LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama nga Austria: BE e deformuar dhe pa fuqi përballë Bullgarisë. Ukraina të mos krijojë iluzione

• Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Austri, në Forumin Europian Wachau për temën "Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE" ku ndodhej me ftesë të kancelarit austriak Karl Nehammer. • Rama komentoi samitin e BE-së në Bruksel duke thënë se BE është e pafuqishme dhe e deformuar përballë pengmarrjes së Bullgarisë për dy vende të NATO-s. • Rama nuk kurseu as ironitë për Ukrainën. Rama tha se shpreson që ukrainasit të mos kenë shumë iluzione, pasi statusi kandidat është thjesht një ilaç për depresionin, i mirë për moralin dhe hormonet e tyre. • Kreu i qeverisë falenderoi Austrinë duke thënë se pavarërisht çdo politike, nuk e ka tradhëtuar Shqipërinë. • Fjalimi i kryeministrit të vendit mbaroi duke thënë se shqiptarët janë besnik e të çmendur, gjë që duhet përdorur për tu marrë me të tjerët. • Kancelari i Austrisë Karl Nehammer deklaroi se BE duhet të shohë përparimin që ka arritur Shqipëria.

6 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Kancelari i Austrisë: BE duhet të shohë përparimin që ka arritur Shqipëria me Maqedoninë e Veriut

 

Rama nga Austria: BE e deformuar dhe pa fuqi përballë Bullgarisë.
Kancelari

 

AUSTRI- Karl Nehammer, kancelari austriak është shprehur se Bashkimi Evropian duhet të hedhë sytë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Në fjalën që mbajti në forumin ku ndodhej edhe kryeministri Edi Rama, Mehammer tha se Europa është e fortë dhe e bashkuar dhe që është e rëndësishme që rajoni të bashkëpunojë.

"Na duhet të jemi të hapur, BE duhet të shohë se sa i madh është përparimi që keni arritur dhe njerëzit janë kaq të dëshpëruar se nuk është e ndershme që të përzihen gjërat me njëra-tjetrën. Tashmë që ka pasur një votë në parlamentin bullgar dhe më lini ta theksoj, kryeministri bullgar humbi votëbesimin në parlamentin e tij për shkak të kësaj dhe po lufton për ekzistencën politike si kreu i qeverisë. Kur vjen fjala për çështjen që duhet të ketë dakordësi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për ta zhbllokuar këtë proces, e mori përsipër këtë rrezik dhe pavarësisht situatave të vështira, dje pati një zgjidhje të mirë për demokracinë. Këtu Europa është e fortë dhe e bashkuar, është e rëndësishme që rajoni të bashkëpunojë. Është detyrimi ynë që të sigurohemi që procesi të nisë njëherë e mirë,"- tha kancelari. 

4 VITE ME PARE

VD-Rama: Dëgjojmë se Putin është shumë sëmurë, por as BE nuk është e shëndetshme

Rama nga Austria: BE e deformuar dhe pa fuqi përballë Bullgarisë.
Edi Rama

AUSTRI- Në Forumin Europian Wachau, kryeministri Edi Rama deklaroi se ka dëgjuar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk është mirë me shëndet. Nga Austria, Rama tha se edhe BE-ja nuk është aq e shëndetshme. Ai shtoi se BE është realiteti i vetëm gjeografik në historinë e hartave që ka dy kufij, një të brendshëm e një të jashtëm dhe është kjo copëz bote që quhet Ballkan.

'Dje, parlamenti bullgar votoi për diçka, por dua të theksoj se kjo nuk lidhet vetëm me Bullgarinë. Bullgaria është shprehja finale e frymës së deformuar të zgjerimit. Ka dicka më të thellë që është humbur dhe duhet rikuperuar shpejt. Të gjithë dëgjojmë që Putin është shumë i sëmurë. Mund të jetë ose jo e vërtetë, por nuk duket sikur BE është shumë e shëndetshme dhe se hapësira jonë është e mbrojtur mirë nga ajo çka mund të vijë. Dëgjova një prej miqve francezë që përsëriste se Putin ka bërë të kundërtën e asaj cka kërkonte duke përbashkuar Europën, duke sjellë bashkë NATO, por është shumë herët për tu thënë se nuk duket sikur dimri i ardhshëm do të jetë i lehtë dhe nuk duhet të marrim të mirëqenë cakun e durimit të opinionit publik që as nuk ekziston në Rusi.

Problemi është se sa më shumë njerëzit kanë, aq më pak janë të prirur që të heqin dorë qoftë nga një gjë e vogël. T'i thuash të pasurve që na duhet të durojmë inflacionin e lartë sepse një gjë shumë më e rëndësishme është në lojë, është më e lehtë ta thuash se ta bësh. Por ç'mund të them nga ana tjetër? Në cepin tonë të botës, BE është realiteti i vetëm gjeografik në historinë e hartave që ka dy kufij, një të brendshëm e një të jashtëm dhe është kjo copëz bote që quhet Ballkan dhe besoj se Austria është ndër të paktat që ka ide të qartë pavarësisht çështjeve të brendshme dhe kurrë nuk e ka tradhtuar", tha Rama.

