dhe do vazhdojmë të dëgjojmë me vëmendje propozimet që vijnë nga opozita. Jemi të gatshëm për një takim me Alibeajn dhe Çupin për të dialoguar. Opinioni im është ky dhe ndërkohë që ditët në vijim le të përmbyllim dhe në fund është detyrë e komisionit të dalë me një qëndrim përfundimtar për këtë çështje. Nëse do kemi të gjithë një qëndrim është shumë mirë. Gjithë shqiptarët e kanë përcjellë me vëmendje fjalën e kryeministrit Rama në KiE e cila në vlerësimin tim shënon një moment historik të pastrimit të imazhit të Shqipërisë nga një baltë e hedhur mbi çdo shqiptar kudo që ai jeton. Shqiptar në Shqipëri dhe diasporë. Është thënë se shqiptarët janë përfshirë në trafik organesh. Shqiptari nuk e ka për zakon këtë pjesë. Si ka mundësi që përfaqësuesi i shumicës qeverisëse, Sali Berishës dhe Ilir Metës kanë votuar pro. MEPJ nuk ka pasur asnjë reagim për këtë çështje. Njeriu më i besuar i Putin në KiE kishin inicuar një rezolutë të formësuar në Moskë”, u shpreh Balla.

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, u pyet edhe për një dialog të mundshëm mes dy kampeve të përçara në PD. Ai u shpreh se të gjithë e kanë mbështetur fjalën e Ramës në KiE, ndryshe nga çfarë u komentua nga Berisha. Balla nuk iu përgjigj pyetjes për dialogun me PD-në por u ndal tek fjalimi i Ramës dhe reagimi i Shqipërisë për raportin e Dick Marty-t.

Tashi meqë më përmendet emrin e fundit (Berisha), besoj që të githë shqiptarët e kanë mbështetur fjalën e kryeministrit në KiE, që është një moment historik. Pastron baltën e hedhur të Shqiptarëve kudo ku janë, sepse është thënë që shqiptarët gjatë luftës çlirimtare në Kosovë janë përfshirë në trafik organesh. Tani, si ka mundësi që përfaqësuesi i Metës dhe Berishës në 2011. Si ka mundësi që ministria e jashtme që nga viti 2008 s’ka pasur asnjë reagim për këtë. Si ka mundësi për 3 vite me radhë teksa ishim në dijeni të përbaltjes ruse që pritej të vinte s’kishte asnjë reagim. (...) natyshëm që sot, pas lagimit të Rusisë nga Këshilli i Evropës të zhbëjmë diçka që na ka ardhur nga Putini. PD ende s’ka sqaruar lobimin rus. Si ka mundësi që kjo parti ka votuar rezolutën e Putinit. Por ajo që kryeministri filloi javën e kaluar në Asamblenë e Evropës duhet të merren të gjithë. Na u shqetësua Berisha për fjalën një orë, në fakt duhej më shumë se ata që kanë votuar në 2011 as e kanë ditur fare ç’kanë votuar. Të fillosh të miratosh një dokument që u referohet pasazheve romaneve të filmave fiction... Ne u kujtuam shumë herët për këtë, por kur flisja unë për financimet ruse ju s’më kushtonit rëndësi, por kur dolën këto paratë ruse u zgjuat dhe ju.’- tha Balla.

taulant balla

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet