LIVE UPDATES
Politike

"Plarent Ndreca ka histori prej hajduti si drejtorët e 5D"/ Berisha: Por e mbron Rama se ka firmosur 28 mijë metër katrorë tokë publike për vëlla Olsin

Berisha në takimin me demokratët poshtë banesës së tij, theksoi se Ndrecëne mbron Rama, pasi ai ka firmosur 28 mijë metër katrorë tokë publike për vëllanë e tij.

21 Qershor 2024, 20:54 Nga I.A
"Plarent Ndreca ka histori prej hajduti si drejtorët e 5D"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar deputetin e PS-së, Plarent Ndrecën se është hajdut njësoj si drejtorët e dosjes 5D të Bashkisë Tiranë. Berisha në takimin me demokratët poshtë banesës së tij, theksoi se Ndrecëne mbron Rama, pasi ai ka firmosur 28 mijë metër katrorë tokë publike për vëllanë e tij.

"Mbi ju, mbi qytetarët shqiptarë, 24 orë në 24 orë, një vello e një propagande të zezë të shpifur, të neveritshme, e njëjtë me atë të diktaturës, mbulon hapësirën tuaj informative mediatike. Protagonistë kryesorë të medieve janë lakejtë kryesorë të Skapit, Plarent Ndreca, Idajet Beqiri, gjobëvënësi- konfidenti i familjes Rama, Doçi. Këta miq janë dhe zërat kryesorë në studiot televizive. Janë paditësit kryesorë në zyrat e Dumanit. Janë turpi i dheut. Janë faqja e zezë. Janë delinkuentë të dënuar tre dhe katër herë për vepra penale. Janë gjobëvënës të kapur në flagrancë, të mbrojtur nga Zamani. Këta janë pra zërat e Edi Ramës në studiot televizive. Vetëm njëri prej tyre, hajduti me damke, Plarent Ndreca, e keni parë hajdutin si paraqitet i brilantosur nëpër studio? Ai ka histori prej hajduti njëlloj si drejtorët e 5D. Ky është hajduti i fondeve të rikonstruksionit të Ministrisë së Arsimit, nga e cila doli vila e Lindës së Parlamentit.

Hajduti i të ashtuquajturit park olimpik. Hajduti i uniformave të ushtrisë. A e dëgjuat ju dje se Peleshi kishte vajtur në Itali për të parë me sytë e tij, se nuk kishte parë ndonjëherë në jetë panele diellore. O hajdut, po për ato udhëtime mercenari i Edi Ramës lëshoi mandat arrestin për Arben Ahmetajn. Kurse Peleshi mbahet peng për të njëjtat udhëtime. Po mos është vetëm Peleshi. Jo, jo. Merrni dosjen, është Ndreca hajduti i pafytyrë. Dhe do ua them pse është i tillë. Që shkoi në Kroaci për të blerë uniformat, që i mori ato me çmime gjer 10 herë më të shtrenjta se sa në tregun e botës. Që u kthye dhe që Dumani e amnistoi, ky kriminel në krye të Skapit që heton me peqe lepe si fundërrinë. Po ai nuk e di se do japë llogari për të gjitha krimet e tij. Në aktin e tij të fundit prej banditi, para dy ditësh ky hajdut ordiner, ordiner në çdo aspekt, që për ordiner është shkarkuar nga detyra. Ky hajdut ordiner padit një njeri të ndershëm, një shërbëtor të ndershëm të shtetit, punonjës të KLSH sepse ky i kishte bërë të gjitha ekspertizat e akteve të vjedhjeve të tij në Ministri të Arsimit, të vjedhjeve të tij në Ministrinë e Brendshme. Po kush e mbron Ndrecën? Plarentin? A e dini ju kush e mbron? E mbron Edi Rama sepse firmosi me dorën e tij 28 mijë metër katrorë tokë publike për vëlla Olsin, pronë e shtetit shqiptar. Sipërmarrjes private të Olsit të Xibrakës," tha Berisha.

sali berisha plarent ndreca

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet