LIVE UPDATES
Politike

"Meta politikani i dytë i rëndësishëm që sulmon SPAK", VOA: SHBA dhe BE në krah të Altin Dumanit

Një ditë më parë, Këshilli i Lartë të Prokurorisë, KLP, reagoi përmes një deklarate, duke shprehur shqetësim për “deklaratat e subjekteve të veçanta në mediat audio vizive dhe ato elektronike, lidhur me prokurorët e Prokurorisë së Posaçme pranë (SPAK) dhe kreut të saj”.

17 Prill 2024, 22:19 Nga r.ll
"Meta politikani i dytë i rëndësishëm që sulmon
ilir meta

TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë dhe Delegacioni i Bashkimit europian, si dhe ambasada britanike, i dolën të mërkurën në krah Prokurorisë së Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e drejtuesit të saj Altin Dumani, pas sulmeve të përsëritura kundër tyre, ditët e fundit, nga ish presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Edhe sot gjatë një konference për shtyp, zoti Meta e akuzoi zotin Dumani si “zëdhënës politik të partisë së Rilindjes”, dhe se sipas tij hapi çështjen “ÇEZ-DIA në dhjetor 2019 me urdhër të Edi Ramës dhe McGonigal-it. Dhe në kulmin e luftës, për të mbrojtur Kushtetutën dhe Gjykatën Kushtetuese”. Po ashtu sipas zotit Meta, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme po bën përpjekje për ta arrestuar atë, “po Ilir Meta nga burgu, do ta shpërbëjë atë celulë kriminale që është atje”, deklaroi kryetari i Partisë së Lirisë, ndërsa përdori një fjalor ofendues ndaj zotit Dumani.

Pothuajse më të njejtat tone të ashpra e kërcënuese, dhe epitete fyese, ai kishte folur dhe një ditë më parë. Zoti Meta bëhet kështu politikani i dytë i rëndësishëm që sulmon Prokurorinë e Posaçme, e cila prej një kohe të gjatë është në shënjestër të akuzave dhe të ish kryeministrit Sali Berisha, i gjendur në arrest shtëpie që prej muajit dhjetor. Zoti Berisha është nën hetim, nën dyshimet për korrupsion, për procedurat e ndjekura për privatizimin e ish klubit sportive Partizani.

Një ditë më parë, Këshilli i Lartë të Prokurorisë, KLP, reagoi përmes një deklarate, duke shprehur shqetësim për “deklaratat e subjekteve të veçanta në mediat audio vizive dhe ato elektronike, lidhur me prokurorët e Prokurorisë së Posaçme pranë (SPAK) dhe kreut të saj”.

Duke ofruar “mbështetje pa rezerva për veprimtarinë ligjore të çdo prokurori”, KLP “dënon çdo gjuhë urrejtje, shprehje, veprim fyes dhe intimidues që synon të denigrojë në mënyrë të padrejtë figurën e prokurorëve apo të ushtrojë presion ndaj tyre, duke i bërë thirrje gjithkujt të mos cenojë në asnjë mënyrë punën profesionale të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme”.

Deklarata e Këshillit të Lartë të Prokurorisë u mbështet të mërkurën nga ambasada amerikane në Tiranë e cila theksonte më tej se “do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë. SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t'i japin fund pandëshkueshmërisë”.

Edhe Delegacioni i Bashkimit europian, ndërsa flet për “deklarata të papranueshme” shprehet se “BE, qëndron pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” duke nënvizuar se “sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci”.

Në të njejtën linjë edhe ambasadori britanik Alastair King-Smith, i cili sjell në vëmendje, përmes një deklarate në rrjetet sociale se ka "ripërsëritur mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për SPAK-un dhe përpjekjet e tyre jetike për të përmirësuar llogaridhënien dhe për t'i dhënë fund mosndëshkimit, në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë”./VOA

ilir meta altin dumani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet