Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalimit të tij Rama iu përgjigj pyetjes se si do shkojë Shqipëria deri në finish duke thënë se nëse nuk do të humbim kohë, vendi ynë arrin negociatat brenda vitit 2027. Rama tha se e ardhmja e Kolonjës ka nisur dhe kjo gjë duket nga numri i turistëve që vijnë për ta vizituar.
KOLONJË- Kryeministri Edi Rama ka zvhvilluar pasditen e sotme një takim me qytetarët e Kolonjës. Gjatë fjalimit të tij Rama iu përgjigj pyetjes se si do shkojë Shqipëria deri në finish duke thënë se nëse nuk do të humbim kohë, vendi ynë arrin negociatat brenda vitit 2027. Rama tha se e ardhmja e Kolonjës ka nisur dhe kjo gjë duket nga numri i turistëve që vijnë për ta vizituar.
Rama shtoi më tej se dikur i dukej sikur po shkonin në luftë por me planet e projektet e me turistë është kënaqësi të vish.
PJESË NGA FJALMIMI:
"Si do shkojë Shqipëria në finish? Vetëm nëse Shqipëria nuk humbet asnjë minutë, nëse negociatat arrihen brenda planit në vitin 2027, që nuk e ka arritur asnjë vend këtë, me përjashtim Finlandës që ishte histori tjetër. Kujtojmë Malin e Zi, Serbia, Maqedonia, e cila është që në 2005 kandidate, kurse ne na ka parë Zoti në këtë pikë, në këtë moment, ka dhënë mundësinë për shqiptarët ta kenë fatin në dorë.
Fati nuk rri aty, vjen dhe ikën, nuk vjen të rrijë aty derisa të zgjohesh ti nga gjumi e të bësh punët e tjera, kjo është rruga e vetme për t’i dhënë fund një historie, pasi shqiptarët në shekuj ka qenë një popull i mbetur në rrugë, për mbijetesë, e trajtuar si qenie e dorës së dytë e të tretë. Ne e kemi pasaportën edhe sot, ne lëvizim, por duhet të kthehemi përsëri, se ndryshe duhet të kërkojmë azil atje. Edhe sot rrinë e torturohen me dokumente, ja ku i keni në Greqi, pastaj me pensionet, kur do na njihen, marrëveshja etj., ndërkohë që këto i zgjidh ajo aty (rruga në BE). Nëse ne hyjmë në BE, ajo pasaportë është gjithçka, leje pune, pensioni, udhëtimi etj. Jemi një popull i barabartë me të tjerët, sy më sy me ta.
E ardhmja e Kolonjës ka nisur, numrat e tregojnë edhe turizmi e tregon. Nuk vinin dikur turistët në Kolonjë, se dukej sikur shkonin në luftë, kurse sot është kënaqësi të vish, me plane e projekte, me mundësi për turistë dhe vizitorë nga Tirana, që shtohen dita-ditës. Kemi dhe paketën e maleve. Dhe qershia mbi tortë do të jetë qendra e madhe turistike e skive midis Kolonjës dhe Korçës, e cila do sjellë një zhvillim të madh dhe të ardhura të larta, pasi do ketë shumë turistë, që edhe do konsumojnë shumë këtu. Ndaj të bëjmë çmos që më 11 maj të jemi më shumë se asnjëherë tjetër.
Siç thotë fjala e urtë e rilindësve, “Sos për mua e për ty, por për Shqipëri”. Hyrja në BE është çështje dinjiteti, por jo patjetër e tillë, pasi është zgjidhje e shumë gjërave, e jo vetëm personalisht," tha Rama.
kuvendi KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka dështuar të zgjidhet sërish në seancën e sotme. Propozimi i L&eum...
Edi Rama KOLONJË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Kolonjë me vajzat dhe gratë e këtij qyteti ditën ...
Foto ilustruese KOSOVË- Për të tretën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën për ...
Edi Rama MALIQ- Kryeministri Edi Rama po prezanton projektin e emërtuar 'Nur' me delegacionin nga Azerbajxhani për gazfikimin e Korç&...
Edi Rama MALIQ- Kryeministri Edi Rama po prezanton projektin e emërtuar 'Nur' me delegacionin nga Azerbajxhani për gazfikimin e Korç&...
Berisha DIBËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga Dibra ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Ram...
Bozdo BERAT- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Berat, Eno Bozdo përmes një deklaratë për mediat ka paraqitur&nb...
Sali Berisha DIBËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim ditën e sotme me qytetarët e Dibrës. ...
Berisha DIBËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga Dibra u shpreh se gjatë qeverisjes se kryemin...
Sali Berisha DIBËR- Krydemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim ditën e sotme në qytetin e Dibrës. Gjatë fjalimit të...