Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Me tensione e debate të forta është zhvilluar seanca e radhës në Komisionin e Ligjeve. Pavarësisht replikave me përfaqësuesit e opozitës, kryesisht deputeten Dhurata Çupi, maxhoranca miratoi marrëveshjen me Bankën Islamike për 56.8 milionë dollarë shtesë për aksin rrugor ‘Qukës-Qafë Plloçë’, deri në kilometrin 33.8, pjesë e korridorit rrugor Tiranë-Korçë. Çupa tha se është vjedhje të kërkosh 150 mln euro për 7 vite punë dhe më pas për vetëm 6% të rrugës së mbetur, të kërkohet 60 milionë euro. Përfaqësuesja nisi të fliste, por Çupi e ndërpreu dhe mes tyre ndërhyri kryetarja Klotilda Bushka. • Në Komision u diskutua gjithashtu për panelet diellore, në prezencën e zëvendësministrit Ilir Bejtja. Ky i fundit u përplas me deputetin e Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj. Deputeti i PD-së lexoi aktet normative të ligjit për panelet diellore dhe i tha Bejtjes që të mos e marrë me shumë humor situatën, pasi nuk është më koha e njerëzve që lahen vetëm të shtunave. Kjo replikë erdhi pasi Alibeaj vuri re se fondi për këtë ligj ishte 1 milion e 500 mijë euro dhe vetëm për 2 mijë familje. Deputeti i PD-së tha se Shqipëria ka 850 mijë familje në gjendje të vështirë ekonomike që gjithashtu u duhet ky shërbim, por që nuk kanë mundësi ekonomike. Në fund, ai lëxoi dhe një prej akteve dhe tha se ministria, përmes tij, mund të merrte fonde shtesë nga buxheti dhe mund t’i përdorte sit ë donte, duke i justifikuar si ‘shërbime shtesë për panelet diellore’. • Edhe për deputetin e PD Bledion Nallbati ky është një projekt gjysmak. Nallbati shkoj më tej duke hedhur dyshime se kjo po bëhet nga qeveria për të mbështetur ndodnjë biznesmen që sipas Nallbatit mund të ketë dushe diellore pa shitur. Ligjet miratuan edhe amendamentin për vaksinat Pfizer. Teksa po flitej për magazinimin e vaksinave anti-covid dhe gjendjen e tyre, deputeti socialist Pandeli Majko 'thumboi' opozitën duke u shprehur se atyre do tu bëhet vaksinë ruse, nisur nga debatet e fundit për finacimet e supozuara ruse në PD.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Është zhvilluar me diskutime të forta mes palëve mbledhja maratonë prej gjashtë orësh e Komisionit të Ligjive. Duke diskutuar projektligjin për ndërtimin e rrugës 'Qukës-Qafë-Plloçë' deputeti socilaist Pandeli Majko u përfshi në një debat me deputeten demokrate Dhurata Çupi ku nuk munguan as shprehejt populore nga ana e Majkos. Kështu Majko tha se nuk mund t'u kërkohet llogari përfaqësuesve të ministrisë për një gabim që është është kryher në fazat e para të projektit pasi për këtë Kuvendi mund t'i nisë një shkresë Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe të bëjë një analizë. Por nga ana tjetër Çupi tha se duhet bërë e qartë se kush është fajtori dhe si është ndjekur procedura e prokurimit.
Në këtë moment Majko duket se bie dakort me deputetn demokrate të Dibrës sa i përket një kontrolli të plotë se si është bërë menazxhimi i projektit. Nuk mungoi as batuta e deputetit të PS, i cili gjithë këtë situatë ku ndodhet sot Kuvendi në lidhje me projektin duke hequr një paralele me një histori që sipas Majkos mund të ketë ndodhur në fshatrat midis Matit dhe Dibrës ku një familjes që priste t'i vinte nusja i thonë se nusja është shattëzënë. Përgjigjen e mori nga deputetja e qarkut, e cila u shpreh se kjo histori nuk është nga ajo zonë.
Dsiktutimet:
Pandeli Majko: Projekti ka qenë në atë farë feje që rruga mund të shkonte kështu...
Dhurata Çupi: E thotë politika kështu, nuk mund ta thoni as dhe ju dhe as zëvendësministrja.
Pandeli Majko: Ne kemi ardhur këtu për të thënën se si mund ta rregullojmë situatën, ju lutem , ju lutem. Kanë ardhur për të mbrojtur një projekt. Unë nuk mund ta banalizoj muhabetin dhe të them që një specialist para regjimit popullor të pas 2013 ka bërë një gabim. Kanë arrdhur për të mbrojtur ratifikimin e një marrëveshje.
Dhurata Çupi: Kush është fajtori, cilat janë procedurat e prokurimit.
Pandeli Majko: Unë ndërhyra si relator ne fare mirë në një moment tjetër mund të thërrasim përfaqësuers të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Dhurata Çupi flet pa mikrofon, nuk dëgjohet.
Pandeli Majko: Kjo mund të jetë një çështje e mëvonshme. Zonja Çupi unë mendoj që koncepti juaj për atë që thatë lidhur me dyshimet se si është menaxhuar gjithë ndërtimi i kësaj rruge unë bashkohem me ju, parlamenti është pak a shumë në rolin e një situatë që mund të ketë ndodhur diku mes fshatrave të Matit dhe të Dibrës ku një nuse që po vinte i vjen fjala familjes që e priste që nusja ka një problem, është pak shtatëzënë.
Dhurata Çupi: Historinë që tregove të jesh i sigurt që se ke nga Dibra.
TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka votuar pro projektligjit për ndërtimin e rrugës 'Qukës-Qafë-Plloçë'. Votimi u shoqërua me debate nga kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka dhe deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi. Në fund, vetëm mazhoranca votoi pro, ndërsa Bushka tha se ky projekt mund të ishte realizuar që në vitin 2008 mirëpo opozita e la në mes.
DEBATI:
Klotilda Bushka: Këtu keqinformoni, bërtisni, kërkoni llogari vetes për gabimet që keni bërë. Mos keqinformoni
Dhurata Çupi: Ju mos vidhni..
Klotilda Bushka: Forca e zhurmuesit ndalon debatin, edhe zhurmuesi e ka kaluar cakun. Dhe të pavërtetat i besoni vetë. Dilni te qytetarët si njerëz që kërkoni llogari por asgjë nuk bëni. Opozita është kundër që të mos ndërtohet rruga për qytetarët, 12 pro, opozita kundër. Që në 2008 do e kishin gati qytetarët rrugën nëse do ishit të përgjegjshëm ju. Me 12 vota pro të maxhorancës qytetarët e Qukës Pogradec ta gëzojnë rrugën.
TIRANË- Debate në Komisionin e Ligjeve mes deputetes së Partisë Demokratike Dhurata Cucpi e përfaqësueses së Autritetit Rrugor Shqiptar për rrugën Qukës-Qafë Plloçë. Çupi u shpreh se ARRSH-ja akuzon specialistët që bëjnë projektet për çdo abuzim që u zbulohet. Çupi tha se është vjedhje të kërkosh 150 mln euro për 7 vite punë dhe më pas për vetëm 6% të rrugës së mbetur, të kërkohet 60 milionë euro. Përfaqësuesja nisi të fliste, por Çupi e ndërpreu dhe mes tyre ndërhyri kryetarja Klotilda Bushka.
Pjesë nga biseda:
Dhurata Çupi: Sot merren 58 milionë euro të tjera, gjithmonë kredi, në vitin 20112 ka filluar nga kilometric zeri në pjesën tjetër. Refuzoj atë ç’ka këtu vjen gjithmonë dhe hidhet gurë mbi projektet. Autoriteti rrugor vazhdon të jetë i njëjti, kompanitë të njëjta, sa herë kërkohen milliona euro këtu hidhen fjalët më të rënda nsaj specialistëve. Tani merren kredi e kredi pafund. Pyetja është, sa km është projekti i rrugës?
Përfaqësuesja: T’ju them për të gjithë kontekstin tuaj?
Dhurata Çupi: Sa km është rruga e plotë, sa km kaluan nga buxheti i shtetit, çfarë ndryshimi ka nga buxheti i shtetit dhe kreditë e marra nga viti 2015? Sa rrugë është bërë deri më tani? E kuptoni ku jemi, çfarë vidhni dhe çfarë abuzoni? 6% e projektit ka mbetur pa kryer dhe merret 60 mln euro shtesë. Miliona euro që shkojnë para zgjedhjes. Këtu vetëm shtohet varfëria, shtohet varfëria nga njëra anë dhe milionat që abuzoni. Mos hajdeni më të hidhni gurë për specialistët, sepse ata që ju dëgjojnë , udhemb shpiti. Mund ta keni hequr nga puna, por dinjitetin e ka ai edhe atje ku punon. Shqiptarët duhet ta merrin vesh që për 7 vite harxhihen 150 miln euro, për 6% të punës merren 60 milionë euro.
Përfaqësuesja: Me ato paratë e marra është bërë vetëm traseja. Loti 1 dhe loti 2 është financim I bankës islamike. Ky për të cilin po flasim e merr financimin nga fondi saudit, marrëveshje e lidhur në vitin 2013. Ndërtimi ka nisur në 2015. Këto janë afatet. Realizimi fizik i projektit është 70%
Dhurata Çupi: Nëse ti…ato shkojnë jek e jek…
Klotilda Bushka: Nëse s’keni interes, e ndërpresim dhe kalojmë në votim. Përfaqësuesja do kthejë përgjigjie, uleni zërin dhe dëgjoni. Ore mos bërtisni këtu, nëse nuk keni interes për të mos e dëgjoni dhe kalojmë direkt në votim. Ajo do flasë dhe do shpjegojë. Kështu me të bërtitura shkoni flisni ku të doni, jo këtu.
TIRANË- Përplasje mes deputetit të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj dhe kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka. Demokrati Alibeaj akuzoi maxhorancën se kishin përgatitur aktin normative për të gënjyer shqiptarët, duke i bërë të mendojnë se po kujdesen për të për shkak të krizës. Por, sipas Alibeajt, e vetmja gjë që po bëhet është vjedhja e findeve para zgjedhjeve. Bushka tha se këtë gjë ndodhsta do të donte ta bënte PD-ja, ndaj e mendon kështu.
Pjesë nga debati:
Enkelejd Alibeaj: Nga njëra anë bëhet propaganda politike, që ja ku është dimri, kriza dhe ne po ju mbrojmë. Nga ana tjetër, ja ku është plani i vertëtë.
Klotilda Bushka: Po na ngatërroni me veten më duket. Ju po thoni sikur do të donit ta bënit ju sepse kështu i keni bërë më parë.
Enkelejd Alibeaj: Ju nuk ju lë ende sikleti i zgjedhjeve që vijnë, kjo është një nga masat që po përgatisni për të dezinformuar votën e qytetarëve. Qytetarët do të jenë pa bukë, pa ngrohje, të vjedhur dhe të tallur. Ky është përfundimi.
TIRANË- Është shoqëruar me debate mbledhja e Komisionit të Ligjeve gjatë kohës ku po raportonte zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja në lidhje me mbështetjen që shteti do t'u japë atyre qytetarëve që do të vendosin panele diellore për ngrohjen e ujit. Për deputetin e PD Bledion Nallbati ky është një projekt gjysmak. Nallbati shkoj më tej duke hedhur dyshime se kjo po bëhet nga qeveria për të mbështetur ndodnjë biznesmen që sipas Nallbatit mund të ketë dushe diellor pa shitur. Debati zgjati edhe gjatë kohës që Bejtja po fliste duke bërë që të ndërhynte kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka, e cila i tërhoqi vëmenjen deputetit demokrat se e bërtitura nuk e nderon aspak si dhe kërkoi që të fikte mikrofonin.
Disktutimet:
Bledion Nallbati: Sa i përket transparencës unë nuk kam dyshim fare, unë kam një pyetje vetëm. Ju thoni se ne do të subvencionojmë familjet shqiptare për ngrohjen e ujit. Pse nuk i mbështesni qytetarët për vendosjen e parqeve fotovolkaike që mos ta përdorin vetëm për ngrohjen e ujit por ta përdorin edhe për ndriçimin, ftohjen dhe në këtë mënyrë ne ulim kostot për ngrohjen e ujit dhe më tepër. Pse bëni gjëra gjysmake. Çfarë vlere ka kjo. Kur e merrni përsipër të ndërtoni një politikë të tillë. Pse nuk bëni atë që bën gjithë bota, se mos na kanë mbetur disa dushe diellor pa shitur diku, se mos dalim atje në fund. Gjithë bota incetivon kursimin e energjisë. Po në verë me çfarë do të ftohen njerëzit se ato janë vetëm për ngrohjen e ujit.
Ilir Bejtja: Me 100 metra katrorë çati mund të instalosh jo më shumë se 1 kilovat, nuk e merr dielli panelin nga mraba e mertr nga para. Janë dy masa të ndryshme.
Bledion Nallbati flet pa mikrofon, nuk dëgjohet.
Ilir Bejtja: Qytetarët e marrin diellin pa para dhe na kursejnë neve. Ne kursejmë atë që ata kursejnë nga energjia e diellit për ngrohjen. Askush nuk është i ndaluar. Unë po flas drejtëpërdrejtë. Unë nuk ka folur për atë që thatë ju. Unëe nuk jam profesor historie.
Klotilda Bushka: Fikeni pak mikrofonin zoti Bejtja dhe të tjerët.
Bledion Nallbati flet pa mikrofon.
Klotilda Bushka: Pse bërtet, nuk të nderon kjo sjellje.
Ilir Bejtja: Ishe ironik dhe unë nuk thashë gjë.
Enkelejd Alibeaj: Kur jemi në një situatë që njerëzit po flasin për bukën e gojës të flasësh për parqe fotovolkaike sikur nuk bën sens. Dimri i ftoh të gjithë njësoj a ka ndonjë shifer qeveria për ata që kanë ftohtë, sa është ky fond.
TIRANË- Është shoqëruar me diskutime dhe të qeshura mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve ku po raporton zëvëndësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në lidhje me vaksinimin e popullsisë dhe blerjen e vaksinave të reja Pfizer dhe gjendja e stokut që ndodhet në magazinë aktualisht. Teksa po flitej për magazinimin e vaksinave anti-covid dhe gjendjen e tyre, deputeti socialist Pandeli Majko 'thumboi' opozitën duke iu drejtuar se atyre do t'u bëhet vaksinë ruse, nisur nga debatet e fundit për finacimet e supozuara ruse në PD.
DISKUTIMET:
Dhurata Çupi: Dhe 13% që nuk janë bërë janë e mira publike që mund të shkojnë në fushën e shëndetësisë.
Mira Rakacolli: Komiteti i Ekspertëve e ndjek me vëmendje situatën, nuk mund të parashikohet asgjë dhe çdo gjë që kemi bërë e kemi bërë në përputhje me bazën financiare. Nuk parashikohet diçka tjetër. Kjo kontratë është bërë me kompaninë Pffizer, mendojmë që kjo do të jetë një dozë e mjaftueshme nëse do të jemi në këto trende. Duke qenë se na duhet të bëjmë një blerje në nëntor po ta bëjmë me ligj të posaçëmnuk na del koha prandaj kërkojmë që të kalojë me akt normativ.
Enkelejd Alibeaj: Është mirë që të sensibilozohet publiku por në fillim duhet të sensibilozohen deputetët nga qeveria. Janë pyetje të thjeshta për të sensibilizura publikun. Sa është sasia e dozave të aplikuara deri në tetor 2022? Sa është numri i dozave të blera dhe sa janë marrë në dorëzim? Sa është numri i dozave të marra në dorëzim duke përfshirë edhe kompani të tjera? Sa është numri i dozave të vaksinave që Shqipëria ka përfituar jo me blerje por të dhuruara deri në tetor 2022? Sa është numri i dozave të mbetura që Shqipëria do të marrë nga këtop foNDE? Sa është numri i vaksinave në stokun e magazinave? Sa është numri i popullatës sipas grupmoshave që kanë marrë një doza, dy doza apo dhe dozën buster? A do të kontraktojë qeveria marrjen e vaksinave të tjera nga kopmani të tjera në vitin 2023?
Mira Rakacolli: Sa i përket pyetjes së parë është 2 milion e 900 mijë. Nuk ka anje kontatët me kompani tjetër. Ne patjetër që I kemi këto të ndara por momentin unë I kam këtu por më vonë do t’ua vë në dispozicion. Kapacitet janë rritur dhe nuk ka asnjë mundësi që vaksinat të skadojnë për shkak të mosruajtjes
Pandeli Majko: Vaksinë ruse në depo keni?
Mira Rakacolli: Jo janë ezauruar.
Pandeli Majko: Juve të opozitës vaksina ruse do të ju bëjmë, rini rehat.
Deputetët qeshin./Dosja.al