"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën, Rama: Janë martesa të vjetra, nuk presim bum investimesh
Po ashtu ai theksoi se me Kinën, vendi ynë ka marrëdhënie më miqësore se sa me Rusinë, por shtoi se nuk pret bum investimesh nga asnjë prej këtyre shteteve.
11 Korrik 2023, 17:55Nga I.A
Edi Rama
LITUANI- Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me marrëdhëniet që ka vendi ynë me Rusinë dhe me Kinën. Gjatë samitit të NATO-së në Lituani, Rama ka kujtuar kohën e diktaturës në Shqipëri, por ka theksuar se këto janë martesa të vjetëra. Po ashtu ai theksoi se me Kinën, vendi ynë ka marrëdhënie më miqësore se sa me Rusinë, por shtoi se nuk pret bum investimesh nga asnjë prej këtyre shteteve.
"Ne nuk i kemi këto probleme sepse ne e patëm Kinën dhe Rusinë kur të gjithë të tjerët vendosën ti lëshonin ato. Ne u bashkuam me Stalinin dhe më pas me Kinën duke e konsideruar zotin të paligjshëm dhe shkatërruam mbi 200 objekte fetare. Si Rusia dhe Kina janë martesa të vjetëra të cilave ne nuk do të donim t’iu kthehshim. Me Kinën ne jemi ndryshe sepse kemi marrëdhënie miqësore, pro nuk është vendi ku Kina ka ndërhyrë kaq shumë me investime dhe nuk presim bum investimesh kineze të të them të drejtën. Me këtë, them se i thash të gjitha," tha Rama.