LIVE UPDATES
Politike

“Protestat për Zvërnecin organizohen nga iranianët”/ Bardhi për deklaratën e Ramës: Viktimizohet dyerve të botës, pse shqiptarët i kërkojnë dorëheqje

Ai theksoi se protestat nuk janë të nxitura nga faktorë të jashtëm, por sipas tij kanë origjinë brenda vendit dhe lidhen me pakënaqësi ndaj qeverisjes, veçanërisht për çështje të korrupsionit dhe mënyrës së trajtimit të protestuesve.

5 Qershor 2026, 17:35 Nga E. D
“Protestat për Zvërnecin organizohen nga iranianët”/
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me protestat për projektin në Zvërnec. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi ironizoi qëndrimet e Ramës, duke theksuar se Kryeministri po viktimizohet dyerve të botës, pse shqiptarët po i kërkojnë dorëheqje.

Ai theksoi se protestat nuk janë të nxitura nga faktorë të jashtëm, por sipas tij kanë origjinë brenda vendit dhe lidhen me pakënaqësi ndaj qeverisjes, veçanërisht për çështje të korrupsionit dhe mënyrës së trajtimit të protestuesve. Bardhi kritikoi gjithashtu mënyrën si, sipas tij, janë trajtuar protestuesit në terren, duke e krahasuar situatën me praktika të regjimeve autoritare.

Deklarata e plotë:

Dëgjojeni vetë Kryeministrin e Shqipërisë në ç’gjendje është katandisur. Viktimizohet dyerve të botës, pse shqiptarët i kërkojnë dorëheqje. Me teorinë e tij të viktimizimit, na paska gjetur një armik të ri të jashtëm. Ditën e parë na tha se protestat në Zvërnec u nxitën nga fqinjët që na kanë zili. Domethënë armiku i jashtëm ishte Greqia. Pastaj na tha se pas protestës qëndrojnë myslimanët e zemëruar për Gazën. Sot ka gjetur një armik të ri: iranianët.

Në vetëm pesë ditë kemi kaluar nga Greqia, te Gaza dhe Irani. Me këtë ritëm, së shpejti do të shohim në protestë vetë Vladimir Putinin. Dhe kur të kalojë edhe pak kohë, ndoshta do të mësojmë se White Walkers dhe Night King janë nisur të pushtojnë Shqipërinë. Çfarë mjerimi për një kryeministër që nuk merr dot asnjë përgjegjësi, por e gjen gjithmonë fajtorin jashtë vetes!

Protestat nuk nisën as në Athinë, as në Gaza, as në Teheran. Protestat nisën nga Zvërneci në Tiranë dhe po ndodhin tani edhe në kryeqytetet e Europës ku jetojnë shqipëtarë, sepse në Zvërnec policia lejoi që protestuesit të tërhiqeshin zvarrë, siç ndodh rëndom në qeverisjen e Edi Ramës me kundërshtarët politikë. Dhe kjo skenë s’ka asnjë ndryshim me atë që ndodh në Teheran me kundërshtarët e regjimit atje. E vërteta më e madhe në të gjithë këtë histori është i vetmi sulm nën të cilin ndodhet Shqipëria është ai i korrupsionit të shfrenuar nën qeverisjen e Edi Ramës. Prandaj, njerëzit janë në protestë dhe kërkojnë largimin e kryeministrit nga detyra.

Dhe në fund një këshillë për Edi Ramën. Duke parë komplote dhe konspiracione kudo, nuk bën gjë tjetër veçse i ushqen ato dhe, dashje pa dashje, nxit ose bëhesh pjesë e skenarëve kundër Shqipërisë. Prandaj, në vend që të viktimizohesh dyerve të botës, eja në zyrë dhe jep dorëheqjen. Shikoje edhe si një terapi për veten. Sot m’u duk vërtet se ke nevojë për shumë pushim të pakthyeshëm./Dosja.al

gazment bardhi

Sondazh

Poll

Rama thirrje protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Rama thirrje protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Rama në Vlorë: Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë

Rama- qytetarit në Vlorë: Gati jam të shaj gjykatën, por më prish punë me Europën

Tension në Vlorë/Punonjësit e sigurisë i grisin pankartën, qytetarja shpërthen në lot:Nuk bëra asgje

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

"Prona nuk është kthyer"/Rama përplaset me banorin e Zvërnecit:Me kë po flet? Të mos bëjmë debat kot

Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit

Humb një fëmijë në mes të turmës, mobilizohen gjithë protestuesit për ta gjetur

Nesër njoftohen 2 protesta: Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë#dosja #protesta

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

“Ajo që the me vrau"/ Banori i Zvërnecit i drejtohet Ramës: Kam 35 vite që luftoj

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit