Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Fredi Beleri shprehet se nuk ka lidhje me emrat që ka përmendur Rama ditën e sotme dhe se deklarata për “helenizimin e Himarës” është përkthyer gabim.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, ka reaguar direkt në “Opinion” pas akuzave të kryeministrit Edi Rama. Ai shprehet se himariotët e Amerikës kanë mbështetur kandidaturën e tij dhe se ka shkuar në të gjithë Greqinë për t’u kërkuar himariotëve të votojnë pa iu imponuar se për kë. Po ashtu, ai shprehet se nuk ka lidhje me emrat që ka përmendur Rama ditën e sotme dhe se deklarata për “helenizimin e Himarës” është përkthyer gabim.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Kryeministrit nga studioja e emisionit “Opinion” ku zhvillon një intervistë para zgjedhjeve të 14 Majit. Ai është përgjigjur ashpër duke e quajtur Belerin “maskara” dhe duke i thënë që të mësojë shqip dhe greqisht.
Blendi Fevziu: Zoti Rama kam një reagim që mesa duket duhet të jetë Fredi Beleri sepse është në greqisht dhe unë nuk lexoj dot emrin greqisht. Por thotë që himariotët e Amerikës që ka bashkëpunuar zoti Rama janë grekë, kurse ne jo. Ata para dy ditësh në mënyrë zyrtare publikisht mbështetën kandidaturën time. Në gjithë botën multikulturore, kultura ka vlerë në Shqipërinë e zotit Ramakat. Kam bredhur gjithë Greqinë për t’ju lutur gjithë himariotëve të vijnë të votojnë pa ju diktuar pa iu imponuar për çfarë do të votojnë.
Edi Rama: Ik more mëso shqip dhe greqisht thuaji.
Blendi Fevziu: Personat që përmend zoti Rama nuk i njoh thotë.
Edi Rama: Ik mor ik thuaji. Mëso shqip dhe greqisht thuaji.
Blendi Fevziu: Në deklaratën time kam cilësuar se përkthimi është i pavërtetë dhe për këtë është trembur.
Edi Rama: Ik thuaji. Ik mëso shqip dhe greqisht thuaji, lëri ato. Më tregon Ramakat. Ik more. Ik mëso shqip thuaji, mëso greqisht thuaji pastaj hajde fol këtu. Maskara.
Kryeministri Rama ka reaguar ashpër gjatë takimeve elektorale për deklaratën e Belerit për “helenizimin e Himarës”. Kreu i qeverisë ka treguar dy emra që i konsideron sekserë të Belerit dhe ka thënë se ata kanë kërcënuar emigrantët himariotë në Greqi se do u grisin letrat nëse votojnë për kandidatin e PS-së./tvklan
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se dosja e Ramës për përfshirje në çështje...
Arlind Qori TIRANË- Arlind Qori, kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës nga lëvizja "Bashkë" foli për pro...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se më datë 4 Korrik, ditën e lindjes së tij, pret një dhuratë nga Shtetet e B...
Edi Rama TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama ka komentuar akuzat e ngritura nga Strukrura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit t&eu...
Monika Kryemadhi TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi ka bërë një denoncim në lidhje me shit-blerjen e votave. E ftuar në RTVOr...
Monika Kryemadhi TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar se është krenare që është në listën e njerëzv...
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ndryshe nga sa pohoi Edi Rama të martën në “Top Story”, tha se nuk iku ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë edhe njëherë parashikimin për zgjedhjet lokale të 14 majit. Në fjal&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer akuzat ndaj kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për Himarë...
Erion Veliaj sipas Sali Berishës TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë në emisionin “Opinion” një video ku hedh pos...