13 Nëntor 2025, 15:43
Nga M.L
Rama, Meloni
ITALI- Pas Giorgia Melonit, edhe kryeministri Edi Rama e cilësoi si historike ditën e nënshkrimit të 16 marrëveshjeve dhe memorandumeve mes dy qeverive. Gjatë konferencës së përbashkët, Rama theksoi se për herë të parë qeveria italiane u ul me atë shqiptare për të diskutuar për një të ardhme të përbashkët.
Ai vuri në dukje gjithashtu rolin e ministrit të Jashtëm italian, Antonio Tajani, falë të cilit ka nisur puna për Korridorin 8.
"Sot për ne është një ditë historike. Sa herë që unë shkoj në NATO dëgjoj të flitet për ditë historike, por historike është kjo këtu sot. Për herë të parë qeveria shqiptare ulet me qeverinë italiane për të folur për një të ardhme të përbashkët. Përveçse të flas, edhe për të bërë një bilanc të gjërave që janë bërë dhe për të firmosur marrëdhënie konkrete. Nuk kam pasur kurrë asnjë dyshim mbi qëllimet e mira, mbi dashurinë dhe dëshirën për të bërë nga ana e qeverisë së Italisë, me këtë qeveri është edhe dëshira e të bërit. Jo vetëm motra e madhe e Italisë është motra ime, por edhe ministrat e saj ishin me ne shumë të gatshëm për të na ndihmuar.
Shpresoj që të mos keqkuptohet dhe të mos merret për keq kur them, falë angazhimit vëllazëror të ministrit të Mbrojtjes së Italisë jemi në gjendje sot të projektojmë në disa drejtime konkretisht për të fuqizuar aftësitë tona të mbrojtës por edhe aftësitë mbrojtëse të përbashkëta. Do doja të bëja falënderim për ministrin Tajani, ka qenë gjithmonë një mik i Shqipërisë. Po na mbështet në aspektin ekonomik dhe sa u takon projekteve të përbashkëta. Korridori 8 që është strategjik, më në fund ka nisur me një ritëm të përshpejtuar. Kjo është meritë e tij që uli përreth një tryeze të gjithë aktorët dhe po e ndjek këtë personalisht. Falë kësaj qeverie dhe kujdesit të veçantë të Melonit, të gjithë Shqiptarët që kanë punuar në Itali, kanë të drejtën e pensionit” u shpreh Rama./ Dosja.al
rama konference me melonin
Politike
13 Nëntor 2025, 15:36
E. D
Edi Rama
ITALI- Kryeministri Edi Rama deklaroi se sot kanë diskutuar me Kryeministren italiane, Giorgia Melonin për të ardhmen e p&eum...
Politike
13 Nëntor 2025, 15:34
M.L
Girogia Meloni
ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, njoftoi sot një takim të ri për nisjen e punimeve të një forumi...
Politike
13 Nëntor 2025, 15:31
E. D
Giorgia Meloni
ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni theksoi gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Ram...
Politike
13 Nëntor 2025, 15:23
M.L
Rama, Meloni
ROMA- Media italiane “24ore” ka publikuar një artikull mbi samitin e parë ndërqeveritar Itali-Shqipëri, që...
Politike
13 Nëntor 2025, 15:29
E. D
Giorgia Meloni
ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se Italia e Shqipëria edhe në arenat ndërkombëtarë kan&...
Politike
13 Nëntor 2025, 15:25
E. D
Giorgia Meloni
ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë i kanë rr&eum...
Politike
13 Nëntor 2025, 15:13
E. D
pamje nga vendngjarja
ITALI- Në mbledhjen e dy qeverive Shqipëri-Itali u firmosen 16 marrëveshje dhe memorandume. Marrëveshjet e n&eum...
Politike
13 Nëntor 2025, 14:15
M.L
Albin Kurti
Kriza institucionale vazhdon, mes partive mungon besimi për t’u afruar për një zgjidhje politike. Si do të dilet nga ...
Politike
13 Nëntor 2025, 14:13
I.A
Aulon Kalaja
TIRANË- Gjykata e Posaçme i ka dhënë të drejtë Aulon Kalasë në lidhje me pretendimin për m...
Politike
13 Nëntor 2025, 14:06
M.L
Vengu, Crosetto
ITALI- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, së bashku me homologun italian, Guido Crosetto, nënshkruan një marrëves...