LIVE UPDATES
Politike

‘Paguhet me paratë e taksapaguesve’/ FAZ: Dështimi i shtrenjtë i Modelit Shqiptar, 650 mijë euro për person

Në artikull shkruhet se menjëherë pas nënshkrimit të deklaratës së qëllimeve me kryeministrin shqiptar Edi Rama në nëntor 2023, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e lavdëroi këtë lloj kampi si një mjet të rëndësishëm në luftën kundër emigracionit të paligjshëm.

1 Nëntor 2025, 14:03 Nga E. D
‘Paguhet me paratë e taksapaguesve’/ FAZ: Dështimi i
kampi ne Gjader

GJADËR- Gzata gjermane, FAZ i ka kushtuar një artikull kampit në Gjadër, të cilin e quan si dështimi i shtrenjtë i Modelit Shqiptar. Në artikull shkruhet se menjëherë pas nënshkrimit të deklaratës së qëllimeve me kryeministrin shqiptar Edi Rama në nëntor 2023, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e lavdëroi këtë lloj kampi si një mjet të rëndësishëm në luftën kundër emigracionit të paligjshëm.

FAZ shkruan se e gjithë mundi iku dëm, pasi të gjithë emigrantët me anije, të cilët u transferuan nga Mesdheu në kampet në Shqipëri duhej të transportoheshin prapë në Itali, kjo me urdhër të prerë të gjykatave. Gazeta gjermane ka cituar edhe deklaratat e deputeti socialdemokrat, Matteo Orfini, i cili tha se mbajtja në paraburgim e kërkuesve të azilit të refuzuar dhe rikthimi i tyre nga Shqipëria shkel jurisprudencën e Gjykatës Evropiane.

Në fund FAZ shkruan se nëse llogaritet se gjatë vitit të parë të funksionimit rreth 200 emigrantë kaluan përmes qendrave dhe kostot operative sipas të dhënave të qeverisë janë 130 milion euro në vit, që rezulton një kosto prej 650,000 euro për person.

Artikulli i FRANKFURTER ALLGEMEINE (FAZ):

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, festoi gjerësisht përvjetorin e tretë të marrjes së detyrës më 22 tetor. Një përvjetor tjetër, megjithatë, ajo e kaloi në heshtje: mëngjesin e 16 tetorit 2024, 16 emigrantët e parë mbërritën në qendrën italiane të pritjes në qytetin port të Shëngjinit në veri të Shqipërisë, dhe prej aty, pas kontrollit të parë mjekësor dhe psikologjik, u transferuan në kampin e deportimeve në Gjadër, disa kilometra larg.

Menjëherë pas nënshkrimit të deklaratës së qëllimeve me kryeministrin shqiptar Edi Rama në nëntor 2023, Meloni e kishte lavdëruar këtë lloj kampi si një mjet të rëndësishëm në luftën kundër emigracionit të paligjshëm. Por vetë ndërtimi pati vonesa: objektet u bënë gati pesë muaj më vonë se sa ishte parashikuar. Pastaj, para gjykatave italiane dhe europiane, qeveria e Romës pësoi disa humbje.

Të gjithë emigrantët me anije, të cilët u transferuan nga Garda Bregdetare italiane direkt nga Mesdheu në kampet në Shqipëri, sipas urdhrit të gjykatave, duhej të transportoheshin prapë në Itali. Tani ata po ndjekin procedurën e rregullt të azilit, e cila ishte parashikuar të shkurtohej përmes transferimit direkt nga ujërat ndërkombëtare të Mesdheut në një shtet jo-anëtar të BE-së si Shqipëria.

Vetëm rreth gjashtëdhjetë emigrantë me anije kaluan deri në shkurt 2025 përmes kampeve të Gjadrit dhe Shëngjinit, të cilat janë projektuar për një kapacitet prej 3600 personash në vit. Në fund të marsit, qeveria në Romë vendosi që kampi në Gjadër të përdorej si qendër deportimi për emigrantët, të cilëve kërkesa për azil në Itali u ishte refuzuar, dhe që ishin në paraburgim për shkak të veprave penale. Por edhe ky përdorim nuk solli përparim në “modelin Shqipëri”.

Këtë e vërtetuan tre deputetë të partive opozitare të majta, të cilët përvjetorin e parë të hapjes së kampeve e shfrytëzuan për një vizitë inspektimi në Shqipëri. Qendra e pritjes në portin e Shëngjinit ishte krejtësisht bosh. Në Gjadër, parlamentarët gjetën 25 persona. Qendra e mbyllur e rikthimit në kampin e një ish-aeroporti ushtarak, e cila që nga marsi ka një kapacitet për 144 emigrantë, ishte pothuajse e pazbatuar.

Sipas Ministrisë së Brendshme italiane, që nga shtatori rreth dhjetë persona transportohen çdo dy javë nga Italia në Gjadër. Shumica e tyre, përpara rikthimit në vendet e tyre, dërgohen përsëri në Itali. Vetëm në fillim të majit, pesë egjiptianë u fluturuan direkt nga Shqipëria në Kajro.

Deputeti socialdemokrat, Matteo Orfini, kritikoi në Gjadër se mbajtja në paraburgim e kërkuesve të azilit të refuzuar dhe rikthimi i tyre nga Shqipëria shkel jurisprudencën e Gjykatës Evropiane. Gjithashtu, vendosja e disa kërkuesve të azilit në kampin shqiptar shpenzon shumë para. Qeveria e ka vlerësuar koston e operimit të kampeve në 650 milion euro për pesë vjet, ndërsa opozita parashikon që shpenzimet mund të arrijnë deri në një miliard euro.

Nëse llogaritet se gjatë vitit të parë të funksionimit rreth 200 emigrantë kaluan përmes qendrave dhe kostot operative sipas të dhënave të qeverisë janë 130 milion euro në vit, atëherë rezulton një kosto prej 650,000 euro për person, tha Orfini: “Ky dështim paguhet me paratë e taksapaguesve.”/Dosja.al

gjader

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet