Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik
4 Qershor, 21:28
Betejë pa li...
Politike
Berisha zgjedh të besuarit! Noka Sekretar i Përgjithshëm, Boçi e Bylykbashi nënkryetarë (LISTA)
Gjatë votimit të sotëm u zyrtarizuan gjithashtu edhe sekretariatet në selinë blu. Gjatë mbledhjes po ashtu, u vendos që Nishani të shpallet "Kryetar Nderi i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike".
3 Qershor 2022, 17:19Nga I.A
Pamje nga mbledhja e sotme
TIRANË- Flamur Noka është zgjedhur si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike. Në garë me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së Arben Ristanin, Noka ka arritur që të marrë rreth 100 vota më shumë, duke u zyrtarizuar si Sekretari i ri i Përgjithshëm i PD-së.
Ndërkohë që nënkryetarë të PD-së janë zgjedhur Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi. Ata kanë arritur që të marrin më shumë vota se sa rivalët e tjerë, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj. Gjatë votimit të sotëm u zyrtarizuan gjithashtu edhe sekretariatet në selinë blu.
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike nisi sot me 1 minutë heshtje për ish-presidentin e ndjerë Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë. Gjatë mbledhjes po ashtu, u vendos që Nishani të shpallet "Kryetar Nderi i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike". Një post të ngjashëm në PD, pas vdekjes, mban edhe lideri historik, Azem Hajdari. Ndërkohë që menjëherë pas kësaj mori fjalën kreu i PD-së Sali Berisha i cili akuzoi kryeministrin Edi Rama se është vasal i Presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe se me të po thurin planë për shqiptarët.
Lista e plotë me fituesit:
Sekretar i Përgjithshëm
Flamur Noka
Nën Kryetar të PD-së
Luçiano Boçi
Oerd Bylykbashi
Organizata partnere
Megi Balliu
Për transparencën dhe luftën kundër korrupsionit
Ledina Mandia
Sekretari për të drejtat e njeriut
Bislim Ahmetaj
Sekretari për organizimin
Ervin Minarolli
Sekretari për integrimin
Edmond Spaho
Marrëdhënie me publikun
Jola Hysaj
Për të përndjekurit
Indrit Hoxha
Sekretar për diasporen dhe organizatat e partisë jashtë Shqipërisë
Lorenc Luka
Sekretar për pushtetin vendor
Ylli Asllani
Sekretar për çështjet elektorale
Ivi Kaso
Sekretar për cështjet gjyqësore të partisë
Adriana Kalaja
Lista
Sali Berisha u rikthye në krye të PD-së pas nëntë vitesh. Berisha mundi rivalin Ibsen Elezi me një diferencë të madhe votash në të gjitha qarqet. Me rikthmin e Berishës, PD-ja po ngre isntitucionet. Pak ditë më parë, zgjodhi Kryesinë e re. Nga ana tjetër, emrat e rinj të Këshillit Kombëtar u zgjodhën më 30 prill, ku nga 425 garues, u votuan 150 emra, ndërsa ajo që ra në sy është rikthimi i Rudina Hajdarit dhe anëtarësimi i djalit të deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, Glauk Olldashi. Pjesë e anëtarëve të rinj është dhe Myslim Murrizi, ndërsa drejtimin e institucionit e mori sërish Edi Paloka.