4 VITE ME PARE

VD-'Jemi njerëz të mirë e besnik'/ Rama: Mund ta përdorni çmendurinë tonë për t'u marrë me të tjerët

Rama nga Austria: BE e deformuar dhe pa fuqi përballë Bullgarisë.
Edi Rama

AUSTRI- Nga Austria, kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme në samitin e BE-së në Bruksel se Shqipëria ka njerëz të mirë dhe besnik. Ai tha se të gjithë jemi viktima të historisë mirëpo kryesorja është që jemi njerëz të mirë. Po ashtu, ai tha se populli shqiptar është i çmendur mirëpo është në të mirën e tyre që të na kenë me vete. 

'Në Ballkan ne kemi në mendje se jemi më të vjetrit, ne shqiptarët mendojmë se jemi më të vjetrit, po të pyesësh serbët ata mendojnë. Le të shkojmë te turqit, e më pas do të nisë një zënkë për kafe, është e fortë e më mirë të mos e provonit. Kini durim me ne, jemi të gjithë viktima të historisë sonë dhe të vetvetes por jemi njerëz të mirë e besnik por jemi të çmendur, më mirë të na keni me ju. Kur na keni me vete merrni më të mirën me ne. '- tha Rama. 

4 VITE ME PARE

VD-Rama në Austri: Keni qenë krah nesh, ndjej keqardhje për BE-në

Rama nga Austria: BE e deformuar dhe pa fuqi përballë Bullgarisë.
Edi Rama

AUSTRI- Kryeministri Edi Rama falenderoi Austrinë për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë. Në Forumin Europian Wachau, Rama tha se i vjen keq për Bashkimin Europian dhe për pafuqinë e tyre për të përballuar situatën. 

'Dua të falënderoj Kancelarin për mikërpitjen. Ai është ulur këtu sic u ul në këshillë sepse emrat e vendeve tonë fillojnë me A. Austria ky shtet që ka qenë përherë krah Shqipërisë. Pra pas këtyre fjalëve të bukura kam frikë se do bëhem i hidhur se duhet të flas për BE. Më duhet të them se ndihem i keqardhur për BE. Shumë i keqardhur. Shumë e kanë komentuar ato që unë thash, si një zemëratë e madhe, po mund të jetë. Por ka të bëjë me BE jo me ju. Qëndruam atje për 4 orë të tëra. I pamë i dëgjuam dhe ndjemë pafuqinë e tyre përballë situatës ku një vend i NATO si Bullgaria merr peng dy vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Në mes të një luftë të nxehtë. Ajo qëmton pasiguri historike para syve të 26 vendeve të tjera që nuk bëjnë dot asgjë. Dua të them se kjo nuk lidhet vetëm me Bullgarinë. Është vetëm shprehja finale. E frymës së thelluar të zgjerimit. Ka diçka më të thellë. Dëgjojmë se Vladimiri është sëmurë. Por dhe BE nuk duket se është shumë e shëndetshme.'- tha Rama. 

4 VITE ME PARE

VD-Statusi kandidat për në BE, Rama: Ukraina mos të kenë iluzione, mori ilaç kundër depresionit

Rama nga Austria: BE e deformuar dhe pa fuqi përballë Bullgarisë.
Edi Rama

AUSTRI- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme nga Austria se është shumë i lumtur që Ukraina ka marrë statusin e vendit kandidat për BE, po u shpreh se shpreson që ukrainasit të mos kenë shumë iluzione, pasi Maqedonia e Veriut ka 17 vite që pret. Në Forumin Europian Wachau, kreu i qeverisë shqiptare tha se ata do duhet të përballen me realitetin e Maqedonisë së Veriut. 

“Jemi shumë të lumtur që Ukraina mori statusin e vendit kandidat, shpresoj të mos kenë shumë iluzione, morën një ilaç kundër depresionit që është mirë për moralin dhe hormonet për njëfarë kohë. Më tej ju duhet të përballen me realitetin të cilin përballet Maqedonia. (Duartrokitje në sallë) Flet për Ballkanin dhe bëhet zhurmë. Shpresoj që ukrainasit të marrin në konsideratë e të hedhin sytë nga Maqedonia, 17 vjet kandidate, mënyra më e çuditshme për të qenë kandidat, mund të jesh kandidat kur flet. Ky status kandidat është shpikur për këtë gjë të bëjë të të ndihesh që je kandidat por të ët lërë në porritje për të folur. Ata ndryshuan edhe emrin. Shqipëria pret 8 vite. Është një udhëtim që duhet ët japësh rezultate, të reformohesh”, tha Rama.

4 VITE ME PARE

VD-Forumi Europian, Rama: S'ka vend më të mirë se Austria për të marrë veten nga mbledhja depresive në Bruksel

Rama nga Austria: BE e deformuar dhe pa fuqi përballë Bullgarisë.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme nga Austria se Bashkimi Europian ka nevojë për Ballkanin, po aq sa Ballkani ka nevojë për BE-në. Në Forumin Europian Wachau për temën “Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE”, Rama tha se nuk ka vend më të mirë se Austria për të marrë veten nga mbledhjet depresive të Brukselit.

'Ky më duket vendi i përsosur për të diskutuar Europën e Ballkanin Perëndimor. Disa shkallë shkojnë lart e të tjera poshtë e ne jemi në mes. Po ne mund ta ngrejmë njëri tjetrin e mund ta ulim. Të tjerë kanë nevojë për më shumë shtysë që ta kuptojnë. Sot BE ka nevojë për Ballkanin po aq sa Ballkani ka nevojë për të. Më lini t'ju them se nuk ka vend më të mirë se Austria për të marrë veten nga mbledhjet depresive të Bruskelit.'- tha Rama. 

edi rama rama ne austri

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet