LIVE UPDATES
Politike

Rama në Samitin e KiE: Gjykimi i Thaçit e ka zanafillën në Asamblenë e Këshillit të Europës, akuzat për trafikim organesh të sponsorizuara nga Rusia

Kreu i qeverisë shqiptare u ndal në raportin e “Dick Marty”, teksa tha se akuzat që janë bërë ndaj Hashim Thaçit dhe UÇK-së për trafik të organeve njerëzore, janë tërësisht dashakeqe dhe të rreme

17 Maj 2023, 12:29 Nga DOSJA
Rama në Samitin e KiE: Gjykimi i Thaçit e ka zanafillën
Rama në Samitin e Liderëve të Këshillit të Europës

ISLANDE- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Samitin e Liderëve të Këshillit të Europës, i cili mbahet në Islandë, një sesion për “Europën e Bashkuar”. Kreu i qeverisë shqiptare u ndal në raportin e “Dick Marty”, teksa tha se akuzat që janë bërë ndaj Hashim Thaçit dhe UÇK-së për trafik të organeve njerëzore, janë tërësisht dashakeqe dhe të rreme. Ai theksoi në fjalën e tij se janë sponsorizuar nga Rusia. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, Rama shtoi se Asambleja e Këshillit të Europës duhet t’i hapë rrugë tërheqjes së raportit, i cili po ashtu etiketon Shqipërinë si bazë trafikimi të dyshuar të organeve, lehtësuar nga UÇK-ja.

"Kërkoj ndjesë paraprakisht sepse më duhet të bëj një rrëfim jo fort të këndshëm. Si shqiptar është e pamundur për mua të shmang heqjen e paraleleve midis Ukrainës e Presidentit Zelensky dhe Kosovës e presidentit Thaçi.
 
Sot në këtë samit të Këshillit të Europës nuk rri dot pa kujtuar se padrejtësia kundrejt luftës çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësit të saj Hashim Thaçit, nisi saktësisht në Këshillin e Europës nën ndikimin dashakeq të ish-anëtarit të asaj kohe të këtij këshilli, Federatës Ruse. Presidenti i Kosovës ose si dikush i quajtur Joe Biden iu referua si George Uashingtoni i Kosovës, gjykohet tanimë nga një gjykatë e veçantë e ngritur dhe e themeluar nga bota demokratike, por e mbështetur në një raport të 2011 të Këshillit të Europës i cili në mënyrë djallëzore u sponsorizua nga përfaqësuesit e partisë së Vladimir Putinit në asamblenë e Këshillit të Europës.
 
Akuza tërësisht të pabazuara të trafikimit të organeve njerëzore u ngritën atëherë si pikënisja e një fushate kriminale njollosjeje të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe kur dëgjova propagandën e Kremlinit të flasë për trafikimin e organeve njerëzore nga neo-nazistët në Donbas, mu duk sikur pashë presidentin Zelensky 10 vjet më vonë gjykuar nga një gjykatë e veçantë ngritur mbi të njëjtat akuza absurde.
 
Ndjesë për këtë çelje brutalisht jo konvencionale që mund t’ju duket sikur thyen në copa atë piano ku në mënyrë të mrekullueshme u luajt kënga “Ave Maria” nga mikpritësit tanë, por është tejet shkurajuese të dish që situata shqetësuese ku përfshihet presidenti Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës e pati zanafillën brenda Këshillit të Europës
 
Do të isha fajtor po të mbetesha i heshtur e të mos flisja sot këtu e të thoja sa vijon, se asambleja e Këshillit të Europës ka detyrimin moral të korrigjojë çdo gabim dhe në këtë rast duhet t’i hapë rrugën tërheqjes mbrapshtë  raportit që në mënyrë të rreme etiketoi Shqipërinë si bazë për trafikimin e dyshuar të organeve lehtësuar nga UÇK. Të refuzosh të përballesh me të vërtetën sot do të ishte më keq sesa të bëhej ky gabim i rëndë 12 vjet më parë kur shumë votuan mes sy mbyllur atë raport të turpshëm në mirëbesim.
 
Sigurisht sot situata ka ndryshuar. Rusia nuk është më një anëtare e këtij Këshilli edhe pse numri i rusëve që vazhdojnë të punojnë për Këshillin e Europës është mjaft mbresëlënës dhe falë Zotit uniteti i bashkësisë demokratikë të Këshillit në mbështetje të luftës çlirimtare të Ukrainës dhe presidenti Zelensky është i jashtëzakonshëm.
 
Shqipëria kurrë nuk ka pasur iluzione për natyrën e regjimit të Moskës dhe marrëdhënia jonë me Moskën ka qenë joekzisutese qysh prej vdekjes se Josif Visarionoviç Stalin. Mos më kërkoni të shpjegoj si e pse, se do më duhej më shumë kohë se ç’iu desh udhëtimit tonë për në Islandë.
 
Qysh prej fillimit të luftës popullariteti i Vladimir Putinin është luhatur në Shqipëri nga 0.7 % në 1.2%. Shqipëria është mjaft e vogël për të ndikuar fatet e një lufte kaq vendimtare për të ardhmen e Europës dhe të botës, por çdo gjë të vogël që kemi bërë për Ukrainën e kemi bërë me mirënjohjen më të thellë ndaj qëndresës ukrainase. Kjo është arsyeja pse gjëja më e bukur që ne shqiptarët do të marrin nga ky samit, kaq i mire organizuar nga mikpritësit tanë islandezë.
 
Faleminderit Katrinë, faleminderit Islandë për atë që çka bëtë në mënyrë kaq të vendosur dhe kurajoze duke shkundur statusquo-në e duke e përshirë Kosovën më së fundi në këtë komunitet të madh, pra është bindja e të të gjithëve këtu e shprehur në mënyrë kaq elokuente nga disa kolegë.
 
Nuk është presidenti Zelensky që duhet të na falenderojë, por ne që duhet të falënderojmë Ukrainën për të atë që po bën për të gjithë ne e për Europën tonë të dashur .
 
Ju falënderoj të gjithëve dhe do të nënshkruaj me shumë kënaqësi marrëveshjen për regjistrimin e dëmeve para se të largohem nga ky vend i hirshëm.
 
Zoti e bekoftë Europën e gjithashtu Zoti e shpëtoftë Ukrainën!", tha Rama.

Në ditën e parë të Samitit, Kryeministri Rama ishte bashkëkryesues i Tryezës së rrumbullakët me temë “Përballja me sfidat e reja dhe në zhvillim të të drejtave të njeriut - e ardhmja është këtu”, së bashku me Presidentin e Letonisë Egils Levits.

edi rama dick marty asambleja e keshillit te europes

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje