LIVE UPDATES
Politike

Porti i Durrësit, Balluku i përgjigjet Bushatit: Flisni për negociate sekrete, më e hapur se kjo nuk është bërë kurrë në Shqipëri

Pas pyetjeve të demokratit, Balluku i ka tërhequr vëmendjen Bushatit dhe nuk i ka kursyer akuzat ndaj tij se gjithmonë përmend projekete 3D dhe se për portin, po vë në lojë një projekt të mbështetur nga NATO.

16 Nëntor 2022, 13:42 Nga k.m.
Porti i Durrësit, Balluku i përgjigjet Bushatit: Flisni për
Belinda Balluku dhe Ditmir Bushati

TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka debatuar me deputetin e Partisë Demokratike, Helidon Bushati për portin e Durrësit në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese. Pas pyetjeve të demokratit, Balluku i ka tërhequr vëmendjen Bushatit dhe nuk i ka kursyer akuzat ndaj tij se gjithmonë përmend projekete 3D dhe se për portin, po vë në lojë një projekt të mbështetur nga NATO.

PJESË NGA DEBATI:

Helidon Bushati: Me propozim të komitetit, ky komision duhet të mbajë përgjegjësi për disnalancën e kontratës në disvavor të Shqipërisë. Konkurrenca (MUNGON), disbalanca, janë të dukshme në kontratë. Investitori ka një kontratë me dritëhijet e ngjashme si këtu edhe në Serbi. Negociatë sekrete në Serbi, ashtu edhe në Shqipëri. AIDA mund të kontaktonte investitorë të tjerë të cilët kanë ndërmarrë investime të ngjashme. Jemi përballë rrezikut të një lavatriçeje të madhe. Pse ka trajtim preferencial, është edhe ai që merr përsipër detyrimet, del edhe garant. Garant në situata të tilla hyn një nga 10 bankat më të mëdha të botës. Ju keni mësuar dorën me një projekt me një marrëveshje hipotetikisht 2 miliard euro. Makinë mësimore për një grup negociator me një kontratë 2 miliard eurosheSi garantohet devidenti? Pse shteti merr përsipër kosto për pastrimin e dhe lirimin e shesheve, si dhe tek pika 10.6.4. Zv.kryeministrja iu referua konkurrencës për kontraktorët. Pika 12.3 thotë, për aq sa mbulohet nga ekspertiza e tyre shërbimet ofrojnë pa kufizim shërbimet e projektimit, zhvillimit, menaxhimit të projektit. Shërbimet e kujdesit ndaj klientit, etj. Dmth në kontratë janë futur 2 nënkontratorët kryesorë. Kur fryhen kostot nuk ka më divident. Ma qartësoni sesi ka konkurrencë, por edhe 2 nënkontraktor. Pse në kundërshtim me çdo princip i bëhet favor investitorit stratagjik e jo shtetit, duke lejuar që aksionet e tij të paguhen të parat. Kreditë e aksionerëve paguhen të fundit, edhe legjislacioni kështu thotë. Pse ka trajtim preferencial duke lejuar që garanti të jetë grupi që merr përsipër detyrimet? Praktika është që garant hyn një nga 8 bankat më të mëdha të botës, e zgjedh betë investitori. Keni bërë doktrinë. Keni mësuar dorën me një projekt 2 miliardësh. Makinë mësimore për një grup negociator për një kontratë 2 mld. Kush e garanton dividendin e shtetit?

Belinda Balluku: Ka një konfuzim të madh. Kam 4 vite që u dëgjoj për investime në letër dhe 3D, folët për 3D e aeroportit të Kukësit dhe Vlorës e keni atje. Folët sikur ne do vdesim dhe do ikim, ne këtu jemi. Këto projektet tona janë më të vërteta se kurrë. Sa i përket projekteve 3D s'kam përgjigje veçse të them do e shohim bashkë. Flisni për negociate sekrete. Më e hapur se kjo nuk është bërë kurrë në Shqipëri. Kush do ishte transparente? Ta zhvillonim në sheshin Skënderbe? E kemi deklaruar hap pas hapi procesin publikisht. Të vazhdoni këtë narrativë nuk ka vlerë. Nëse përmend fenomenin Sude, më lejo të të them se e keni shpikur ju. Se do guxim shumë të madh. Sudet i kushtuan këtij vendi mbi 3 mijë viktima. I shkatërruan faqen këtij vendi. Mos përdor krahasime që nuk janë tonat. Se e keni këtë zakon të keq se ato që keni bërë vetë, doni të na i vendosni në prehër. Të lutem më sill një kontratë shitjeje, por nuk ka asgjë. Shoëroomin e kemi kërkuar ne moket. Të thuash se ka pasur shitje para fillimit të kontratës është abuzim shumë i madh. Kur ta përdoni sërish shitjen e apartamenteve, nuk e pranojmë më pa një kontratë. Jo nuk do më ndërhysh se nuk të ndërpreva. Të dëgjojnë ty që flet çudira dhe çmenden sesi një burrë adult nxjerr çudira nga goja. është kthyer në sport nacional se jemi deputet e themi ç'të duam. E ke shumë problem që flasim me njëri-tjetrin. U çmende fare. Helidon i ke parë pallatet e kohës së Enverit ka secili nga një pompë uji. O Helidon ishalla ta japin medalje, po nuk e di kush do të ta japi. Ju të investitorët e huaj nuk i doni, shqiptarët nuk i doni. Ça i doni? Alienë?! Mos u bë xheloz se unë flas me Elirën. Ne jemi dhe shoqe. Fute në kokë VETO-n. Helidon këtu nuk ka shtet, por ka një entitet të përbashkët. Nuk është shteti në një cep që ia merr lekët aksioneri, jemi të përbashkët. Mos bëj kot. Të thashë është më mirë kur bën barcaletë. Të gjitha pyetjet i ke drejtim të gabuar sepse ke humbur konceptin fillestar, shteti dhe investitori i huaj. Kur të paguhet, paguhet edhe shteti. Si thua? NISHMI është garantor, njëherë i referoheni, si guackë. Dje nuk e dinit se kush ishte. Sot e morët dhe e analizuat. Deri dje mohuat se dinit diçka për këtë kompani, ndërkohë që sot bëre një analizë të thelluar. Ju informacionet i keni dhe i përdorni sipas rastit. NISHMI është garantor.  

belinda balluku helidon bushati porti i durresit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet