LIVE UPDATES
Politike

Në "arrest shtëpie", Berisha kërkon leje për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit 

Ata shprehen se kjo është një e drejtë dhe detyrim kushtetues për të përmbushur detyrën si ligjvënës.

16 Janar 2024, 10:56 Nga r.ll
Në "arrest shtëpie", Berisha kërkon leje për
sali berisha

TIRANË- Avokatët e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha i janë drejtuar me një kërkesë prokurorëve të SPAK, që ai të lejohet të jetë i pranishëm në seancat plenare të Kuvendit. Ata shprehen se kjo është një e drejtë dhe detyrim kushtetues për të përmbushur detyrën si ligjvënës. Kërkesa është bërë ditën e djeshme (e hënë 15 janar), ndërsa mbetet në vendimmarrjen e prokurorëve Arben Kraja e Enkeleda Millonai për të pranuar ose jo kërkesën.

Kërkesa e Plotë:

KËRKUES: Prof. Dr. Sali Berisha, i biri i Ram dhe i Shiqere, i datëlindjes 15.10.1944, lindur në Tropojë, me nr. personal E40701031R, përfaqësuar me prokurë të posaçme nga av. Genc Gjokutaj dhe av. Sokol Mëngjesi.

DREJTUAR:  Prokurorëve Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Adresa Rruga “Jordan Misja”, nr. 1, Tiranë, 1000, Shqipëri

OBJEKTI:  Lejimi i z. Sali Berisha, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, që të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në përmbushje të detyrimit që buron nga ky funksion, si person i zgjedhur nga sovrani, për të ushtruar të drejtat dhe liritë politike sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.   

BAZA LIGJORE:  Neni 110 KPrP

Të nderuar z. Prokurorë!

Me Vendimin  nr. 112, datë 20.10.2023, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masat e sigurimit të “Detyrimi për t'u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, parashikuar respektivisht nga nenet 233 dhe 234 K.Pr.Penale ndaj deputetit z. Sali Berisha.

Me Vendimin nr. 117, datë 26.10.2023, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur vijimin e masave së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, ndaj deputetit z. Sali Berisha.

Me Vendimin nr. 56, datë 21.11.2023, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka miratuar vendimet nr. 112, datë 20.10.2023 dhe  nr. 117, datë 26.10.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar përsa i përket z. Sali Berisha.

Me Vendimin nr. 520 datë 30.12.2023, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur zëvendësimin e masave të sigurimit personal “Detyrimi për t'u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” me masën shtrënguese të sigurimit personal “arrest në shtëpi”.

Për ekzekutimin e vendimit të sipërcituar është ngarkuar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Ky vendim është ekzekutuar po në datën 30.12.2023.

Për mbikëqyrjen dhe zbatimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” është caktuar Prokuria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në kushtet kur z. Sali Berisha është deputet i Kuvendit të Shqipërisë i zgjedhur nga sovrani, është e domosdoshme që të ushtrojë funksionet e tij si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Për këtë arsye duke qënë se ju jeni organ procedues, kërkojmë nga ana juaj miratimin dhe dhënien e lejes që z. Berisha në mënyrën dhe kohën që është aboslutisht e domosdoshme të shkojë, të marrë pjesë dhe të ushtrojë funksionet e tij në seancat plenare të Kuvendit të Shqipërisë, në përmbushje të të drejtave lirive politike të parashikuara nga Kushtetuta e vendit, por edhe të përmbushë detyrimet e veta kundrejt elektoratit që e ka zgjedhur.

Kërkojmë që të merret në konsideratë nga ana juaj kjo kërkesë jona legjitime dhe nëse e konsideroni të arsyeshme të përcaktoni edhe modalitet e lëvizjen së z. Berisha nga banesa në sallën e sancave plenare si dhe kohën e nevojshme për të realizuar këtë lëvizje vetëm për të marrë pjesë në sallën e sancave plenare ku zhvillon punimet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Për këto arsye kërkojmë:

· Lejimin e z. Sali Berisha, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, që të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në përmbushje të detyrimit që buron nga ky funksion, si person i zgjedhur nga sovrani, për të ushtruar të drejtat dhe liritë politike sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.   

Duke mbetur në pritje të një përgjigje të shpejtë dhe pozitive nga ana Juaj, Ju falenderoj për mirëkuptimin.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet