LIVE UPDATES
Politike

"Përfshirja e Ramës dhe Veliajt në inceneratorin e Tiranës"/ Këlliçi: Prova e komunikimit me email ‘arma që nxjerr tym'

Këlliçi tregoi një komunikim mes Farudin Arapit, i caktuar si Administrator Shtetëror i kompanisë së inceneratorëve me punonjësit e kësaj kompanie.

11 Tetor 2023, 14:30 Nga A.B
"Përfshirja e Ramës dhe Veliajt në inceneratorin e
Belind Kellici

TIRANË- Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në një konferencë për shtyp nga selia blu të denoncuar sërish mega-aferën e inceneratorëve. Këlliçi tregoi një komunikim mes Farudin Arapit, i caktuar si Administrator Shtetëror i kompanisë së inceneratorëve me punonjësit e kësaj kompanie.

"Nga ky komunikim faktohet se Farudin Arapi ka vizituar zyrat e Zoto Consulting për të arritur një akord të përbashkët për strategjinë që do ndiqej në përballjen me Komisionin Hetimor Parlamentar për Inceneratorët, të kërkuar dhe të ngritur nga opozita"- thotë Këlliçi.

"Përfshirja e Ramës dhe Veliajt në inceneratorin e

DEKLARATA:

Të nderuar qytetarë. Po bëjmë publike ditën e sotme një e-mail autentik të shkëmbyer mes punonjësve të kompanisë në pronësi të Klodian Zotos, Zoto Consulting.

Më 3 mars 2022, tre muaj pasi Farudin Arapi ishte caktuar Adminstrator Shtetëror, i Integrated Technology  Services, kompanisë tashmë famëkeqe të inceneratorëve, mes punonjësve të kompanisë tjetër të Klodian Zotos, Zoto Consulting, shkëmbehen e-maile që dëshmojnë hapur se, ashtu si inceneratorët ishin një skemë e pastër e qeverisë, edhe përcaktimi i Administratorit Shtetëror ishte pjesë e kësaj skeme.

Nga ky komunikim faktohet se Farudin Arapi ka vizituar zyrat e Zoto Consulting për të arritur një akord të përbashkët për strategjinë që do ndiqej në përballjen me Komisionin Hetimor Parlamentar për Inceneratorët, të kërkuar dhe të ngritur nga opozita.

Gjëja e parë që bie në sy në këtë e-mail është se, nuk janë punonjësit e firmës së sekuestruar që shkojnë tek Administratori Shtetëror, por është ky që shkon te vartësit e Klodian Zotos. Është e qartë pra se, loja luhet në fushën e të dyshuarve, e jo të kontrollorëve.

Por ajo që përbën një dhunim flagrant të rregullave dhe hedh baltë mbi Parlamentin e Shqipërisë si organi më i lartë në vend, është se janë punonjësit e kompanisë së sekuestruar që “i sugjerojnë” Administratorit Shtetëror se çfarë dokumentash duhet të dorëzojë para Komisionit Hetimor Parlamentar.

Për dokumentet që kërkohen nga Komisioni Hetimor Parlamentar, punonjësi i Klodian Zotos, Laert Zifla, i sugjeron Administratorit Shtetëror, që të japë një përgjigje evazive, pasi prevalon hetimi penal. Më pas Zifla i raporton Denisa Tollkuçit (Administratores së Zoto Consulting dhe ITS), se “i sugjeroi” Farudin Arapit që ai duhej të komunikonte me këtë të fundit dhe të vijonte me përgjigjen e pjesshme drejtuar Komisionit Hetimor të ngritur nga Kuvendi. Farudin Arapi sipas këtij dokumenti, e pranon skemën, duke u vetë ofruar dhe duke thënë se do të flasë me një person të quajtur Juli, e më pas mbase do t’i japë një përgjigje të pjesshme Komisionit Hetimor.

Për hatër dhe në favor të Klodian Zotos, tashmë i dënuar nga drejtësia për aferën e Inceneratorëve, Administratori i Shtetit, Farudin Arapi, pranon kështu se do të mashtrojë ose keqdrejtojë Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të zgjedhur me votën e qytetarëve.

Ajo që dihet dhe kuptohet qartë është se Farudin Arapi nuk e shkel etikën dhe ligjin për hatër të Klodian Zotos dhe as punonjësve të tij. Ai e bën këtë sepse ka marrë direktiva nga lart dhe për këtë arsye është caktuar në këtë rol.

Siç e kemi përsëritur me fjalë dhe treguar me fakte, pas skemës së inceneratorëve është Edi Rama dhe Erion Veliaj. Ata janë ideatorët, nismëtarët dhe përfituesit kryesorë të megaskemës së kësaj afere. Klodianët, Mirelët, Alqët, Lefterët, Arbenët, dhe Farudinët e të tjerë, janë vetëm instrumenta që dyshja Rama – Veliaj ka përdorur për të zhvatur dhe ndarë qindra miliona euro nga taksat e shqiptarëve.

Kjo është një provë e pakundërshtueshme, e zezë mbi të bardhë, e asaj që ka ndodhur në prapaskenë dhe të përfshirjes qeveritare, jo pasive, por si aktor kryesor në skemën e inceneratorëve.

Kjo është ajo që në gjuhën e provave quhet ‘arma që nxjerr tym’ dhe menjëherë pas kësaj deklarate, do t’i shkojë personalisht z. Altin Dumani, kreut të SPAK, si provë për hetime të mëtejshme.

Gjej rastin të falënderoj për besimin, qytetarët të cilët na kanë sjellë gjatë këtyre muajve një duzinë materialesh dhe dokumentesh, të cilat po shqyrtohen me imtësi nga grupi i punës i ngritur pranë Partisë Demokratike, të cilat po na ndihmojnë në zbardhjen e pjesëve ende të panjohura të aferës së Inceneratorëve.

Garantojmë qytetarët shqiptarë dhe në veçanti kryeqytetasit, se Edi Rama, Erion Veliaj dhe të gjithë ata që kanë menduar se për momentin ja kanë hedhur sistemit, do të përballen së shpejti me drejtësinë, përmes padive të reja, që Partia Demokratike do të depozitojë në SPAK, për këtë aferë.

Faleminderit. 

belind kellici

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën