LIVE UPDATES
Politike

Përgjimet/ Veliaj i trembet transferimit nga burgu: Duan të na dërgojnë te Alkatrazi në Tiranë, me high security

Më tej, Veliaj këtë e quan të ndyrë, pasi i janë privuar shumë të drejta. 

6 Prill 2025, 16:25 Nga I.A
Përgjimet/ Veliaj i trembet transferimit nga burgu: Duan të na
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj në një moment i është trembur transferimit nga burgu i Durrësit. Në përgjimet e publikuara nga CNA, shihet një moment që Veliaj thekson se ka fjalë që ai mund të transferohet në një burg tjetër në Tiranë, duke e konsideruar IEVP-në si Alkatraz. Më tej, Veliaj këtë e quan të ndyrë, pasi i janë privuar shumë të drejta. 

Përgjimet nga burgu i Durrësit:

1-Në orën 14:47, gjatë bisedës me Arbrin, Erion Veliaj i kërkon një pasqyrë ku të paraqiten televizionet që po e mbulojnë dhe po e mbështesin Luftën e tij Mediatike.

 I tregon se  Report TV po na mbulon, Klani po na mbulon, po Klan News” Arbër Veliaj i përgjigjet se është një çik problem me ta, nënkupton Klan News. Erion Veliaj e pyet nëse Fuga ka biseduar me ta, gjë e cila konfirmohet nga Arbri. Erion Veliaj i kërkon që t'i thotë se sa ishte mirë Erioni, ishte përditë te ai,dhe duhet të flasë se sot duhet.I kërkon Arbrit që çdo gjë të jetë  nëunitet,si  në rastin e eventeve me KM, të cilat duhet të postohen te facebook-u tij apo rrjetet e tjera sociale.

2- Po në të njëjtën faqe Veliaj diskuton me Ajolën dhe e pyet për audion e manipuluar për fjalën ndyrësirë që pretendonte se është përdorur nga prokurori Ols Dado në seancë.  Për këtë gjë,Erion Veliaj i kërkon që të mos flasë direkt me ta pasi është në përgjim.

3- Në orën15:25, Erioni bisedon me Arbrin,të cilit i shpreh shqetësimin që i kanë ardhur lajme se duan ta transferojnë në një IEVP tjetër, duke përmendur se duan të na dërgojnë te Alkatrazi në Tiranë, me high security.

4- Në këtë faqe flitet sërish për audion, në orën 15:33, Erion Veliaj telefonon Ajolën, dhe kjo e fundit i tregon se ata e kanë transkriptin dhe po punojnë me të, duke pastruar zërin. Erion Veliaj i kërkon të mos japë detaje në telefon, thjesht t'i thotë që po merret me këtë gjë.

5- I tregon se sërish ka lajme që mund të transferohen te burgu Alkatrazit (IEVP tjetër) dhe i thotë se nuk e di se kush po flet me miqtë e Drejtësisë, pasi punonjësit personeli në IEVP Durrës po i njofton që po hapen vende për tu transferuar.Shpjegon se kjo gjë është shumë e ndyrë, pasi sipas tij i janë privuar shumë të drejta dhe do të ishte e tepërt po të shkonte në një burg më të rëndë.

6-Në datë 16:00, Erion Veliaj interesohet sërish në lidhje me transkriptimin dhe me pastrimin e audios së seancës gjyqësore,dhe Ajola në bisedë me të i konfirmon se kanë një përgjigje.

7- Në datën 23.02.2025 në orën 11:59, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, të cilit i kërkon që të flasë me Shqiptarja, me Temën, që çdo ditë të bëjë ndonjë intervistë dhe të prodhojnë materiale edhe për portalet. Në vijim i kërkon t'i thotë Karlos apo Mirës që nëse i bëjnë pesë pyetje, Erioni të kthen përgjigje, dhe në këtë formë çdo dy-tre ditë bëjnë intervista pak më të gjata, se nuk ka mjet tjetër për ta përballuar këtë gjë që po ndodh.

8- Në orën 14:18, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, të cilit i tregon se ka parë lajmin që ka dalë për Thoma Gëllçin dhe duhet bërë “Big Deal” se është fiks kujt duhet t'i referohen arrestimit të paligjshëm. Po kështu, e pyetën Arbrin nëse i ka ndjekur porositë e tjera, gjë të cilën Arbri e konfirmon dhe i tregon se “Kam nji kshu në orën tre”.

Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

erion veliaj

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve