LIVE UPDATES
Politike

“Privati e menaxhon më mirë se shteti”, BIRN: PS rrëzon dekretin e Metës për Butrintin

Sipas Dervishajt, ligji cënonte konventat ndërkombëtare, rezolutën e Parlamentit Europian për trashëgiminë kulturore dhe binte ndesh me praktikat e Gjykatës Kushtetuese.

12 Korrik 2022, 16:13 Nga F.M
“Privati e menaxhon më mirë se shteti”, BIRN: PS
Butrinti

TIRANË- Dekreti i presidentit për kthimin e ligjit nr. 50/2022 “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nën zonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e parkut kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit” shkaktoi debate në Komisionin e Ekonomisë para se të rrëzohej me votat e PS-së.

Përfaqësuesi i Presidencës, Bledar Dervishaj,  argumentoi arsyet e kthimit të ligjit nga ana e presidentit Meta dhe kërkoi nga deputetët të pranojnë dekretin dhe të ngrenë një Komision të Posaçëm Parlamentar pasi, sipas tij, “çështja përbënte interes të lartë publik”.

“Nëse shumica zgjedh të rrëzojë dekretin dhe të vijojë me hyrjen në fuqi, nuk do t’i shërbente interesave të larta të vendit, por do të përkeqësonte dhe një marrëdhënie të organit të shtetit me shoqërinë civile, ekspertët dhe qytetarëve në përgjithësi”,- tha Dervishaj.

Sipas Dervishajt, ligji cënonte konventat ndërkombëtare, rezolutën e Parlamentit Europian për trashëgiminë kulturore dhe binte ndesh me praktikat e Gjykatës Kushtetuese.

Duke iu referuar konceptit të ri të menaxhimit të Butrintit, ai theksoi se “shmang auditimin nga institucionet e pavarura kushtetuese për të ardhurat që do të krijohen dhe mënyrës së përdorimit të tyre”.

Relatorja Blerina Gjylameti kundërshtoi pretendimet e presidentit duke mbrojtur formulën e menaxhimit që përcakton ligji i qeverisë. Sipas saj, menaxhimi privat ishte më i mirë se ai shtetëror.

“Në shtetet diktatoriale mund të mos ketë fare forma të subjekteve private të interesuara për menaxhimin e pasurive kulturore. Kjo nuk do të thotë se menaxhimi është më i mirë se në vendet demokracitë perëndimore, ku privatët duke pasur më shumë fonde në dispozicion kanë mundësi të investojnë në ekspertizë më të mirë. Ideja se shteti mbron më mirë pasuritë kulturore është një atavizëm”, tha Gjylameti.

Por, për deputetën e PD-së, Ina Zhupa, lënia në dorë të privatit ishte shkelje e konventave ndërkombëtare dhe dhënie me konçension e trashëgimisë kulturore pa asnjë model të ngjashëm në botë. Ajo i kërkoi komisionit që të pranonte dekretin e Metës dhe të rikthente në shqyrtim ligjin.

“Sipas Konventës së Parisit, shteti duhet të jetë kryesor dhe aksioner vendimmarrës në menaxhimin e pasurisë kulturore”- tha ajo duke risjellë edhe një herë para komisionit argumentet kundër ligjit.

Kryetari i Komisionit Eduart Shalsi i ndërpreu fjalën Zhupës me arsyetimin e tejzgjatjes kohore dhe ripërsëritjes së argumenteve të njohura publikisht. “Po shkel rregulloren dhe po tregoni se vota juaj është e paracaktuar”- kundërshtoi Zhupa.  

Shalsi e hodhi në votim dekretin duke e rrëzuar me votat e deputetëve socialistë.

Vetë presidenti Meta reagoi publikisht pas këtij votimi duke e cilësuar sjelljen e mazhorancës “arrogante dhe korruptive” dhe ligjin për menazhimin e Butrintit një skenar antikombëtar.  

“Deputetë që kanë vepruar në këtë mënyrë janë të diktuar politikisht për të ecur drejt skenarit të rrezikimit të një prej pasurive kombëtare, si Butrinti, vetëm për arsye tërësisht të errëta, tërësisht korruptive dhe më të thella se sa kaq, pse jo edhe shkombëtarizuese”- tha ai në një dalje për mediat në mesditë.

Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit u krijua me një marrëveshje mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, AADF, një korporatë jofitimprurëse e regjistruar në Delaware të Shteteve të Bashkuara, i cili ka mbështetur edhe hartimin e planit të biznesit për menaxhimin e Butrintit. Marrëveshja mes Ministrisë dhe këtij fondacioni parashikon lënien në menaxhim të Parkut Kombëtar të Butrintit për 10 vite. 

Marrë nga Reporter.al

bledar dervishaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet