Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në garën e primareve për qarkun e Tiranës kanë marrë pjesë 82 kandidatë, ndërsa ky qark ka pasur numrin më të madh të anëtarëve që kanë votuar.
TIRANË- Janë zbuluar pesë emrat e kandidatëve më të votuar në procesin e Primareve të Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës. Sipas informacioneve më i votuari është Hysen Kadiu, i ndjekur nga Klevis Balliu, Grigels Muçollari, Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku.
Hysen Kadiu dha dorëheqjen nga detyra si kryetar i degës së PD për Kavajën për t’u bërë pjesë e primareve, ndërsa sipas raportimeve, një numër i konsiderueshëm i mbështetjes për të ka qenë nga demokratët e Kavajës dhe Rrogozhinës, pjesë e këtij qarku. Lidhur me këtë rezultat ka reaguar dhe vetë Kadiu ku shkruan se do të ndihmojë në ndërtimin e një të ardhme më të mirë për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë.
"Të nderuar demokratë të Qarkut të Tiranës, Ju falënderoj për mbështetjen dhe besimin që treguat në këto primare. Vota juaj më nxori të parin me rezultatin më të lartë, në këtë qark dhe për këtë jam thellësisht mirënjohës. Një falënderim i veçantë shkon për Kavajën, që dha një mesazh të qartë me pjesëmarrjen e saj të lartë në këto primare dhe mbështetjen e fortë e të palëkundur për PD dhe kryetarin Sali Berisha. Angazhimi juaj është forca ime për të vazhduar këtë rrugëtim me vendosmëri dhe përkushtim. Ky është vetëm fillimi i një sfide të madhe. Së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë! Faleminderit nga zemra", shkruan Kadiu.

Në garën e primareve për qarkun e Tiranës kanë marrë pjesë 82 kandidatë, ndërsa ky qark ka pasur numrin më të madh të anëtarëve që kanë votuar. Sipas PD-së, 13 052 anëtarë kanë marrë pjesë në procesin e Primareve në qarkun e Tiranës.

edi rama ATHINË- Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot panairin e punës në Greqi të organizuar për emigrantët shqiptarë ...
ina zhupa VLORË- Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për primaret brenda Partisë Demokratike në qarkun e Vlor&eu...
foto ilustruese KOSOVË- Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me postë për zgjedhjet e rre...
foto ilustruese SHKODËR- Në qarkun e Shkodrës ka përfunduar procesi i numërimit të votave për primaret e Partisë De...
sali berisha GREQI- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një intervistë me median greke "enikos.gr", ku ka folur p&eum...
foto ilustruese KORÇË- Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për primaret e Partisë Demokratike në qarkun e...
edi rama GREQI- Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në një panair pune në Greqi, i cili organizohet për emigrantët shqiptar&e...
kandidatet ne diber DIBËR- Procesi i numërimit të votave të anëtarëve të PD-së për primaret ka përfunduar...
igli cara DURRËS- Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në qarkun. Kandidati Igli Cara ka siguruar pjesën më t&eum...
foto ilustruese LEZHË- Numërimi i votave të primareve të PD-së ka përfunduar edhe në qarkun e Lezhës. Procesi i mum...